POLITIKE

'Ferit Hoxha nuk zë mend', Këlliçi: Vijon me etiketime e qëndrime aspak diplomatike

Piranjat Përditësimi i fundit 30 August 2026, 12:56

'Ferit Hoxha nuk zë mend', Këlliçi: Vijon me

Nënkryetari i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi, ka reaguar në rrjetet sociale ndaj deklaratave të ministrit të Jashtëm, Ferit Hoxha, për Kosovën dhe marrëdhëniet e Shqipërisë me vendet e BE-së.

Këlliçi akuzon kryediplomatin se po vijon me deklarata dhe qëndrime që dëmtojnë imazhin dhe interesat e Shqipërisë në arenën ndërkombëtare.

Duputeti ndalet te deklarata e Hoxhës për “dritëshkurtësi” të politikës në Kosovë dhe te përmendja e Gjermanisë si një vend “jo miqësor” ndaj Shqipërisë.

Këlliçi rikujton edhe gafat e mëparshme të ministrit, duke e akuzuar se ka krijuar incidente me shqiptarët e Maqedonisë së Veriut dhe Italinë.

Ai shprehet se Shqipëria nuk mund të përballojë tensione me fqinjët dhe aleatët për shkak të deklaratave të kryediplomatit.

Postimi i plotë:

Teknicieni i kthyer në patronazhist militant, Ferit Hoxha, nuk zë mend! Vijon me etiketime e qëndrime aspak diplomatike.

Ministri i Jashtëm Ferit Hoxha vijon të habisë me qëndrimet e tij dhe sidomos me etiketimet e fjalorin që përdor. Mësohet se në prezantimin që ka bërë në takimin e Pogradecit, duke folur për raportet dhe politikën mbi Kosovën, është shprehur se politika atje ka dritëshkurtësi!

Ndërsa lidhur me prioritetin e integrimit, ka dalluar vende të BE që nuk janë miqësore me ne, e që mund të ngadalësojnë këtë proces, ku ka veçuar Gjermaninë ‘armike’.

Kryediplomati që u paraqit si zbulim nga Rama, nuk po mëson nga gafat e tij.

Ai shkaktoi një skandal muaj më parë kur në një komunikim me bashkëpunëtorët e tij, i cilësoi shqiptarët e Maqedonisë së Veriut si idiotë.
Më tej, krijoi një incident me italinë, ku u shpreh se kampet e emigratëve si ato në Shëngjin do të mbylleshin.

Në të dy këto raste u deshën sqarime pa fund për të ndrequr gabimet trashanike.

Por mesa duket, Feriti vazhdon në të njëjtën linjë. Duke e cilësuar Prishtinën zyrtare me dritëshkurtësi politike, dhe duke thënë se Gjermania qenka jo miqësore me ne.

Në prezantimin e Pogradecit ai ka ngjallur habinë e të gjithëve. Nga burime serioze mësohet se është kërkuar të vijohet me shpejtësi urgjente në paraqitjet e tjera, për të tejkaluar këtë moment.

Mes shumë skandaleve dhe aferave të qeverisë, ndoshta këto gafa të kryediplomatit ngjajnë si të parëndësishme.

Por Shqipëria nuk e ka luksin që të krijojë probleme me fqinjët apo aleatët, për shkak të delirit, fodullëkut apo militantizmit të Ministrit të Jashtëm.

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

Me buzëqeshje e revoltë: Gen Z po e dridh pushtetin e Ramës!

Pa numër identifikimi e me shpërblim në xhep: Policët fshihen nga kamera e Piranjave!

Krah për krah për humanizëm: Aktivistët shpëtojnë jetë e mjekojnë uniformat blu!

Studentët kanë të drejtë!

Arroganca e pushtetit përballë krizës: Studentët i thonë "JO" Edi Ramës!

Pedagogët braktisin auditoret e bashkohen me studentët: Ultimatumi për grevë urie!

Trupi i fëmijës është i shenjtë.

Shoqërime masive e presion në shesh: Ish-policët denoncojnë skandalin e uniformave blu!

"Po t'i thyhej këmba fëmijës tuaj?": Piranjat "gozhdojnë" deputetët!

20-vjeçari rrëfen tmerrin që ndodh pas atyre dyerve.

Hiqe atë gur nga dora!

Si parashikoi Rama 13 vite më parë atë që po bën sot?

Gen Z/ Zëri i revoltës që po dridh pushtetin.

Ju lutem kujdes me veprimet, mos e provokoni policinë! ????

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?