Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
VIDEO-Skandali/ Policia shoqëron gazetarin holandez që denoncoi 'Albania Files'. Aktivistes që i filmoi i h... Eisenkoti merr mandatin, Netanyahu kërkon qeveri të unitetit kombëtar/ Prapaskenat e negociatave në Izrael ... Afera 21 milionë euro/ Si po i shet “Ayen” në treg kilovatët që i takojnë shtetit Berisha: Përshëndes ata mijëra studentë dhe qytetarë që sot groposën në koshat e plehrave të Tiranës, dekre... Bashkia e Durrësit “shpik” një metodë të re për ngarkimin e mbeturinave nga kazanët Sherr tek Doganat/ Kush po tenton ta fshijë gjobën 5.1 mln euro të Salillarit Shpërndahen protestuesit nga bulevardi, pas ujit me presion nisin shoqërimet nga policia Rinia dhe qytetarët në këmbë kundër Ramës/ “Blindohet” Bulevardi, furgona policie qëndrojnë gati kundër pro... DOKUMENTI/ SPAK regjistron kallëzim penal për “Albanian Files” të Ramës, nis hetimi për resortet luksoze... Tensione para Kryeministrisë/ Protestuesit shkulin gurët e trotuarit dhe i hedhin drejt policisë Gjakftohtë/ Jetoi prej vitesh në Greqi si ‘fantazmë’, si u zbulua shqiptari i akuzuar për katër vrasje ... Zhdukja e përkthyeses kineze me pasaportë shqiptare/ Nga kasaforta me 100 mijë euro te hetimet në Shqipëri,...
POLITIKE

Eurodeputeti gjerman e thotë në shqip: Shqipëria nuk është në shitje

P
Piranjat16 June 2026, 22:08 · 3 min lexim
Eurodeputeti gjerman e thotë në shqip: Shqipëria nuk

Eurodeputeti gjerman Sebastian Everding, njëkohësisht zëvendëskryetar i Delegacionit BE–Shqipëri gjatë fjalës së tij në Parlamentin Europian, ka shprehur mbështetjen për protestat në mbrojtje të Lagunës së Nartës. Ai theksoi se mijëra qytetarë shqiptarë po ngrejnë zërin për të mbrojtur një nga zonat ligatinore më të rëndësishme të Mesdheut, habitat i flamingove dhe shumë specieve të rralla.

Everding theksoi se protesta për Nartën përfaqëson kërkesën e qytetarëve për transparencë, mbrojtje të mjedisit dhe një zhvillim që nuk favorizon vetëm interesa të ngushta ekonomike. Ai nënvizoi se kur korrupsioni ndikon në vendimmarrjet politike, vihet në rrezik jo vetëm natyra, por edhe demokracia dhe shteti i së drejtës.

Sipas tij, shkatërrimi i mjedisit, tolerimi i korrupsionit dhe shpërfillja e interesave të qytetarëve dëmtojnë besimin e publikut në rrugën europiane të Shqipërisë. Everding tha ndër të tjera se Europa përfaqëson vlerat e shtetit ligjor dhe se qytetarët shqiptarë meritojnë një të ardhme të ndërtuar mbi lirinë, demokracinë dhe ruajtjen e pasurive natyrore. 

"Shqipëria nuk është në shitje. Mijëra njerëz dalin çdo ditë në rrugë për të mbrojtur lagunën e Nartës. Ata luftojnë për një nga zonat më të rëndësishme ligatinore në të gjithë Mesdheun. Atdheu i mijërave flamingove dhe shumë llojeve të tjera të rralla të kafshëve. E ashtëquajtuara revolucion i flamingove është shumë më tepër se sa një lëvizje mjedisore.

Ajo është protestë e njerëzve që nuk duan më të pranojnë që natyra e çmuar të sakrifikohet për projekte ekonomike.

Popullsia shqiptare është e guximshme. Ajo ngre zërin për transparencë, për mbrojtjen e mjedisit dhe të ardhmes që nuk caktohet vetëm nga pak pak përfitues.

Duhet ta themi qartë se aty ku korrupsioni ndikon vendimmarrjet politike, demokracia shteti ligjor dhe mbrojtja e natyrës bien njësoj nën presion. Kush shkatërron natyrën, tolereon korrupsionin  dhe shpërfill interesat e popullit, rrezikon kështu dhe besimin në një rrugë europiane të Shqipërisë Europa përfaqëson shtetin e së drejtës", tha ai.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

POLITIKE

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.