FOTO-LAJM/ Dje Rama dekoroi Gramoz Ruçin, i biri protestë kundër qeverisë

Një postim i bërë nga Ledio Ruçi, djali i një prej ikonave të PS, Gramoz Ruçi, në rrjetet sociale ka tërhequr vëmendjen. Ai ka shpërndarë në Insta Story një foto që është bërë virale kohët e fundit, ku në ballkonin e një apartamenti shfaqet një banderolë me mbishkrimin: “Nuk ka shtet”.
Postimi vjen vetëm një ditë pasi babai i tij, Gramoz Ruçi, u dekorua nga kryeministri Edi Rama gjatë ceremonisë së organizuar në Tiranë me rastin e 35 vjetorit të Partisë Socialiste.

Ndonëse Ledio Ruçi nuk ka bërë asnjë koment shtesë, shpërndarja e fotos vjen në kulmin e debatit dhe protestave që kanë shoqëruar projektin e resortit turistik në Zvërnec. Ndërsa qytetarët kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.
Ndërkohë, qytetarët, pas 3 tubimeve masive në kryeqytet, sot zhvillohet i katërti, kanë paralajmëruar vijimin e protestave edhe në ditët në vijim, duke kërkuar më shumë transparencë dhe informacion lidhur me investimin e planifikuar në zonë. Postimi i Ledio Ruçit vjen pikërisht në këtë klimë tensionesh dhe pakënaqësie qytetare, duke shtuar interesin rreth mesazhit të përcjellë përmes fotos së publikuar.
Lexo edhe
POLITIKE
Protesta e organizuar nga jashtë? Rama “gjen fajtorin”: Vendet kundër BE organizojnë e nxisin situata të ngjashme! Terrori kibernetik…...

“Nuk ka dialog pa dorëheqje!”/ Rama për thirrjen e protestuesve: Disa më kanë shkruar që nga protesta e parë! Asgjë s’më lëviz…...

Rama për Zvërnecin: Çështja e origjinës së pronës do të hetohet nga SPAK

Rama pas mbledhjes së qeverisë: Do të them të vërtetat për Zvërnecin dhe pronësinë e tokës!

Skandal në Izrael/ Edi Rama u kërcënua nga Netanjahu për të zëvendësuar konsullin e nderit të Shqipërisë

Vokshi akuzon qeverinë për fshehje të procesit të integrimit: Po censurohet opozita dhe publiku

Rama sulmon protestuesit: Çeta kinse shqiponjash si të Gjermanisë naziste

Zvërneci/ Ermelinda Meksi: Qytetarët s’duhet të jenë vetëm spektatorë kur merren vendime që prekin mjedisin dhe pasuritë natyrore





