POLITIKE

Foltorja në Kombinat/ Berisha: Jemi në agun e vërtetë të një fitoreje të pashmangshme

Piranjat Përditësimi i fundit 18 January 2026, 18:36

Foltorja në Kombinat/ Berisha: Jemi në agun e vërtetë

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka zhvilluar foltoren e radhës në zonën e Kombinatit në Tiranë, ku ka theksuar se demokratët janë në agun e vërtetë të një fitoreje të pashmangshme.

‘Jemi në agun e vërtetë të një fitoreje të pashmangshme në betejat e opozitës shqiptare’, u shpreh Berisha gjatë fjalës së tij me demokratët e Degës Kombinat.

Berisha: Mirëmbrëma dhe përshëndetjet më të përzemërta ju, demokrate dhe demokratë, drejtues të strukturave të PD në Kombinat, të gjithë qytetarëve të Kombinatit, Tiranës dhe mbarë Shqipërisë. një përshëndetje të përzemërt drejtuesve qendrorë dhe lokalë të PD, të pranishëm në këtë këtë sallë, znj.kryetare, z.Klevis, z.Ilir, Andia dhe të gjithë sa jeni këtu.

Kam ardhur sot tek ju për një bisedë që duhet ta bëjmë me njëri-tjetrin, duhet ta bëjmë me çdo demokrat, në mënyrë që të kuptojmë, të realizojmë se sot ne jemi në agune  vërtetë të një transformimi të madh. Sot, ne jemi në agun e vërtetë të një fitoreje të pashmangshme në betejat e saj, të opozitës shqiptare. Unë, jam i vetëdijshëm se ju me të drejtë jeni të dëshpëruar, jeni të lodhur, të mërzitur, një opozitë e pamerituar 13 vjeçare është stërmunduese. Jam i vetdijshëm se armiku që ne kemi përballë nuk respekton asnjë rregull, por nga ana tjetër jam i vetëdijshëm dhe i sigurtë se ne së bashku sot, jemi në prag të përmbushjes së misionit tonë historik të shpëtimit të Shqipërisë dhe shqiptarëve nga narkodiktatura, apo diktatura autokratike, e cila në shumë aspekte ka shkatërruar dhe dëmtuar qënien shqiptare më shumë se çdo regjim tjetër në tërë historinë e këtij vendi.

Kreu i narkoekzekutivit të sotëm, Edi Rama është sjellë me opozitën me të njëjtën moral, me të njëjtën urrejtje, me të njëjtën armiqësi të paraardhësve të tij.

Natyrisht, nuk është më koha e diktaturave totalitare ku pluralizmi ndalohej me Kushtetutë, por sot ky përdor çdo mjet për të shtypur pluralizmin, për të shtypur opozitën.

Përveç gjahut të shtrigave që bën ndaj opozitarëve, punës së tyre, bizneseve të tyre e me radhë, nuk ngurron të arrestojë, persekutojë, njëlloj si etërit e tij, drejtuesit e opozitës. Edi Rama në këto 13 vite shkatërroi institucionin më themelor të demkracisë, por edhe të dinjitetit, votën e lirë.

Ai qendron në pushtet duke plaçkitur votën. Me lidhjet e tij të krimit, ai ka ngritur në piedestal kartelet e drogës, vrasësit serialë, me qeveritarët e tij dhe familjen e tij ka vendosur sistemin e plaçkitjes më të pamëshirë që shqiptarët kanë njohur në tërë historinë.

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

Me buzëqeshje e revoltë: Gen Z po e dridh pushtetin e Ramës!

Pa numër identifikimi e me shpërblim në xhep: Policët fshihen nga kamera e Piranjave!

Krah për krah për humanizëm: Aktivistët shpëtojnë jetë e mjekojnë uniformat blu!

Studentët kanë të drejtë!

Arroganca e pushtetit përballë krizës: Studentët i thonë "JO" Edi Ramës!

Pedagogët braktisin auditoret e bashkohen me studentët: Ultimatumi për grevë urie!

Trupi i fëmijës është i shenjtë.

Shoqërime masive e presion në shesh: Ish-policët denoncojnë skandalin e uniformave blu!

"Po t'i thyhej këmba fëmijës tuaj?": Piranjat "gozhdojnë" deputetët!

20-vjeçari rrëfen tmerrin që ndodh pas atyre dyerve.

Hiqe atë gur nga dora!

Si parashikoi Rama 13 vite më parë atë që po bën sot?

Gen Z/ Zëri i revoltës që po dridh pushtetin.

Ju lutem kujdes me veprimet, mos e provokoni policinë! ????

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?