Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Berisha fton partitë për bashkim: Bashkohem që nesër me cilindo që synon largimin e Ramës Sazani, Jared Kushner dhe fitorja e Jon Ossoff/ Shqipëria u kthye në armë politike në zgjedhjet amerikane Mbi 10 ton kokainë/ Banda shqiptare kishte vendosur mbi paketim edhe adresat ku do dërgohej droga Kush është tutorja shqiptare që kontrollon biznesin e prostitucionit në Paris: Fitimet janë marramendëse KE e quan të mbyllur vetingun, GJK kthehet në ‘sekretare’ të ONM-së, i shtojnë mandatin dhe rrisin kostot... Protestuesit rikthehen para Kryeministrisë, nuk tërhiqen pavarësisht gjobave dhe shoqërimeve në polici “Kushdo që ma bëri këtë, do ta paguajë shtrenjtë”/ Dyshohet se është dhunuar, gazetari publikon foton trond... EMRI/ Si arriti shqiptari t’i shmanget dëbimit nga Britania pas dënimit për fermën e drogës prej 1.5 mln pa... Prokuroria nis hetimet ndaj shefit të Shërbimit Sekret serb (BIA) dhe ministrit të Drejtësisë. Këto janë ak... Studentët çojnë në Gjykatën Kushtetuese aktet normative kundër protestës "Ne jemi rebelë, trima dhe nuk do të frikësohemi”/ The Times: Protestat për rrëzimin e Ramës, studentët nuk... VIDEO/ Përleshje mes protestuesve dhe policisë në Paris, marshime në të gjithë vendin 
POLITIKE

Ferit Hoxha pranon kushtin për marrëveshjen: Pa konsullatë serbe në Shkodër, nuk hapet konsullata shqiptare në Luginën e Preshevës

P
Piranjat 2 August 2026, 19:10 · 3 min lexim
Ferit Hoxha pranon kushtin për marrëveshjen: Pa konsullatë serbe

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, ka sqaruar për herë të parë logjikën e marrëveshjes mes Shqipërisë dhe Serbisë për hapjen e një konsullate serbe në Shkodër dhe një konsullate shqiptare në Luginën e Preshevës, duke e bërë të qartë se dy përfaqësitë diplomatike janë pjesë e të njëjtit proces dhe mbështeten në parimin e reciprocitetit.

Hoxha deklaroi se Shqipëria nuk mund të kërkojë hapjen e një konsullate të saj në Serbi, ndërsa të refuzojë që Serbia të ketë të njëjtën mundësi në territorin shqiptar.

“Kushdo që pretendon se Shqipëria duhet ta hapë konsullatën e saj në Serbi, por pa pranuar që Serbia të ketë të njëjtën mundësi në Shqipëri, nuk propozon një zgjidhje reale dhe flet në hava,” u shpreh ministri.

Sipas tij, pikërisht ky është mekanizmi mbi të cilin funksionojnë marrëdhëniet diplomatike mes shteteve dhe vetëm përmes këtij reciprociteti Shqipëria mund të sigurojë një prani konsullore në Luginën e Preshevës, ku jeton një numër i konsiderueshëm shqiptarësh.

Hoxha hodhi poshtë edhe pretendimet se një konsullatë serbe në Shkodër cenon sovranitetin e Shqipërisë.

“Hapja e një konsullate nuk i jep shtetit dërgues asnjë lloj pushteti apo, akoma më pak, ndonjë lloj sovraniteti mbi qytetin, territorin apo popullsinë ku ajo vendoset”, deklaroi ai, duke shtuar se çdo përfaqësi diplomatike funksionon në përputhje me ligjin ndërkombëtar dhe legjislacionin shqiptar.

Ministri theksoi gjithashtu se marrëveshja me Serbinë nuk ndryshon në asnjë mënyrë qëndrimin e Shqipërisë ndaj Kosovës.

“Qëndrimi i Shqipërisë për pavarësinë, sovranitetin, integritetin territorial dhe perspektivën euroatlantike të Kosovës ka qenë dhe mbetet i qartë, i qëndrueshëm dhe i pandryshueshëm”, u shpreh ai për Tch. 

Duke iu përgjigjur kritikëve, Hoxha argumentoi se vendimet për hapjen e konsullatave nuk bazohen vetëm te numri i banorëve, por edhe te interesat ekonomike, kulturore, turistike dhe strategjike të shtetit.

Ai kundërshtoi gjithashtu krahasimet mes shqiptarëve të Luginës së Preshevës dhe qytetarëve shqiptarë me kombësi serbe në qarkun e Shkodrës, duke theksuar se nuk bëhet fjalë për vendosje barazie mes dy komuniteteve, por për mbrojtjen e interesave të Shqipërisë.

Me këtë deklaratë, ministri i Jashtëm pranoi se hapja e konsullatës shqiptare në Luginën e Preshevës është e lidhur drejtpërdrejt me pranimin e një konsullate serbe në Shqipëri, duke e cilësuar reciprocitetin si kusht të domosdoshëm për realizimin e marrëveshjes.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

POLITIKE

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.