Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
VIDEO-Skandali/ Policia shoqëron gazetarin holandez që denoncoi 'Albania Files'. Aktivistes që i filmoi i h... Eisenkoti merr mandatin, Netanyahu kërkon qeveri të unitetit kombëtar/ Prapaskenat e negociatave në Izrael ... Afera 21 milionë euro/ Si po i shet “Ayen” në treg kilovatët që i takojnë shtetit Berisha: Përshëndes ata mijëra studentë dhe qytetarë që sot groposën në koshat e plehrave të Tiranës, dekre... Bashkia e Durrësit “shpik” një metodë të re për ngarkimin e mbeturinave nga kazanët Sherr tek Doganat/ Kush po tenton ta fshijë gjobën 5.1 mln euro të Salillarit Shpërndahen protestuesit nga bulevardi, pas ujit me presion nisin shoqërimet nga policia Rinia dhe qytetarët në këmbë kundër Ramës/ “Blindohet” Bulevardi, furgona policie qëndrojnë gati kundër pro... DOKUMENTI/ SPAK regjistron kallëzim penal për “Albanian Files” të Ramës, nis hetimi për resortet luksoze... Tensione para Kryeministrisë/ Protestuesit shkulin gurët e trotuarit dhe i hedhin drejt policisë Gjakftohtë/ Jetoi prej vitesh në Greqi si ‘fantazmë’, si u zbulua shqiptari i akuzuar për katër vrasje ... Zhdukja e përkthyeses kineze me pasaportë shqiptare/ Nga kasaforta me 100 mijë euro te hetimet në Shqipëri,...
POLITIKE

Festa e 35-vjetorit në Tiranë, Rama urdhëron strukturat por mobilizim

P
Piranjat 8 June 2026, 19:04 · 3 min lexim
Festa e 35-vjetorit në Tiranë, Rama urdhëron strukturat por

Partia Socialiste po përgatitet për festimin e 35-vjetorit të themelimit të saj, ndërsa strukturat në të gjithë vendin janë vënë në lëvizje për të siguruar pjesëmarrje sa më të madhe në aktivitetin që do të zhvillohet më 12 qershor në Tiranë.

Takimi kryesor pritet të mbahet në sheshin “Italia”, pranë stadiumit “Air Albania”, ku kryeministri Edi Rama do të mbledhë socialistë nga e gjithë Shqipëria në një demonstrim force politike.

Boldnews raporton se jo më larg se sot, një mesazh i kryetarit të Bashkisë së Librazhdit, Mariglen Disha, dërguar grupeve të vartësve të bashkisë, ka zbuluar presionin e ushtruar mbi administratën, para takimit të Ramës në Elbasan.

Sipas mesazhit të Dishës, punonjësit e njësive administrative udhëzoheshin të kontrollojnë pjesëmarrjen e personave të njoftuar, të vendosin përgjegjës në hyrje për orientimin e tyre dhe të sigurojnë sistemimin në zonat e përcaktuara.

Pjesa që ka tërhequr më shumë vëmendje lidhet me kërkesën për të pasur në secilën zonë persona që do të krijonin atmosferë entuziaste gjatë fjalimit të kryeministrit, përmes duartrokitjeve dhe brohoritjeve.

“Ju lutem rikontrolloni që jemi ok me lajmërimet me njerëzit. Gjithashtu nga secila njësi/administrative leni dikë ke hyrja për të identifikuar dhe drejtuar njerëzit … dhe dikë tek zona juaj sipas hartës për t’i sistemu në vende, por dhe mos kohën e na ikin në mesin të eventit. Gjithashtu në secilën zonë të njësive sigurohuni që të keni ca “entuziastë” – njerëz që do duartrokasin e brohorasin gjatë fjalimit të KM”, thuhet në mesazhin e dërguar nga Disha.

Lëvizje të ngjashme janë raportuar edhe në degë të tjera të PS-së, ku po punohet për transportin dhe organizimin e pjesëmarrësve drejt kryeqytetit.

Ky organizim vjen në një moment kur protestat kundër projektit turistik në Zvërnec dhe Sazan po zgjerohen në disa qytete të vendit, por edhe në komunitetet shqiptare jashtë Shqipërisë.

Në daljet e tij të fundit publike, Rama ka mbrojtur projektin, duke deklaruar se ai nuk do të ndalet pavarësisht kundërshtimeve.

Mitingu i 12 qershorit pritet të shfrytëzohet nga kreu i qeverisë edhe për të dhënë mesazhe politike mbi zhvillimet e fundit dhe për t’iu përgjigjur kritikëve të projektit në Zvërnec.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

POLITIKE

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.