Forumi i IDU, Berisha gati të udhëtojë sërish në SHBA

Kryetari i PD Sali Berisha ka konfirmuar lajmin për një tjetër udhëtim drejt SHBA. Në dalje nga SPAK ku zbatoi vendimin e detyrim paraqitje ai tha se po shqyrton mundësinë të udhëtojë në Uashington për forumin e IDU-së.
Në dalje prej SPAK ku ishte në zbatim të masës së sigurisë për dosjen “Partizani” ku është person në gjykim, lideri i opozitës pohoi se udhëtimi në SHBA mund të bëhet edhe më herët se fillimi i dhjetorit
“A do shkoj në dhjetor në Uashington? Po sikur të shkoj para dhjetorit? Për forumin, do ta marr vendimin më vonë, në parim po, por nuk është vendimi përfundimtar”.
Në një kohë që lideri demokrat po mendon të udhëtojë sërish përtej oqeanit, Kryeministri Edi Rama ndodhet atje dhe zhvilloi një takim me shqiptarët.
“E patë, e patë ç’i bënë? Shqiptarët kundër! Zhvilloi, dhe Fox News, në televizionin kryesor protesta e shqiptarëve kundër tij. Protesta atje, protesta në Detroit, me gjithë fushatën e kërcënimeve. Dhe i falënderoj shumë diasporën guximtare që i tha se ti je personi më i urryer”.
Para dyerve të SPAK, Berisha sulmoi prokurorët e posaçëm të cilët i etiketoi si skllevër të Edi Ramës, duke i akuzuar se nuk po hetojnë asnjë çështje kundër kreut të ekzekutivit.
“Ky organ është thjesht një hetuesi private e Edi Ramës, që komandohet prej tij dhe që funksionon në mburojë të krimeve monstruoze që Edi Rama kryen bashkë me suitën e tij të ngushtë”.
Lideri demokrat do të paraqitet sërish pas dy javësh në SPAK, ndërsa gjyqi kundër tij vijon në gjykatën e posaçme.
Lexo edhe
POLITIKE
Eurodeputetja Wiseler Lima kërkon heqjen e imunitetit të Ballukut!

Bardhi: Bllokimi i drejtësisë nga politika dobëson shtetin ligjor. Rasti Balluku shembull në mbrojtjen e korrupsionit

Kaso: Shqipërisë i duhet një Reformë Territoriale që u shërben qytetarëve jo një hartë zgjedhjesh për mazhorancën

Nga Agasi, te AKSHI, “rrugët e florinjta’ dhe Aruba, Berisha rendit para SPAK aferat e qeverisë Rama: Miliarda euro të grabitura nga shqi...

“Nga krimi elektoral, te 400 mln euro për inceneratorët që nuk punojnë dhe 4 mld euro për portet”, Berisha: Ja përse Rama duhet të pyetet...





