Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Nuk e lejuan të bënte grafi për këmbën e thyer, rëndohet situata shëndetësore e Veliajt Aksident në autostradën Rrogozhinë-Lushnjë, furgoni përplaset me dy automjete Fëmijët e një kopshti në Vlorë përfundojnë në pediatri, dyshohet se janë helmuar, deri më tani 7 raste në s... Landfilli i Bushatit/ 13 punonjës në listëpagesa, por jo në vendin e punës Horoskopi, 7 nëntor/ Zbuloni çfarë parashikojnë yjet për secilën shenjë Kthjellime dhe vranësira kalimtare/ Moti për ditën e sotme Lule, premtime dhe dhunë/ Historia e Anxhelës, nga dashuria te medikamentet në pije Kush na e uli kokën Fabrika në Shkodër hedh 50 punonjës në rrugë! Pronari italian nuk hap telefonin 7 mijë dollarë borxh me noter, mikesha zhduket dhe i bën bllok pogradecarit Skaneri final i dyshes Rama-Veliaj Landfilli i Bushatit: Administratë fantazmë që ha taksat e qytetarëve
POLITIKE

FOTO/ Këto janë pistoletat që Erdogan u dhuroi liderëve të shteteve të NATO-s

P
Piranjat 9 July 2026, 17:11 · 2 min lexim
FOTO/ Këto janë pistoletat që Erdogan u dhuroi liderëve

Janë publikuar fotot e dhuratës së pazakontë që presidenti turk, Rexhep Tajip Erdogan, u dhuroi liderëve të NATO-s që morën pjesë në samitin e Aleancës, mes tyre edhe kryeministrit shqiptar, Edi Rama. Sipas mediave turke, bëhet fjalë për një revolver të personalizuar me emrin e secilit lider të gdhendur mbi të, i shoqëruar me një kuti me plumba të vërtetë dhe një komplet të posaçëm për pastrimin e armës.

Sipas zyrtarëve evropianë të cituar nga Politico, dhuratat iu dorëzuan të mërkurën nga presidenti turk Presidentes së Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, dhe Presidentit të Këshillit Evropian, Antonio Costa. Një zyrtar i Këshillit Evropian deklaroi se ekipi i sigurisë së Costas e mori revolverin për të kryer kontrollet e nevojshme. “Ne do të ndjekim procedurat belge për transportin e saj dhe më pas do të ruhet në përputhje me kërkesat e sigurisë të vendosura nga Sekretariati i Përgjithshëm i Këshillit”, tha ai.

Për Ursula von der Leyen, një zëdhënëse tha se Presidentja e Komisionit e falënderoi Erdoganin për gjestin. “Arma do të transportohet dhe ruhet në mënyrë të sigurt. Pasi të çaktivizohet, qëllimi i Presidentes është ta dhurojë atë në një muze ushtarak”, theksoi ajo.

FOTO/ Këto janë pistoletat që Erdogan u dhuroi liderëve

Edhe pse këto konsiderohen armë simbolike, dhuratat pritet të bien ndesh me rregullat e rrepta të Bashkimit Evropian për vlerën e dhuratave që zyrtarët mund të pranojnë, sipas një prej zyrtarëve evropianë.

Për këtë arsye, konsiderohet e pamundur që marrësit t’i mbajnë ato si sende personale.

Ndërkohë, liderë të tjerë evropianë, përfshirë kryeministrin britanik Keir Starmer dhe kryeministrin holandez Dick Schoof, kanë deklaruar publikisht se do t’i lënë armët në Turqi për t’u çaktivizuar fillimisht dhe më pas për t’u transportuar në vendet e tyre.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

POLITIKE

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.