Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Nuk e lejuan të bënte grafi për këmbën e thyer, rëndohet situata shëndetësore e Veliajt Aksident në autostradën Rrogozhinë-Lushnjë, furgoni përplaset me dy automjete Fëmijët e një kopshti në Vlorë përfundojnë në pediatri, dyshohet se janë helmuar, deri më tani 7 raste në s... Landfilli i Bushatit/ 13 punonjës në listëpagesa, por jo në vendin e punës Horoskopi, 7 nëntor/ Zbuloni çfarë parashikojnë yjet për secilën shenjë Kthjellime dhe vranësira kalimtare/ Moti për ditën e sotme Lule, premtime dhe dhunë/ Historia e Anxhelës, nga dashuria te medikamentet në pije Kush na e uli kokën Fabrika në Shkodër hedh 50 punonjës në rrugë! Pronari italian nuk hap telefonin 7 mijë dollarë borxh me noter, mikesha zhduket dhe i bën bllok pogradecarit Skaneri final i dyshes Rama-Veliaj Landfilli i Bushatit: Administratë fantazmë që ha taksat e qytetarëve
POLITIKE

Eurodeputetja italiane: Anëtarësimin e Shqipërisë në BE nuk po e kërcënojnë protestat, por hapat që po bëhen

P
Piranjat 9 July 2026, 17:19 · 2 min lexim
Eurodeputetja italiane: Anëtarësimin e Shqipërisë në BE

STRASBURG- Protestat masive, përmes së cilave është kërkuar dorëheqja e kryeministrit Edi Rama, ndryshimet në ligjin për zonat e mbrojtura dhe problemet me korrupsionin ishin disa nga çështjet më të diskutuara në Strasburg. 

Gjatë mbledhjes së Komitetit Parlamentar për Stabilizim-Asociim Shqipëri–Bashkimi Europian, eurodeputetja italiane Christina Guarda kritikoi sërish qeverinë. Gjatë fjalës së saj, eurodeputetja tha se nuk janë protestat e qytetarëve ata të cilat po e kërcënojnë integrimin e vendit në BE, por hapa pas që po bëhen.

Guarda, e cila pak ditë më parë vizitoi Shqipërinë dhe inspektoi edhe zonën e Zvërnecit, tha se ka parë rrethime dhe gardhe ku nuk lejojnë njerëzit të kalojnë. Eurodeputetja italiane e cilësoi këtë si një situatë të vështirë për tu kapërdirë. 

“Kemi dëgjuar nga ministri që nuk është dhënë një leje ndërtimi. Kemi parë që janë bërë rrethime, gardhe që nuk lejojnë njerëzit të kalojnë dhe kemi identifikuar makina, që shërbejnë për të kryer ndërtime në zonën e mbrojtur. Kur shkuam atje, diskutuam me ministrin dhe ai dukej sikur nuk ishte në dijeni të kësaj situate. Dhe tha që kjo ndoshta ishte bërë për përgatitjen e testeve që nevojiteshin, për të bërë vlerësimin mjedisor dhe vlerësimin e projektit.

Nëse nuk jepet leje për të kryer një testim të caktuar, ne kemi aplikime dhe zona të caktuara. Nuk është e nevojshme që të bëhet gardhi. Ai na tha që ne nuk jemi pjesë e BE-së akoma. Kjo ishte e vështirë për ta kapërdirë. Komisioni ka thënë që duhet të tërhiqeni nga këto ndryshime. Kemi parë deklarata që protesta po kërcënojnë anëtarësimin e Shqipërisë në BE, por nuk janë protestat që po e kërcënojnë, por hapa pas që po bëhen”, tha ajo.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

POLITIKE

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.