Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
FOTO/ Studentit i vjen gjoba përmes policisë. I riu: S’jam dakord, Rama n’burg! KLGJ propozon shtimin e organikës me 102 gjyqtarë/ Ku do t’i gjejë ata? E rriti e vetme pas ndarjes nga bashkëshorti, zbulohen detaje të reja nga vrasja e 39-vjeçares shqiptare ng... ‘Lavatriçe’ e Vuçiçit/ Si u rrënua perandoria financiare e ‘Alta Bankës’ në Serbi Vetëplagoset me armën e shërbimit një ushtar në Bazën Ajrore të Kuçovës Situata e tensionuar në vend/ Shtyhet Panairi i 29-të i Librit në Tiranë, ja kur do të zhvillohet BIRN: Gazetarët përballen me dhunë dhe abuzime policore gjatë protestave në Shqipëri Nuk mori pjesë në seancë, Gjykata e Posaçme e Apelit jep nesër vendimin për Vlora Hysenin Trump u bën thirrje amerikanëve: Duhet ta mbajmë Amerikën të madhe. Sulmon edhe kandidatin demokrat në Mich... Protestuesit mblidhen para Ministrisë së Arsimit, bllokohet qarkullimi në Rrugën e Durrësit Buxheti 2027, Prokuroria e Përgjithshme kërkon dy punonjës IT dhe zgjidhje për mungesën e ambienteve Përplasja Rama-Veliaj/ Lubonja: Si në kohën e Enver Hoxhës! Mund të bëhet edhe më i rrezikshëm
POLITIKE

Fatmir Sheholli akuzohet për spiuanzh për Shërbimet sekrete serbe, Tedi Blushi: Fijet e komplotit ndaj Ilir Metës po dalin në dritë

P
Piranjat25 August 2026, 18:41 · 2 min lexim
Fatmir Sheholli akuzohet për spiuanzh për Shërbimet sekrete

Në një reagim në rrjete sociale, Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, ka ngritur akuza të forta lidhur me një skemë të dyshuar të shërbimeve sekrete serbe ndaj Ilir Metës.

Blushi i referohet pretendimeve të përfshira në dosjen e Fatmir Shehollit dhe përmend gazetarin Milaim Zeka.

Ai ngre dyshime nëse sulmet e vazhdueshme ndaj Metës kanë qenë pjesë e një skeme të shërbimeve serbe.

Në reagimin e tij, Blushi lidh këto pretendime edhe me qëndrimet e Metës për Kosovën dhe zhvillimet politike në rajon.

Postimi i plotë: 

Fijet e komplotit të UDB-së kundër Ilir Metës, të cilin ai e ka denoncuar prej kohësh, po dalin gjithnjë e më qartë në dritë.

Për vite me radhë, Milaim Zeka ka ndërmarrë akuza dhe sulme të vazhdueshme ndaj Presidentit Meta. Ndërkohë, në dosjen e Fatmir Shehollit përmendet se i njëjti Milaim Zeka ka përfituar pagesa dhe materiale të ofruara për llogari të BIA-s serbe.

Përballë këtyre të dhënave, lind një pyetje e rëndësishme: A kanë qenë sulmet e vazhdueshme të Milaim Zekës ndaj Ilir Metës pjesë e së njëjtës skemë të shërbimeve sekrete serbe?

A është përdorur Zeka, i paguar apo i mbështetur nga shërbimet sekrete famëkeqe serbe, për të goditur politikisht Ilir Metën për shkak të qëndrimeve të tij kundër projekteve të Edi Ramës dhe Aleksandar Vuçiçit për ndarjen e Kosovës?

Më 21 tetor 2024, Ilir Meta u rrëmbye dhe vijon të mbahet në izolim ekstrem, edhe për shkak të qëndrimeve të tij të palëkundura në mbrojtje të Pavarësisë së Kosovës, sovranitetit, integritetit territorial dhe interesit kombëtar shqiptar.

Fijet që të çojnë nga Beogradi drejt Prishtinës dhe Tiranës po bëhen gjithnjë e më të dukshme.

Fijet do të priten një nga një. Dhe pas tyre do të "priten" edhe kokat e këtij komploti antikombëtar. 

 

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

POLITIKE

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.