Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
VIDEO-Skandali/ Policia shoqëron gazetarin holandez që denoncoi 'Albania Files'. Aktivistes që i filmoi i h... Eisenkoti merr mandatin, Netanyahu kërkon qeveri të unitetit kombëtar/ Prapaskenat e negociatave në Izrael ... Afera 21 milionë euro/ Si po i shet “Ayen” në treg kilovatët që i takojnë shtetit Berisha: Përshëndes ata mijëra studentë dhe qytetarë që sot groposën në koshat e plehrave të Tiranës, dekre... Bashkia e Durrësit “shpik” një metodë të re për ngarkimin e mbeturinave nga kazanët Sherr tek Doganat/ Kush po tenton ta fshijë gjobën 5.1 mln euro të Salillarit Shpërndahen protestuesit nga bulevardi, pas ujit me presion nisin shoqërimet nga policia Rinia dhe qytetarët në këmbë kundër Ramës/ “Blindohet” Bulevardi, furgona policie qëndrojnë gati kundër pro... DOKUMENTI/ SPAK regjistron kallëzim penal për “Albanian Files” të Ramës, nis hetimi për resortet luksoze... Tensione para Kryeministrisë/ Protestuesit shkulin gurët e trotuarit dhe i hedhin drejt policisë Gjakftohtë/ Jetoi prej vitesh në Greqi si ‘fantazmë’, si u zbulua shqiptari i akuzuar për katër vrasje ... Zhdukja e përkthyeses kineze me pasaportë shqiptare/ Nga kasaforta me 100 mijë euro te hetimet në Shqipëri,...
POLITIKE

Eurodeputetja nxjerr ‘blof’ kryeministrin: Rama flet të kundërtën e asaj që miratuam. Jemi kundër ndërtimeve në zonat e mbrojtura

P
Piranjat19 June 2026, 08:29 · 3 min lexim
Eurodeputetja nxjerr ‘blof’ kryeministrin: Rama flet të

Eurodeputetja italiane, Cristina Guarda ka reaguar në lidhje me atë çka po ndodh në Shqipëri, ku qytetarët janë ngritur në protestë duke kërkuar largimin e kryeministrit Rama.

Përmes një postimi në rrjetin social Instagrami, Guarda tha se amendamenti për zonën e Vjosës-Nartës ku kërkohet ndalimi i ndërtimeve u miratua me shumicë, por kryeministri Edi Rama nuk e priti aspak mirë.

Guarda tha se Shqipëria ka shumë sfida përpara që lidhen me lirinë e shtypit, korrupsionin, presionet mbi drejtësinë, të drejtat e minoriteteve dhe  mbrojtjen e mjedisit. Po ashtu ajo thekson se kryeministri Rama duhet të dëgjojë kërkesat e protestuesve

“Kryeministri Rama diskutoi amendamentin në një postim në Facebook, duke thënë se Parlamenti Europian, me një votim të minutës së fundit, ndau “faktet” nga “tymi” në lidhje me protestat për zonën e mbrojtur të Vjosës-Nartës. Është për të ardhur keq që po themi pikërisht të kundërtën”, shprehet eurodeputetja.

Neni ynë për zonën e Vjosë-Nartës u miratua me shumicë të madhe, por Kryeministri shqiptar Edi Rama nuk e priti aspak mirë. Si të Gjelbër kemi zgjedhur të marrim një qëndrim të qartë kundër veprimeve në një nga zonat më të ndjeshme të Shqipërisë, rezultat i një modeli turizmi dhe zhvillimi eksploatues që injoron alarmet e komunitetit shkencor dhe kërkesat e shoqërisë civile, duke privilegjuar interesat ekonomike të pakëve.

Në raportin vjetor për Shqipërinë që kemi votuar dje në Strasburg, njohëm hapa përpara dhe një afërsi gjithnjë e më të madhe mes Shqipërisë dhe Europës, por nuk mjafton. Ka ende shumë aspekte ku duhet të punojmë në mënyrë të integruar, dhe protestat paqësore të këtyre ditëve hedhin dritë mbi to sepse na tregojnë një vend ku njerëzit angazhohen për të mirën e përbashkët, tejkalojnë interesat private dhe bashkohen për demokracinë, për të zgjedhur së bashku për fatin e territorit të tyre, që është një projekt politik. 

Liria e shtypit, korrupsioni, presionet mbi gjyqësorin, të drejtat e minoriteteve dhe sot edhe mbrojtja e mjedisit: sfidat janë ende shumë. Ne kërkojmë një moratorium të menjëhershëm për autorizimet e reja, kantieret dhe projektet deri sa të ketë mbrojtje të zonave të mbrojtura. Ta ndalojmë këtë model, të dëgjojmë kërkesat e atyre që dalin në shesh.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

POLITIKE

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.