POLITIKE

Foltorja e PD në Kombinat/ Alimehmeti: Të punojmë për fitoren, 24 janari një protestë vendimtare për të ardhmen

Piranjat Përditësimi i fundit 18 January 2026, 18:18

Foltorja e PD në Kombinat/ Alimehmeti: Të punojmë për

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka vijuar ditën e sotme turin e foltoreve në zonën e Kombinatit në Tiranë, ku u zhvillua një tjetër takim me mbështetës dhe strukturat e partisë.

Gjatë këtij takimi, në foltore ka mbajtur fjalën edhe kryetari i këshilltarëve bashkiakë të Partisë Demokratike në Këshillin Bashkiak të Tiranës, Ilir Alimehmeti.

Në fjalën e tij, Alimehmeti kritikoi ashpër qeverinë dhe politikat shtetërore, duke u ndalur te problematikat që, sipas tij, po përballen qytetarët e zonës.

Ai deklaroi se në Kombinat po synohet shembja e banesave për t’i hapur rrugë ndërtimit të kullave, duke e cilësuar këtë si një qasje negative ndaj komunitetit. “Këtë shtet e ka kapluar e keqja. Jemi të kapur nga narkotrafiku dhe të rinjtë po largohen nga vendi, ndaj duhet të angazhohemi,” u shpreh Alimehmeti.

Më tej, ai bëri thirrje për pjesëmarrje në protestën e thirrur nga Partia Demokratike më 24 janar, duke e cilësuar atë si një protestë të rëndësishme.

Sipas tij, PD është partia e fjalës së lirë dhe këto qëndrime duhet të përkthehen në veprime konkrete.

Alimehmeti u ndal edhe te roli i strukturave të partisë, duke theksuar se ato janë shtylla kurrizore e Partisë Demokratike dhe ura lidhëse mes qytetarëve dhe selisë qendrore. “PD i ka numrat e mëdhenj, por kjo matet edhe me besimin që përcjell. Fitorja është e përbashkët, pavarësisht se mund të kemi mendime të ndryshme,” përfundoi ai.

Fjala e Alimehmetit

I nderuar profesor Berisha, kryetar i Partisë Demokratike. Është gjithmonë një kënaqësi të jem unë mes jush, sepse në këtë kombinat, e tha pak më parë zonja Zefi, kryetarja e degës gjashtë këtu, kam ardhur fatkeqësisht vetëm për ato shtëpitë të cilat duan t'i hedhin në tokë sa herë dhe nuk duan t'i hedhin në tokë se kanë ndonjë nevojë për ju, por sepse duan të ndërtojnë ndonjë kullë tjetër apo ndonjë ndërtim tjetër aty e juve t'ju surgjynosin në një vend tjetër.

Fatkeqësisht kam ardhur vetëm për gjëra negative se kështu është, për të mbrojtur qytetarët nga këto lloj abuzimesh, se në këtë shtet që e ka kapluar komplet e keqja, ku e kaplon shëndetësinë mafia e ilaçeve, ku e kaplon ushqimin tonë të përditshëm mafia e ushqimeve, ku jemi të kapur nga narkotrafiku, ku të rinjtë tanë ikin nga mëngjesi deri në darkë, neve duhet të fillojmë të angazhohemi, sepse kjo është e vërteta.

Kjo është dhe arsyeja pse me 24 janar ne këtë e kemi protestë kombëtare tejet të rëndësishme. E në këtë aspekt, neve me të vërtetë jemi parti e fjalës së dhënë por duhet t'i kthejmë këto sot edhe në disa veprime. E duhet t'i kthejmë nga duke nisur pikërisht nga strukturat, se ju jeni shtylla kurrizore e partisë. Të jemi shumë të qartë, zemra e çdo organizmi është gjithmonë struktura bazë e juaja dhe këtë forcë neve s'e masim dot vetëm me numra. Numrat i ka të mëdha Partia Demokratike, por i mat edhe me lëvizjen e saj, me përkushtimin, me dyert që troket, me njerëzit që takon, me besimin që përçon. Se patjetër jeni ju ura lidhëse ndërmjet njerëzve dhe selisë qendrore dhe figurave drejtuese kryesore. Për këtë nuk ka asnjë lloj dyshimi.

E në këtë aspekt neve të gjithë duhet të punojmë bashkë. Mund t'i kemi mendime ndryshe se si mund të shkojmë drejt fitores, po fitoren e kemi një dhe të përbashkët. Se ka vetëm një mundësi që ne kemi, të largojmë këtë krikë që e ka kap këtë shtet këtu. Ta largojmë dhe ta largojmë bashkë. E kjo bëhet vetëm duke qenë neve shembull korrektese dhe organizimi. Duke qenë ne të bashkuar, duke qenë ne me një zë, duke qenë ne të qartë për qëndrimin që ne qëndrojmë, edhe njerëzit do na besojnë më shumë. Kështu që në këtë aspekt këtu me besim, me punë dhe me unitet, unë jam krejt i bindur që Partia Demokratike i ka të gjitha aftësitë e saj për të arritur e për t'ia dalë. Ju falenderoj se s'dua t'ju marr më shumë kohë. Faleminderit.
 

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

Me buzëqeshje e revoltë: Gen Z po e dridh pushtetin e Ramës!

Pa numër identifikimi e me shpërblim në xhep: Policët fshihen nga kamera e Piranjave!

Krah për krah për humanizëm: Aktivistët shpëtojnë jetë e mjekojnë uniformat blu!

Studentët kanë të drejtë!

Arroganca e pushtetit përballë krizës: Studentët i thonë "JO" Edi Ramës!

Pedagogët braktisin auditoret e bashkohen me studentët: Ultimatumi për grevë urie!

Trupi i fëmijës është i shenjtë.

Shoqërime masive e presion në shesh: Ish-policët denoncojnë skandalin e uniformave blu!

"Po t'i thyhej këmba fëmijës tuaj?": Piranjat "gozhdojnë" deputetët!

20-vjeçari rrëfen tmerrin që ndodh pas atyre dyerve.

Hiqe atë gur nga dora!

Si parashikoi Rama 13 vite më parë atë që po bën sot?

Gen Z/ Zëri i revoltës që po dridh pushtetin.

Ju lutem kujdes me veprimet, mos e provokoni policinë! ????

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?