POLITIKE

“Çfarë pashë atëherë?”/ Gazetarja britanike vë në siklet Ramën për projektet në Sazan dhe Zvërnec

Piranjat Përditësimi i fundit 29 Korrik 2026, 10:46

“Çfarë pashë atëherë?”/ Gazetarja

“Çfarë pashë atëherë?” ishte pyetja që gazetarja britanike e Channel 4, Lindsey Hilsum iu desh ta përsëriste disa herë, pasi kryeministri Edi Rama këmbëngulte se projekti në Zvërnec nuk ka nisur ende.

Edhe pse gazetarja insistonte dhe ia përshkruante atë çfarë kishte parë duke nisur nga gardhet, makineritë apo punimet në terren, në intervistëRama u shfaq më i vendosur të rrëzonte premisat e pyetjeve sesa të pranonte shqetësimet për projektin dhe protestat që prej javësh zhvillohen në Tiranë.

Lindsey Hilsum: Protestuesit kanë dalë çdo mbrëmje për gati 60 ditë. Si ndiheni që për natë pas nate keni protestues përpara zyrës suaj?

Edi Rama: Është diçka e mrekullueshme për vendin, për shoqërinë, sepse pikërisht në këtë bulevard, jo shumë kohë më parë, rreth 15 vjet më parë, njerëzit u vranë me plumba të vërtetë ndërsa protestonin paqësisht. Kam reflektuar shumë për këtë protestë. Dhe kam arritur në përfundimin se për njerëzit nuk bëhet fjalë për faktet, dhe me të drejtë, por për pritshmëritë më të larta që i nxjerrin ata në rrugë. Dhe kjo është në rregull.

Lindsey Hilsum: Pra nuk është një gjë e keqe?

Edi Rama: Është fantastike. Prandaj thashë se është fantastike. Unë i kuptoj ata.

Lindsey Hilsum: A ju kanë bërë këto protesta të rishikoni ndonjë nga politikat tuaja?

Lindsey Hilsum: Politikat lidhur me projektin në Sazan dhe Zvërnec, prej nga nisi e gjithë kjo histori, për shkak të rrezikimit të habitatit të flamingove dhe të habitateve të tjera atje.

Edi Rama: Jo. Nuk ka nisur asnjë projekt.

Lindsey Hilsum: Por unë e kam parë.

Lindsey Hilsum: Atëherë çfarë kam parë? A nuk duhet t’u besoj syve të mi?

Edi Rama: Do t’ju them çfarë keni parë. Por nuk ka nisur asnjë projekt. Dhe, për të filluar me Sazanin, të cilin e përfshitë në pyetjen tuaj, në Sazan nuk ka as projekt dhe as marrëveshje. Përfshirja e Sazanit në këtë diskutim është krejtësisht e panevojshme, sepse ende nuk kemi asgjë në Sazan.

Lindsey Hilsum: Por zoti Kushner dhe zonja Trump i kanë lidhur të dy projektet së bashku, apo jo? Ata thanë se të dy projektet janë të lidhura.

Edi Rama: Po, ideja është e lidhur…

Lindsey Hilsum: Atëherë ma shpjegoni, sepse unë shkova në Zvërnec dhe pashë vendin ku kishte filluar projekti…

Edi Rama: Nuk ka filluar asnjë projekt në Zvërnec.

Lindsey Hilsum: Atëherë çfarë pashë? Gardhet dhe të gjitha ato?

Edi Rama: Po ju shpjegoj. Nuk është fillimi i projektit. Janë vetëm përgatitjet për të kryer punët paraprake përpara se të jepet leja, e cila do të bazohet në vlerësimin e ndikimit në mjedis, studimet gjeologjike, hidrologjike e të tjera.

Lindsey Hilsum: Por zakonisht vlerësimi mjedisor bëhet përpara se të futen buldozerët, sepse buldozerët mund të dëmtojnë mjedisin. Normalisht dërgohen disa shkencëtarë që ta studiojnë zonën.

Edi Rama: Buldozerët janë përdorur për të hapur rrugën për komunitetin, në mënyrë që njerëzit të mund të kalojnë përmes pronës private dhe të mos pengohen të lëvizin. Nuk…

Lindsey Hilsum: Por njerëzit kalonin edhe më parë në atë rrugë me rërë. Nuk ishin të bllokuar më parë. U bllokuan më pas, sepse u vendos gardhi.

Edi Rama: E kuptoj. Tani, nëse doni faktet, unë po jua them faktet.

Lindsey Hilsum: Zoti Kushner ka thënë se ju ishit në jaht me ta kur zbuluan ishullin në vitin 2020.

Edi Rama: U ftova të bashkohesha me disa persona në një jaht që ndaloi në Shqipëri për t’u furnizuar me karburant, rrugës për në Mal të Zi.

Lindsey Hilsum: Ishte jahti i Nat Rothschild.

Edi Rama: Po. U ftova dhe shkova. Atje takova Jaredin dhe Ivankën. Nuk e di nëse kishin dëgjuar më parë për Shqipërinë, por mund të them me siguri se nuk kishin ndonjë interes konkret për Shqipërinë. Ata ishin shumë të interesuar për historinë dhe vendin ku ndodheshin. Kjo është pika e parë. Pika e dytë: disa muaj më vonë, në Davos, takova Jaredin dhe ai më shprehu interesin për të eksploruar mundësinë e investimit. Natyrisht që unë i thashë “po”. Si mund t’i thosha “jo”? I thashë “po”. Për mua kjo është gjëja më normale. Ky do të jetë një nga zhvillimet më të jashtëzakonshme që do t’i ndodhin Evropës pas shumë kohësh. Kohët e fundit nuk kanë ndodhur shumë gjëra të jashtëzakonshme në Evropë.

Lindsey Hilsum: Pse është kaq e jashtëzakonshme?

Edi Rama: Sepse nuk do të jetë ajo që njerëzit e imagjinojnë gabimisht. Dhe as ajo që ju e imagjinoni gabimisht.

Lindsey Hilsum: Unë nuk po imagjinoj. Kam parë atë që Jared Kushner publikoi në Instagram dhe disa nga planet e projektit. E kuptoj që ato nuk janë planet përfundimtare.

Edi Rama: Ajo që u publikua në Instagram ishte vetëm një prezantim paraprak. Projekti ka evoluar. Tani janë përfshirë arkitektë të nivelit më të lartë dhe projektues peizazhi të njohur për punën e tyre në zonat ligatinore. Në të njëjtën kohë, ne po bëjmë në mënyrë të pavarur vlerësimin e ndikimit në mjedis. Pra, projekti nuk synon ta shkatërrojë atë vend të bukur. Synon ta rigjenerojë.

Lindsey Hilsum: Komisioni Evropian ka shprehur shqetësim. Anëtarësimi i Shqipërisë në Bashkimin Evropian është shumë i rëndësishëm për ju. Komisioni është i shqetësuar për ligjet mjedisore dhe për ndryshimet e vitit 2024 që krijojnë një lloj përjashtimi për investimet strategjike. A mendoni se mund ta rishikoni këtë?

Edi Rama: Dëgjoni. Është shumë mirë që Komisioni është i shqetësuar. Nuk mund të jetë ndryshe. Dhe, meqë ra fjala, ne po negociojmë për t’u bërë anëtarë të Bashkimit Evropian. Prandaj vetë ideja se ne mund të ecim përpara me një projekt, apo me çfarëdo projekti, që nuk përputhet me standardet evropiane është absurde. Unë po them vetëm këtë: për këtë projekt, qetësohuni, flisni me fakte, komentoni faktet dhe shikoni faktet. Mos u emociononi tepër duke thënë se gjithçka është katastrofike.

Lindsey Hilsum: Duket sikur ju kanë prekur personalisht këto akuza.

Edi Rama: Jo, jo, nuk jam lënduar.

Lindsey Hilsum: Megjithatë duket sikur e merrni shumë personalisht.

Edi Rama: Dëgjoni. Çdo gjë është personale. Kushdo që e bën punën e tij me pasion e përjeton personalisht. Por nuk jam i lënduar. Madje kjo më ka ndihmuar. Siç ju thashë edhe më parë, për mua protestat e qershorit – jo kjo e tanishmja – kanë qenë njëkohësisht një konfirmim se vendi ka arritur në një nivel tjetër dhe, nga ana tjetër, një pasqyrë shumë e qartë për të parë se mbi çfarë duhet të reflektojmë.

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë

A ka Shqipëria një Nicola Gratteri?

Katër nëna në kërkim të fëmijeve/ Bisedat që zbuluan rrjetin e errët

Flamur Gjuzi, i dënuar për"shpërdorim detyre" sot drejtor i Policisë Bashkiake, sërish shkel ligjin?

Pallatet u zhytën“Durrës Marina" dhe Autoriteti Portual bëjnë veprimin e papritur përballë skandalit

Ekskluzive/ Nicola Gratteri çmonton skemën e pastrimit të parave të ndërtimit në Tiranë

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 15

Enkel Demi duke luftuar paragjykimet për shqiptarët. (kamera e fshehtë)

Milva Ekonomi i firmosi miliona euro Vilma Nushit, kjo e fundit i investoi te kulla e Ervin Matës

Ajo çfarë mund të na mësojë Kosova.

Laboratorë “copy-paste”/ I njëjti mjek firmos analiza në disa pika, skema që ngre pikëpyetje

Rrjeti i ‘errët’ i vajzave të zhdukura! Bisedat tronditëse si funksiononte grupi.

Bleu 300 m2 tokë në vitin 2004, kthehet nga emigrimi dhe gjen aty vilë 3-katëshe.

“Na detyruan nga Dubai”/ Konstruktori i Durrës Marina zbulon pse u zhytën pallatet

Drejtori që tregon sjellje të pahijshme me nxënësen: Jam i fortë edhe në parti

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 14

Turisti zemërgjerë nga Italia dhe patatinat falas

Aksidentet “pushtojnë” oborrin e familjes në Klos, banori: Një ditë do ndodhë tragjedi

Lidhja jashtëmartesore që përfundoi në makth /32-vjeçarja rrëfen shantazhin me video intime

Sherr në terminalin e Peshkopisë, shoferi: Mos më vidh pasagjerët! Shko ha bukë te pjesa jote

Artisti dhe Frika

Si u kthye në urrejtje dashuria mes ish-bashkëshortëve dhe ‘lufta’ për 200 mijë euro!

14-vjeçare me dr*gë dhepro*titucion, rrjeti i errët i minoreneve të zhdukura

Zhytja e pallateve te Alabarit/ IKMT pranon anomalitë në “Durrës Marina”: Janë zhytur 28 cm

"Ederlezi", festa e veçantë e komunitetit rom.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 13

Do t’i fus duart edhe nëse bërtet, motra e 13 vjeçares rrëfen tmerrin e mesazheve që mësuesi ia çon

“Inspektori gjobëvënës” i bashkisë terrorizon qytetarët

Pagat e mohura të druvarëve në Navaricë! Miliona lekë për të marrë dhe kërcënime

Rruga Thumanë–Kashar/ 1 miliard euro dhe “5 lekëshi” që po merret nga xhepat e qytetarëve

Me viza turistike ose kontrata futbolli drejt Europës/ Kush fshihet pas skemës së trafikimit?

Nënat denoncojnë ikjet nga shtëpia dhe jetën e dyshimtë të adoleshentëve

Për mediat dhe fëmijët

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 12

Muzikanti i rruges “vjedh” koleget. Banka e fundit

Dajak për 50 metra rrugë në Dibër, kushërinjtë në ’luftë’ për pronën.

Fisnik Syla, “BAMIRËS” apo shantazhues

A janë "idiotë "shqiptarët e Maqedonisë së Veriut? Çfarë do të thoshte Arbën Xhaferraj?

Presidenti i FSHP reagon për deklaratat e Erkand Qerimaj: Lajthita atëherë, tani kam reflektuar

Nga jetimorja te humbja e kujdestarisë. Rrëfen nëna që kërkon bashkimin me vajzën pas 13 vitesh

Tigrat e Vlorës: energjia që prodhohet 6 herë më shtrenjtë se sa shitet.

Skandali i zhytjes së pallateve në Durrës Marina / Ndërhyn IKMT.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 11

Dhjetëra punonjës fasonerie pa marrë pagat: Blerimi mori lekët dhe u zhduk! Pronari premton zgjidhje

Hapet filial i bankës turke në “zemër” të Bllokut, reklamat vendosen pa leje

Energji për brezin tim

Nga ‘Viola’ tek Dorina: Si përfundoi në borxh një histori dashurie në distancë

Firma “Trade Minerals Al” po shkatërron mjedisin dhe infrastrukturën e fshatit Gjegjan në Kukës

Nga shpërthimi i drejtorit te prapaskenat e ushqimit në institucionin privat në Elbasan