Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Nuk e lejuan të bënte grafi për këmbën e thyer, rëndohet situata shëndetësore e Veliajt Aksident në autostradën Rrogozhinë-Lushnjë, furgoni përplaset me dy automjete Fëmijët e një kopshti në Vlorë përfundojnë në pediatri, dyshohet se janë helmuar, deri më tani 7 raste në s... Landfilli i Bushatit/ 13 punonjës në listëpagesa, por jo në vendin e punës Horoskopi, 7 nëntor/ Zbuloni çfarë parashikojnë yjet për secilën shenjë Kthjellime dhe vranësira kalimtare/ Moti për ditën e sotme Lule, premtime dhe dhunë/ Historia e Anxhelës, nga dashuria te medikamentet në pije Kush na e uli kokën Fabrika në Shkodër hedh 50 punonjës në rrugë! Pronari italian nuk hap telefonin 7 mijë dollarë borxh me noter, mikesha zhduket dhe i bën bllok pogradecarit Skaneri final i dyshes Rama-Veliaj Landfilli i Bushatit: Administratë fantazmë që ha taksat e qytetarëve
POLITIKE

“Europa nuk pranon ligje vetëm në letër dhe as një integrim fasadë”/ Anëtarët e opozitës në deklaratë: Eurodeputetët mbështetën me votë 35 amendamentet tona

P
Piranjat 9 July 2026, 14:10 · 3 min lexim
“Europa nuk pranon ligje vetëm në letër dhe as një

Eurodeputetët kanë mbështetur qëndrimet e opozitës në Komitetin e Stabilizim-Asociimit në Parlamentin Europian, të pasqyruara përmes 35 amendamenteve konkrete.
Sipas opozitës, kjo mbështetje përbën një sinjal të qartë se procesi i integrimit europian të Shqipërisë duhet të bazohet te reforma reale, rezultate konkrete dhe forcimi i përgjegjësisë institucionale, jo te deklaratat politike apo propaganda.

Në deklaratën e përbashkët, opozita thekson se miratimi i amendamenteve përcjell mesazhin se Bashkimi Europian kërkon standarde të qëndrueshme në fusha si sundimi i ligjit, konkurrenca e ndershme, mbrojtja e pronës, pavarësia e drejtësisë dhe funksionimi i institucioneve në shërbim të qytetarëve.

Opozita ka shprehur gjithashtu kritika ndaj deputetëve të Partisë Socialiste, duke i akuzuar se kanë penguar miratimin e këtyre amendamenteve përmes qëndrimit të tyre, duke vendosur, sipas saj, interesat partiake mbi ato kombëtare.

Deklarata e anëtarëve të opozitës:

Faleminderit eurodeputetëve që mbështetën me votën e tyre qëndrimet e opozitës në Komitetin e Stabilizim-Asociimit në Parlamentin Europian, të pasqyruara në 35 amendamente konkrete. Mbështetja e tyre është një dëshmi e qartë se integrimi europian nuk ndërtohet mbi propagandën, por mbi reforma të vërteta, rezultate konkrete dhe përgjegjësi institucionale.

Miratimi i këtyre amendamenteve nga eurodeputetët përcjell një mesazh të qartë: Europa nuk pranon ligje vetëm në letër dhe as një integrim fasadë. Ajo kërkon shtet ligjor, konkurrencë të ndershme, mbrojtje të pronës, drejtësi të pavarur dhe institucione që u shërbejnë qytetarëve.

Keqardhje për deputetët e PS-së, të cilët zgjodhën të vazhdojnë me të njëjtën qasje, duke vendosur veton për të penguar miratimin e këtyre amendamenteve dhe duke i shërbyer interesit të ngushtë partiak e personal, në vend të interesit të Shqipërisë dhe të qytetarëve shqiptarë.

Shqipëria nuk ka nevojë për një sistem që punon për pakicën, por për një shtet që punon për shumicën. Integrimi europian nuk duhet të mbetet një slogan propagandistik, por të shndërrohet në mirëqenie, siguri dhe mundësi më të mira për çdo qytetar shqiptar.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

POLITIKE

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.