Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Landfilli i Bushatit/ 13 punonjës në listëpagesa, por jo në vendin e punës Horoskopi, 7 nëntor/ Zbuloni çfarë parashikojnë yjet për secilën shenjë Kthjellime dhe vranësira kalimtare/ Moti për ditën e sotme Lule, premtime dhe dhunë/ Historia e Anxhelës, nga dashuria te medikamentet në pije Kush na e uli kokën Fabrika në Shkodër hedh 50 punonjës në rrugë! Pronari italian nuk hap telefonin 7 mijë dollarë borxh me noter, mikesha zhduket dhe i bën bllok pogradecarit Skaneri final i dyshes Rama-Veliaj Landfilli i Bushatit: Administratë fantazmë që ha taksat e qytetarëve E rëndë/ Djali qëllon prindërit në Manzë të Durrësit! “U shtang” pas ndalimit nga policia, 22-vjeçari shqiptar kapet me 6 kg kokainë. Ja si e kishte fshehur bren... “Rama jep dorëheqjen”/ Nis grumbullimi i protestuesve para Kryeministrisë
POLITIKE

Eurodeputetja franceze vjen në Tiranë në mbështetje të protestave, takohet me Koçekun: Natyra nuk negocion me vendimet e gabuara

P
Piranjat13 July 2026, 19:49 · 2 min lexim
Eurodeputetja franceze vjen në Tiranë në mbështetje të

TIRANË- Deputetja e pavarur Marjana Koçeku, ka zhvilluar një takim me eurodeputeten franceze dhe aktivisten për mbrojtjen e mjedisit dhe çështjet sociale, Emma Fourreau, e cila ndodhet në Tiranë për të mbështetur protestën.

Me anë të një postimi në Facebook, Koçeku theksoi se gjatë takimit është diskutuar për çështjet e mjedisit dhe rëndësinë e angazhimit qytetar e politik në mbrojtje të natyrës.

Deputetja e pavarur shprehet në postimin e saj se mbrojtja e natyrës nuk është pengesë për zhvillimin, por një tregues i përgjegjësisë së një shteti ndaj qytetarëve të tij dhe ndaj Europës ku Shqipëria synon të integrohet.

Reagimi i Marjana Koçekut:

Me eurodeputeten franceze dhe aktivisten për mbrojtjen e mjedisit dhe çështjeve sociale, Emma Fourreau, e cila erdhi në Tiranë për me e mbështetë protestën. Folëm për çështjen e mjedisit dhe për randësinë e angazhimit qytetar dhe politik në mbrojtje të natyrës. Mjedisi nuk njeh parti. Natyra nuk negocion me vendime të gabueme. Ajo ose mbrohet ose humbet. Mbrojtja e natyrës nuk asht pengesë për zhvillimin.

Asht prova ma e madhe e përgjegjësisë së nji shteti ndaj qytetarëve të vet dhe ndaj Europës që synon me iu bashku politikisht.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

POLITIKE

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.