POLITIKE

Foltorja e opozitës, maturanti- Ramës: Po na detyron të ikim, koha jote ka mbaruar

Piranjat Përditësimi i fundit 12 January 2026, 19:08

Foltorja e opozitës, maturanti- Ramës: Po na detyron të ikim,

Një maturant mbajti sot një fjalim në foltoren e opozitës, duke lëshuar akuza të rënda ndaj qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama. I riu Arlis Vuthaj, nxënës në shkollën “Petro Nini Luarasi”, deklaroi nga foltorja se realiteti i vendit mund të shihet vetëm me guxim.

Sipas tij, Shqipëria sot nuk qeveriset, por “mbahet peng nga një njeri që ka shndërruar pushtetin në propagandë dhe shtetin në pronë personale”. Duke listuar premtimet e thyera të kryeministrit, Butha theksoi se Rama “premtoi rilindje, por solli shkatërrim, premtoi shpresë, por detyroi rininë të ikë, dhe premtoi drejtësi, por ngriti një sistem që mbron pushtetin”.

Fjala e maturantit: Mirëmbrëma! I nderuar kryetar i Partisë Demokratike doktor Sali Berisha. Të nderuar demokratë. Unë quhem Arglis Vuthaj, maturant në shkollën Petro Nini Luarasi. Jam këtu si i ri, si qytetar, si dikush që jeton çdo ditë realitetin e këtij vendi. Sepse për të kuptuar situatën në të cilën vendi jonë është fundosur, nuk nevojitet moshë as përvojë, por vetëm guxim për ta parë realitetin drejtë në sy. 

Sot Shqipëria nuk qeveriset, por mbahet peng nga një njeri që ka shndërruar pushtetin në propagandë dhe shtetin në pronë personale. Edi Rama premtoi rilindje, por solli shkatërrim. Premtoi shpresë, por detyroi rininë të ikë. Premtoi drejtësi, por ngriti një sistem që mbron pushtetin dhe godet kundërshtarët.

Kurrë më parë Shqipëria nuk ka qenë kaq e varfër. Kurrë më parë njerëzit nuk janë ndjerë kaq të braktisur dhe kurrë më parë nuk ka qenë korrupsioni kaq arrogant. Edi Rama nuk dëgjon, nuk përgjigjet dhe nuk mban përgjegjësi. Ai flet, tallet dhe fshihet pas propagandës, ndërsa shqiptarët paguajnë çmimin çdo ditë.

Ne i themi sot qartë mjaft! Mjaft me mashtrime, mjaft me tallje, mjaft me një pushtet që mendon se Shqipëria është plaçkë. Partia Demokratike është këtu për ta rrëzuar këtë arrogancë me votë dhe për t'i kthyer shtetin qytetarëve, dhe për t'i dhënë fund një epoke dështimi. Koha e Edi Ramës ka mbaruar, ndryshimi po vjen. Dhe kam një thirrje për ato që brenda Partisë Demokratike ecin si gjarpërinjtë nën gurë apo si qen që kafshojnë të zotin e shtëpisë. Ndaloni dhe bashkohuni me ne sepse uragani jonë do ju marrë përpara! Rroftë Partia Demokratike! Rroftë Shqipëria! 

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

Me buzëqeshje e revoltë: Gen Z po e dridh pushtetin e Ramës!

Pa numër identifikimi e me shpërblim në xhep: Policët fshihen nga kamera e Piranjave!

Krah për krah për humanizëm: Aktivistët shpëtojnë jetë e mjekojnë uniformat blu!

Studentët kanë të drejtë!

Arroganca e pushtetit përballë krizës: Studentët i thonë "JO" Edi Ramës!

Pedagogët braktisin auditoret e bashkohen me studentët: Ultimatumi për grevë urie!

Trupi i fëmijës është i shenjtë.

Shoqërime masive e presion në shesh: Ish-policët denoncojnë skandalin e uniformave blu!

"Po t'i thyhej këmba fëmijës tuaj?": Piranjat "gozhdojnë" deputetët!

20-vjeçari rrëfen tmerrin që ndodh pas atyre dyerve.

Hiqe atë gur nga dora!

Si parashikoi Rama 13 vite më parë atë që po bën sot?

Gen Z/ Zëri i revoltës që po dridh pushtetin.

Ju lutem kujdes me veprimet, mos e provokoni policinë! ????

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?