Foli në protestë, aktorja Egla Ceno zbulon SMS kërcënuese: Do të p*rdhunoj në mes të Tiranës

Një ditë pasi foli në protestën kundër qeverisë, aktorja Egla Ceno thotë se ka marrë një mesazh kërcënues. Për këtë aktorja thotë se ka bërë edhe denoncim në polici.
Me anë të një postimi në rrjetet sociale, Ceno thotë se nuk ka frikë nga askush, ndërsa mesazhi përmban fjalë të rëndë kërcënuese ndaj saj.
Sipas mesazhit që vetë Ceno ka publikuar thuhet se personi është i stërvitur nga shërbimet sekrete shqiptare.
“…te betohem se do te përdhunoj ne mes te Tiranës do te shkërdhej 3 ore edhe ne paç mbas vetes 1000 burra… te betohem përpara gjithë popullit shqiptar qe do ta mbaj fjalën do te shkërdhej qe te mos ketë gjykate, hetuesi, prokurori, polici, ushtri, shtet, te mos kesh askënd kush te marre ne dorëzim”, thuhet ndër të tjera në mesazhin kërcënues.
Në fund, personi me iniciale A.S, thotë se është komandant special i Forcave Alfa.
Lexo edhe
POLITIKE
“Shteti ka rënë, Rama duhet të ishte dorëhequr tashmë”, aktivisti: Ky vend drejtohet nga mafia dhe krimi, duhet ndryshim

Berisha: Asnjë vend në Ballkan nuk ka pse të ketë rroga më të mëdha se ne! Kemi pasuritë më të mëdha.

Nis marshimi i protestuesve drejt Kryeministrisë: Rama të japë dorëheqjen, po vidhni pa pikë turpi

Berisha: Kadastrën e Vlorës e hëngri ‘kuçedra’ Rama për pronat e tij!

Berisha për median italiane: Me Ramën në qeveri, s’ka zgjedhje





