POLITIKE

“Parlament kriminal, punon vetëm për oligarkët”/ Deputetja Zhupa nga Foltorja: Mbështes çdo protestë kundër qeverisë

Piranjat Përditësimi i fundit 15 December 2025, 18:51
“Parlament kriminal, punon vetëm për oligarkët”/

Deputetja Ina Zhupa në fjalën nga Foltorja e PD, u shpreh se mbështeste protestën e “Shqipëria Bëhet” dhe dënon dhunën ndaj aktivistëve, pasi sheshi sipas aj është i të gjithëve dhe vetëm nëse shqiptarët bashkohen mund të rrëzojnë këtë qeveri.

“Keni zgjedhur të qëndroni, keni zgjedhur të protestoni e të flisni në emër të shqiptarëve të protestojnë çdo ditë për gjendjen e tyre por nuk kanë gjetur kurajën të na bashkohen. Mbështes edhe protestën e Shqipëria Bëhet dhe dënoj dhunën e policisë sepse sheshi është i të gjithëve”, tha ajo.

Më tej deputetja e PD ka bërë thirrje që qytetarët të bëhen pjesë e protestës që PD mban më 22 dhjetor.

Ina Zhupa: Të flasësh para jush është një përgjegjësi sepse ju keni zgjedhur që të mos qëndroni, keni zgjedhur të protestoni. Keni zgjedhur që të flisni në emër të atyre mijëra, qindra mijëra shqiptarëve që protestojnë, protestojnë çdo ditë për gjendjen e tyre, por ndoshta ende nuk kanë gjetur kurajon që të bashkohen fizikisht në protestën tonë.

Unë përshëndes edhe protestën e aktivistëve Shqipëria bëhet dhe dënoj dhunën policore ndaj tyre, sepse sheshi është për të gjithë, sheshi është për të gjithë protestuesit kundra Edi Ramës, pa asnjë dallim, për çdo opozitar, për çdo qytetar, të bashkohemi sepse është një e keqe e madhe që mund ta luftojmë vetëm të bashkuar dhe pa dallime.

Para meje foli Eliani dhe e dëgjova me shumë vëmendje. Është shqetësimi i mijëra studentëve. Unë jam pedagoge dhe pyetja që i bëra studentëve ishte, sa nga ju doni të ikni nga Shqipëria? Dhe fatkeqësia ishte që të gjithë ngritën dorën. Të gjithë donin të iknin nga Shqipëria, dikush sepse e kishte të pamundur të mjekonte nënën e vet të sëmurë me kancer. Dikush sepse nuk e shikonte të ardhmen këtu si studentë të masterit që janë, për fëmijët e vet. Të gjithë kishin arsye.

Askush nuk kishte shpresë për Shqipërinë. Varfëria është ulur këmbëkryq. Ne jemi në muajin dhjetor, jemi në muajin e festave, ku çdo familje normale do duhet të mendonte për një dhuratë për fëmijët, do duhet të mendonte për darkën e festës, por në fakt askush nuk e mendon këtë. Mendojnë se si do të shtyjnë muajin. Mendojnë që nuk kanë pasur kurrë mundësi në jetën e tyre t'i bënin një dhuratë fëmijës. Sipas të dhënave të Eurostat-it, 48% e fëmijëve nën 18 vjeç në Shqipëri jetojnë në varfëri ekstreme.

Dhe kur një parlament nuk bën dot një ligj që t'i garantojë të ardhura familjeve në nevojë, nuk bën dot një ligj për minimumin jetik, që askush në Shqipëri mos të marri nën 200 euro, është një parlament kriminal. Është një parlament i cili punon për interesat e një grushti njerëzve. Është një parlament që vetëm të enjten e kaluar kaloi amnistinë fiskale për të falur miliona euro të atyre që kanë bërë biznes me qeverinë, ato miliona euro që mund të ishin në shërbimin tuaj, në shërbim të shëndetësisë, në shërbim të bursave të arsimit, në shërbim të familjeve në nevojë. Imagjinojeni miq që një fëmijë jetim merr vetëm 60.000 lekë të vjetra në muaj. Është e pamundur të mbijetojë.

Imagjinojeni që keni pensione të cilat shkojnë nga 50.000 lekë të vjetra në fshat e deri në 100.000 lekë. Është e pamundur. Gjithçka është vlerësuar dhe asnjë para nuk shkon për qytetarët. Kemi që në shtator që jemi mbledhur në kuvend dhe nuk kemi miratuar një ligj që t'i shërbejë interesit të qytetarëve.

Kalohen vetëm ligje për oligarkët. Propozon Partia Demokratike mocion me debat për skandalin tek onkologjiku, e rrëzojnë ata. Propozon Partia Demokratike amendamente për buxhetin. Kam propozuar personalisht amendament për oficerët në shkolla, për sigurinë në shkolla. Po na vrasin fëmijët në shkolla.

Vrasja e fundit ishte 15 vjeçari në Durrës, në dyert e shkollës. Nuk e miratojnë. Janë sa 1 e 100 e tunelit të Llogarasë dhe nuk e miratojnë. Nuk miratojnë asgjë që çon para tek mësuesit, tek fermerët. Zona ime, unë jam deputete e qarkut të Vlorës, dhe zona ime është përmbytur dhe është djegur.

Vetëm në gjashtë muaj Delvina është shkrumbuar dhe më pas është përmbytur. Po si Delvina dhe Finiqi dhe Saranda, zero, asnjë lekë. Që nga qershori e deri tani. Bëmë amendament në kuvend për t'u dëmshpërblyer ata njerëz, për t'i vënë një faturë financiare dhe nuk e miratuan. Nuk kanë para. Nuk ka para buxheti i shtetit për qytetarët. 

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

Me buzëqeshje e revoltë: Gen Z po e dridh pushtetin e Ramës!

Pa numër identifikimi e me shpërblim në xhep: Policët fshihen nga kamera e Piranjave!

Krah për krah për humanizëm: Aktivistët shpëtojnë jetë e mjekojnë uniformat blu!

Studentët kanë të drejtë!

Arroganca e pushtetit përballë krizës: Studentët i thonë "JO" Edi Ramës!

Pedagogët braktisin auditoret e bashkohen me studentët: Ultimatumi për grevë urie!

Trupi i fëmijës është i shenjtë.

Shoqërime masive e presion në shesh: Ish-policët denoncojnë skandalin e uniformave blu!

"Po t'i thyhej këmba fëmijës tuaj?": Piranjat "gozhdojnë" deputetët!

20-vjeçari rrëfen tmerrin që ndodh pas atyre dyerve.

Hiqe atë gur nga dora!

Si parashikoi Rama 13 vite më parë atë që po bën sot?

Gen Z/ Zëri i revoltës që po dridh pushtetin.

Ju lutem kujdes me veprimet, mos e provokoni policinë! ????

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?