Horoskopi për ditën e mërkurë, 28 Tetor 2026
Dashi Gjatë gjysmës së parë të ditës ka shumë mundësi që të merrni një lajm lidhur me sferat praktike t&e...
Dashi Gjatë gjysmës së parë të ditës ka shumë mundësi që të merrni një lajm lidhur me sferat praktike t&e...
Një restorant është përfshirë nga flakët mbrëmjen e sotme në qytetin e Librazhdit. Pas marrjes së njoftimit, në...
20-vjeçari shqiptar Rogert Ajdini ka humbur jetën tragjikisht pas një aksidenti të rëndë në vendin e punës, mëngj...
Gjykata e Krimeve të Rënda në Romë ka dënuar me burgim të përjetshëm Mark Antony Samson, të riun që në ma...
Hetimi i nisur nga Prokuroria e Tiranës pas plagosjes me plumb gome në sy të protestuesit Erion Vishkulli, ka çuar hetuesit tek Forcat e N...
Kampionati “Abissnet Superiore” do të vijojë me ndeshjet e javës së 9-të, të cilat do të zhvillohen të m&eu...
Një studente e Mjekësisë, e cila i është bashkuar protestës përpara Ministrisë së Arsimit, ka ngritur shqetësi...
Revolta e studentëve dhe e pedagogëve përpara Ministrisë së Arsimit vijon edhe sot më 27 tetor. Protestuesit i kanë vendosur ...
Individët me paga bruto mbi 700 mijë lekë në muaj do të përballen me një normë më të lartë tatimi mbi t&e...
Gjatë protestës së zhvilluar përpara Ministrisë së Arsimit, studentët kanë shprehur revoltën e tyre jo vetëm m...

Deputeti i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi ka depozituar një kërkesë zyrtare për interpelancë me Ministrin e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Andi Salla, lidhur me masat e marra për zhbllokimin e fondeve IPARD, të cilat për të tretin vit radhazi rrezikojnë t’u mohohen fermerëve shqiptarë.
Në kërkesën drejtuar Kryetarit të Kuvendit, Niko Peleshi, Blushi thekson se fondet IPARD janë instrument financiar i Bashkimit Europian për zhvillimin rural dhe nuk janë fonde diskrecionale të qeverisë, por të kushtëzuara nga rregulla strikte transparence, kontrolli dhe llogaridhënieje.
Sipas deputetit, dështimi i mekanizmave të menaxhimit dhe kontrollit nga Ministria e Bujqësisë ka sjellë pasoja të rënda financiare për fermerët, me rreth 112 milionë euro ndihma në vit të bllokuara, si edhe pasoja administrative dhe reputacionale për shtetin shqiptar. Blushi citon të dhëna publike, raporte auditimi dhe zhvillime të fundit që, sipas tij, flasin për parregullsi serioze në përzgjedhjen, kontraktimin dhe verifikimin e projekteve IPARD, përfshirë projekte fiktive, konflikte interesi, mungesë verifikimesh në terren dhe dobësi të theksuara të kontrollit të brendshëm.
KERKESA
Lënda: Kërkesë për interpelancë me Ministrin e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Z. Andi Salla
Drejtuar: Kryetarit të Kuvendit
Z. Niko Peleshi
I nderuar Zoti Kryetar i Kuvendit,
Bazuar në nenin 80, pika 1 të Kushtetutës dhe në nenin 96 të Rregullores së Kuvendit, paraqes kërkesën për interpelancë me Ministrin e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Z. Andi Salla lidhur me masat e marra për zhbllokimin e fondeve IPARD, që për të tretin vit radhazi rrezikohet t’u mohohen fermerëve shqiptarë.
Fondet IPARD janë një instrument financiar i Bashkimit Europian, i projektuar për të mbështetur zhvillimin rural dhe për të përgatitur vendet kandidate për administrimin korrekt të fondeve strukturore të BE-së. Ato nuk janë fonde diskrecionale të Qeverisë, por fonde me rregulla strikte, me standarde të larta transparence, kontrolli dhe llogaridhënieje.
Kërkesa për interpelancë buron nga një shqetësim serioz lidhur me dështimin e mekanizmave të menaxhimit dhe kontrollit të fondeve IPARD nga ana e Ministrisë së Bujqësisë, dështim i cili ka prodhuar pasoja konkrete financiare për fermerët shqiptarë (112 milion euro ndihmë të bllokuara në vit), si dhe pasoja administrative dhe reputacionale për shtetin shqiptar.
Të dhëna publike, raporte auditimi dhe zhvillime të njohura së fundmi flasin për parregullsi serioze në fazën e përzgjedhjes, kontraktimit dhe verifikimit të projekteve IPARD, për projekte fiktive, konflikte interesi, mungesë verifikimi në terren dhe dobësi të theksuara në sistemin e kontrollit të brendshëm administrativ.
Dua ta theksoj qartë, se përgjegjësia politike për ndërtimin, funksionimin dhe mbikëqyrjen e sistemit i takon Ministrisë së Bujqësisë. Në çdo standard europian të qeverisjes, dështimi i sistemit është përgjegjësi e drejtuesit politik.
Keqmenaxhimi i fondeve IPARD nuk është një çështje proceduriale. Ai ka pasoja të drejtpërdrejta:
-Përjashtimin e fermerëve nga skemat e mbështetjes (112 milion euro ndihma në vit),
-Deformimin e konkurrencës në sektorin bujqësor,
-Rrezikimin e besueshmërisë së Shqipërisë ndaj institucioneve të Bashkimit Europian,
-Dhe rrezikun real të pezullimit ose kufizimit të fondeve edhe për vitin e ardhshëm.
Në këtë kuadër, kërkoj përgjigje të sakta dhe të dokumentuara për çështjet e mëposhtme:
-Cili ka qenë modeli i menaxhimit dhe kontrollit të fondeve IPARD i zbatuar nga Ministria e Bujqësisë dhe kush mban përgjegjësi për devijimet nga manualet dhe udhëzimet e BE-së?
-Sa projekte janë kontrolluar përmes verifikimeve në terren para dhe pas disbursimit të fondeve, dhe cilat kanë qenë gjetjet kryesore?
-Cilat janë shkeljet administrative ose financiare të konstatuara nga auditimet e brendshme apo të jashtme, dhe cilat masa disiplinore janë marrë?
-Cili është impakti financiar i parregullsive të konstatuara dhe a ka pasur kërkesa për kthim fondesh nga ana e Bashkimit Europian dhe në çfarë vlere financiare?
-Çfarë masash strukturore ka ndërmarrë ministria për të garantuar se skemat e ardhshme IPARD do të jenë në përputhje të plotë me acquis të BE-së?
Ministria e Bujqësisë ka detyrimin të sqarojë publikisht:
-se ku ka dështuar sistemi,
-kush ka mbajtur përgjegjësi administrative,
-dhe çfarë reformash konkrete janë ndërmarrë.
Kjo interpelancë është ushtrim i kontrollit parlamentar dhe mbrojtje e interesit publik. Transparenca dhe llogaridhënia nuk janë opsionale, por detyrim kushtetues. Mbetem në pritje të caktimit të datës së zhvillimit të interpelancës, në përputhje me afatet e përcaktuara në Kushtetutë dhe Rregulloren e Kuvendit.
Ligjvënësi demokrat, Bleind Këlliçi ka reaguar pas hetimeve të SPAK dhe masave të sigurisë të lëshuara nga GJKK...
Kreu i opozitës, Sali Berisha duke komentuar arrestimet e bëra sot ndaj disa zyrtarëve dhe biznesmenëve tha ndër të tjera se Sue...
Kreu i PD-së Sali Berisha ka reaguar në lidhje me aksionin e SPAK në Agjencinë Kombëtare të Shoqërisë së Informac...
Kreu i opozitës Sali Berisha tha sot gjatë konferencës me gazetarët se AKSHI, ishte kopshti i familjes Rama, pasi paratë e vjedhura s...
Kryedemokrati Sali Berisha gjatë një konference me gazetarët në selinë e PD-së foli për urdhër arrestet e lëshuar...
Partia Demokratike ka bërë thirrje për një protestë kombëtare më 22 dhjetor, duke e cilësuar situatën politike n&eu...
Një përplasje ka ndodhur mes kryeministrit Edi Rama dhe gazetares Eglantina Bardhi. Në Konferencën për të Drejtën...
Kryeministri Edi Rama, gjatë një takimi të dedikuar të drejtës për informim, kritikoi Komisionerin për të Drejtën...
Kryeministri Edi Rama në konferencën e mbajtur ditën e sotme komentoi edhe median online, duke rikujtuar përpjekjen që bëri para...
Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta në një intervistë nga qelia për Syri.net komentin dhe rrëmbimin e postit të A...