Nga e hëna njoftohet grevë në Spanjë/ Anulohen 320 trena...
Sindikata e hekurudhave në Spanjë ka bërë thirrje për një grevë 24-orëshe të hënën, duke shkaktuar anul...
Sindikata e hekurudhave në Spanjë ka bërë thirrje për një grevë 24-orëshe të hënën, duke shkaktuar anul...
“Nuk dorëzohem unë jo, dhe me 20 punë”, “jo tre po 10 në javë i përballoj”! Ky është një ...
Një hetim i publikuar nga tabloidi britanik The Sun, ka ngritur pikëpyetje mbi efektivitetin e sistemit të deportimeve në Mbretërin&e...
Për të kuptuar plotësisht çështjet që lidhen me mobilizimin e njerëzve kundër projektit megaloman të kompleksit...
Një pasdite e qetë vere u kthye në dramë në liqenin e Vico-s, një nga zonat më piktoreske vullkanike në rajonin e Tusc...
Kryetari i Partisë Demokratike ka njoftuar përmes një reagimi në rrjetet sociale se është nisur drejt Vjenës, ku do të...
Debati nëse Cristiano Ronaldo duhet të luajë çdo minutë apo të kursehet për ndeshjet e ardhshme duket se ka marrë nj...
Një zjarr i përmasave të konsiderueshme ka përfshirë këtë të diel zonën e Hekalit në Mallakastër, duke ...
Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish lidhur me deklaratën e tij të mëparshme që shkaktoi debat të gjerë publik dhe prote...
Ish-drejtori i Policisë së Vlorës, Sokol Mulosmani, është vënë në pranga në Tiranë pas një konflikti t&...

Për të kuptuar plotësisht çështjet që lidhen me mobilizimin e njerëzve kundër projektit megaloman të kompleksit turistik të Jared Kushner dhe Ivanka Trump në ishullin shqiptar të Sazanit dhe lagunën e Zvërnecit, është i nevojshëm një vështrim prapa në histori.
Në vitet 1920, Mbreti i ardhshëm i shqipërisë Zog I ishte kryeministër kur fashizmi mori pushtetin në Itali. Forca politike e Zogut mbështetej në milicinë e tij prej 200 burrash, dhe ai vetë vinte nga një familje pronarësh tokash nën Perandorinë Osmane. Një ditë Zogu, që udhëhiqte një nga fraksionet në luftë për pushtet, i kërkoi qeverisë italiane të financonte milicinë e tij dhe ofroi, në këmbim, të jepte hektarë pyje që zotëronte për kompaninë kombëtare hekurudhore italiane, duke u zotuar që sapo të vinte në pushtet, do të ndiqte politika të favorshme për Mbretërinë e Italisë. Propozimi u pranua.
Paralelisht me këtë transaksion privat u lidhën midis dy qeverive në vitin 1923, marrëveshja tregtare dhe ajo e transportit detar. Zogu u bë president i Republikës dy vjet më vonë, ndërkohë që kishte nënshkruar një pakt të fshehtë ushtarak, i ndjekur nga pakti i miqësisë dhe sigurise në vitin 1926 me Italinë. Nën mbretërimin e Mbretit Zog [1928-1939], Shqipëria u bë një gjysmëkoloni e Italisë deri në pushtimin e saj nga Roma.
Kjo ngjarje është emblematike përsa i përket marrëdhënies midis një vendi të vogël, udhëheqësve të tij dhe fuqive apo perandorive të huaja. HIstorikisht, fati i Shqipërisë dhe i popullit shqiptar është përcaktuar nga dy faktorë: vasaliteti dhe pozicioni periferik i vendit. Vasaliteti ka nënkuptuar që udhëheqësit vendas e kanë marrë legjitimitetin nga shërbimet që kanë kryer ndaj qendrës së perandorisë. Nën Perandorinë Osmane shërbimi kryesor ka qenë dërgimi i ushtarëve për luftë. Pozicioni periferik ka nënkuptuar që qendra i ka lejuar atyre të qeverisin sipas zakoneve lokale, duke mbyllur sytë ndaj abuzimeve të tyre dhe bllokimit të reformave ndonjëherë progresive.
Kjo paradigmë ka vazhduar me Italinë, pastaj BRSS-në, Kinën dhe, që nga rënia e komunizmit, me perandorinë perëndimore. Projekti i hotelit luksoz të Jared Kushner mishëron versionin e përditësuar të kësaj paradigme dhe shpjegon pozicionimin e Kryeministrit shqiptar Edi Rama. Pushteti i tij mbështetet tek menaxhimi që i bën katër interesave: atyre të oligarkëve, të krimit të organizuar, i cili është bërë investitori kryesor në ekonominë shqiptare gjatë dy dekadave të fundit; pushtetit te mediave ku dy të parët, kanë investuar shumë; dhe së fundmi, dhe ndoshta më e rëndësishmja, të atyre që shqiptarët i quajnë "partnerët tanë strategjikë", Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimin Evropian, që janë për Tiranën perandoria e re.
I bindur se garantimi i jetës së tij politike varet prej tyre, Kryeministri shqiptar nuk ka reshtur së investuari në bashkësinë ndërkombëtare perëndimore. Disa muaj para se Trump të vinte në pushtet, pavarësisht se ishte shumë afër demokratëve amerikanë, Edi Rama, ndërmori hapa për të vendosur marrëdhënie miqësore me kandidatin republikan. Kështu një ditë hipi në jahtin e Jared Kushnerit dhe i premtoi t'i jepte një copë Shqipërie, gjest ky identik në qëllim me ofrimin e tokës Giorgia Melonit për ndërtimin e një kampi refugjatësh, ashtu sikurse ai i mbretit Zog dikur që ua dha pyllin e tij italianëve.
Përjashtimi i paturp
Kjo nxjerrje në ankand e Shqipërisë kënaq jo vetëm interesat e dhëndrit të Trumpit, por edhe ato të krimit të organizuar dhe oligarkëve shqiptarë, të cilët kontrollojnë mediat më me ndikim në vend dhe të cilëve jo rastësisht qeveria u ka dhënë statusin e investitorëve strategjikë. Kjo do të thotë se shteti u jep atyre një ndihmë të fotrtë në ndërtimin e komplekseve rezidenciale dhe turistike në brigjet e Shqipërisë, duke e bërë gjithnjë e më të pamundur aksesin në det për shqiptarët.
Ky përjashtim i paturp shpjegon zemërimin e njerëzve. Ai nuk drejtohet vetëm kundër projektit të Jared Kushnerit, por, në një kuptim më të gjerë, kundër fatit të një Shqipërie të ndërtuar nga ky sistem kriminal, i cili, pasi përjashton shqiptarët nga vendimmarrja, u plaçkit atyre përditë hapësirat publike dhe të mirat e përbashkëta, deri në atë pikë sa mungesa e të ardhmes ka prodhuar dhe amplifikuar emigrimin masiv. Kjo shpjegon sloganet më të fuqishme të protestës: "Shqipëria nuk është në shitje", "Bojkotoni median", "Duam një Shqipëri të re". Shkurt, nëpërmjet kësaj kryengritjeje, që tashmë quhet "revolucioni i flamingove" (flamingot janë veçanërisht të bollshëm në lagunën e Zvërnecit), populli shqiptar refuzon të reduktohet në pozicionin e vasalitetit.
Në rastin e projektit të Kushnerit, paradoksalisht, objektivi i Edi Ramës për t'i shërbyer perandorisë me qëllim forcimin e mbështetjes ndaj tij doli kundërproduktiv. Kjo për shkak se kryengritja shqiptare hodhi një dritë të fortë mbi mënyrën se si menaxhohet edhe në perëndim mbrojtja e mjedisit, mbi kontrollin e vendimeve nga një pakicë e vogël si dhe për shkak të pasojave të politikave jashtëzakonisht irrituese të brendshme dhe të jashtme të Trumpit brenda perandorisë perëndimore. Thënë kjo, problemi i paradigmës shtet vasal - perandori vazhdon për shqiptarët që shpresojnë të jetojnë një ditë në një Shqipëri shtet anëtar i BE-së ku mbizotëron sundimi i ligjit, e që mezi arrrijnë ta bëjnë zërin e tyre të dëgjohet nga institucionet evropiane. Duket se angazhimi i sinqertë i shteteve perëndimore në fillim të viteve 1990 për të kontribuar në ndërtimin e demokracisë dhe sundimit të ligjit në vende si Shqipëria është transformuar gradualisht në politika që i shohin këta vende thjesht si burime ekonomike dhe gjeostrategjike. Në këtë kontekst, duket se ka një tundim të fortë tek udhëheqësit perëndimorë për t’i mbështetur në heshtje udhëheqësit autoritarë, apo për të mbyllur sytë ndaj abuzimit të tyre me pushtetin kur ata u bëjnë oferta të dobishme (si kampi i përpunimit të azilkërkuesve) apo realizimi i tekave faraonike (si plani Kushner). Me "Revolucionin Flamingo", populli shqiptar, dhe veçanërisht rinia e tij, kanë nisur një lëvizje qytetare të paprecedent. Le të shpresojmë që evropianët do t’i mbështesin objektivat e tij: braktisjen e planit Kushner, detyrimin e dorëheqjes së qeverisë së korruptuar dhe rindërtimin e demokracisë në Shqipëri.
Shkruar nga Fatos Lubonja për Le Monde/ Titulli që i ka vënë e përditshmja franceze: “Në Shqipëpri me “revolucionin e flamingove” populli shqiptar refuzon gjendjen e vasalitetit”
Kryetari i Partisë Demokratike ka njoftuar përmes një reagimi në rrjetet sociale se është nisur drejt Vjenës, ku do të...
Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish lidhur me deklaratën e tij të mëparshme që shkaktoi debat të gjerë publik dhe prote...
Edi Rama i është përgjigjur drejtuesit i “Diaspora për Shqipërinë e Lirë”, Florian Haçkaj, për prot...
Në një video-mesazh, Berisha tha se libri nuk dëshmon suksesin e qeverisë, por e paraqet Ramën si ‘një sulltan të nj&...
Media britanike Britannia Daily i ka kushtuar një intervistë deputetes së pavarur Marjana Koçeku, e cila ka lëshuar disa ...
Në fillim të këtij viti, kryeministri i Shqipërisë Edi Rama udhëtoi në Izrael me një avion privat, i shoqëruar ng...
Protestat që kanë tronditur Shqipërinë që nga fillimi i qershorit tashmë janë quajtur “Revolucioni i Flamingove&rdquo...
Pamjet e shpërndara një ditë më parë, ku njerëz këndonin, vallëzonin e festonin mbi rrënojat e natyrës shqip...
Policia ka larguar me forcë qytetarët që kanë kaluar mbrëmjen para Kryeministrisë, gjë që ndodh prej një jave tas...
“Bashkimi Evropian është një standard, jo një flamur.” Kjo ka qenë një nga pankartat që ka tërhequr vë...