POLITIKE

Çështja 'Balluku'/ Eksperti ligjor zbardh skenarin e PS pas kërkesës së SPAK për heqjen e imunitetit

Piranjat Përditësimi i fundit 17 December 2025, 18:40
Çështja 'Balluku'/ Eksperti ligjor zbardh skenarin e PS

Këshilltari ligjor i Partisë Demokratike, Franc Nuri, deklaroi në ‘Task Forcë’ në Syri TV se shqyrtimi në Kuvend i kërkesës së SPAK për ndryshimin e masës së sigurisë ndaj zv/kryeministres Belinda Balluku rrezikon të zvarritet nga mazhoranca.

Sipas tij, argumentet e përdorura për mungesë informacioni janë artificiale, ndërsa Komisioni i Rregullores, Mandateve dhe Imuniteteve është shndërruar ndër vite nga shumica socialiste në një “sallë gjyqi”, ku në vend të trajtimit formal të kërkesës, vihen në diskutim provat e Prokurorisë së Posaçme.

Franc Nuri: Nga opozita dhe pesë nga mazhoranca pjesë e Këshillit të Rregullores, Mandateve dhe Imuniteteve, janë, janë deputetë me eksperiencë, e para e punës dhe e dyta duhet të jenë normalisht të certifikuar për të trajtuar informacione të tilla. Thënë këtë, unë e shoh si një artific këtë gjetje, sepse është bazuar tek fakti se informacioni mund të jetë edhe në formë USB-je.

Pra, ajo USB që është vënë në dispozicion nga Prokuroria e Posaçme, nga SPAK-u, thuhet se qenka në kasafortë të administratës së Kuvendit dhe nuk dihet ende se në ç'moment do t'i bëhet me dije atyre deputetëve të cilët janë pjesë e këtij komisioni, të cilët do të marrin më pas, do të shqyrtojnë kërkesën e paraqitur nga SPAK-u për ndryshimin e masës dhe kalimin në arrest me, në arrest shtëpie.

Unë mendoj se në datën 19, nisur edhe nga eksperienca që kjo mazhorancë ka tashmë me shumë ministra dhe ish-ministra apo ish-deputetë që janë kërkuar nga drejtësia e tjerë e tjerë, nisur që nga rasti Tahiri, dhe ndryshimet që kanë pësuar rregullorja e Kuvendit pikërisht për raste të ngjashme, unë mendoj se skenari do të jetë që të zvarritet sa më shumë procedura, të merret kohë nga mazhoranca për të kërkuar prova, për t'u njohur me provat, do të bëjnë oponencën e tyre, mendoj unë.

Kështu që ky proces do të zgjasë. Nuk mendoj, sinqerisht, është mendimi im personal, nuk mendoj se procesi do të mbyllet të premten. Aty do të jetë vetëm fillimi i një ndoshta sage të tjerë, tjetër juridike dhe meqenëse u fol edhe pak më herët për masterat, këtu do të duhet që aty pastaj do të ketë nevojë për master tjetër shkencor në drejtësi, sepse mendoj që do të ketë debate të mëdha përderisa ai, domethënë komision apo ai këshill i Rregullores, Mandateve dhe Imuniteteve, është transformuar vitet e fundit nga mazhoranca socialiste si një sallë gjyqi.

Si një sallë gjyqi ku nuk i bëhet gjyqi personit që kërkohet nga drejtësia, deputetit apo zyrtarit të lartë në rastin konkret zonjës Balluku, por mendoj aty ka për t'u bërë gjyqi ndaj kërkesës së Prokurorisë dhe do të duhet që të jetë SPAK-u ai që të përballet pastaj me mazhorancën

Normalisht, normalisht një kërkesë e tillë është vetëm formalitet. Duhet të ishte një formalitet për Kuvendin. Kuvendi duhet të shqyrtojë vetëm anën formale. Pra, a ka ardhur kjo kërkesë nga SPAK-u? A është zonja deputete? A plotëson kriteret ligjore në anën formale? Por, nëse ju kujtohen dhe herët e shkuara, kanë shkuar përtej kësaj deputetët e mazhorancës, kanë ndërhyrë në thelbin e provave, kanë peshuar provat për të parë a ishin të mjaftueshme apo jo. Pra i kanë hyrë meritës së çështjes, gjë që nuk lejohet normalisht. Por unë këtë skenar parashikoj.

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

Me buzëqeshje e revoltë: Gen Z po e dridh pushtetin e Ramës!

Pa numër identifikimi e me shpërblim në xhep: Policët fshihen nga kamera e Piranjave!

Krah për krah për humanizëm: Aktivistët shpëtojnë jetë e mjekojnë uniformat blu!

Studentët kanë të drejtë!

Arroganca e pushtetit përballë krizës: Studentët i thonë "JO" Edi Ramës!

Pedagogët braktisin auditoret e bashkohen me studentët: Ultimatumi për grevë urie!

Trupi i fëmijës është i shenjtë.

Shoqërime masive e presion në shesh: Ish-policët denoncojnë skandalin e uniformave blu!

"Po t'i thyhej këmba fëmijës tuaj?": Piranjat "gozhdojnë" deputetët!

20-vjeçari rrëfen tmerrin që ndodh pas atyre dyerve.

Hiqe atë gur nga dora!

Si parashikoi Rama 13 vite më parë atë që po bën sot?

Gen Z/ Zëri i revoltës që po dridh pushtetin.

Ju lutem kujdes me veprimet, mos e provokoni policinë! ????

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?