Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Tarifat e larta bankare mbajnë peng luftën ndaj ‘ekonomisë së cash-it’ Studentët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, vijon bojkoti në Universitete KLSH: Borxhi doganor u rrit me 26% në 2025, arriti në 61.8 miliardë lekë - Ekofin Humbjet e republikanëve në zgjedhjet e mesmandatit në SHBA, raportimet për dorëheqje të Hegseth dhe Marco R... Kursi i këmbimit valutor për ditën e sotme “Surprizat” e motit për ditën e sotme, 7 nëntor 2026 KE: Rritja e turizmit nuk po reflektohet në të ardhura, shumë apartamente me qira jashtë regjistrave E premte “e zezë”/ Gjithçka kthehet “përmbys” për dy shenja horoskopi Berisha fton partitë për bashkim: Bashkohem që nesër me cilindo që synon largimin e Ramës Sazani, Jared Kushner dhe fitorja e Jon Ossoff/ Shqipëria u kthye në armë politike në zgjedhjet amerikane Mbi 10 ton kokainë/ Banda shqiptare kishte vendosur mbi paketim edhe adresat ku do dërgohej droga Kush është tutorja shqiptare që kontrollon biznesin e prostitucionit në Paris: Fitimet janë marramendëse
POLITIKE

FOTOLAJM/ “Kush e heton peshkun e madh?”- Protestuesit ironizojnë lirimin e Ilir Beqajt

P
Piranjat31 July 2026, 19:46 · 2 min lexim

Protestuesit që prej 62 ditësh dalin në shesh kundër qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama kanë përcjellë edhe këtë mbrëmje mesazhe përmes pankartave, ku një pjesë e tyre iu referuan zhvillimeve të fundit në çështjen e ish-ministrit të Shëndetësisë, Ilir Beqaj.Një nga pankartat kryesore ironizonte vendimin e GJKKO-së për zëvendësimin e masës së sigurisë ndaj Beqajt nga arrest me burg në arrest shtëpie.

FOTOLAJM/ “Kush e heton peshkun e madh?”- Protestuesit


“I fshiu paratë e shëndetësisë me sterilizim. Tani fshin shtëpinë me regjim! Vjedh në spitale, mbrohet në pallate”, shkruhej në pankartë.

“Peshku i madh ha të voglin. Po peshkun e madh kush e heton? Të mëdhenjtë nuk janë mbi ligjin. Llogaridhënie për të gjithë! SPAK heton. Qytetarët presin përgjigje”, thuhej në një tjetër mesazh të protestuesve.

Në tubimin e 62 nuk munguan as pankartat në anglisht, ku njëra prej tyre ironizonte etiketimet e mëparshme të protestuesve si “korba” nga kryeministri Edi Rama.

“A e dinit? Korbat mund të njohin fytyrat e njerëzve dhe të mbajnë mend ata që janë të mirë ose mizorë ndaj tyre. Dorëheqje!”, shkruhej në pankartë.

Po ashtu, protestuesit përsëritën vendosmërinë për të vijuar tubimet edhe në ditët në vijim, përmes mesazhit: “62. Nesër edhe më shumë”, ndërsa një tjetër pankartë mbante shkrimin: “SPAK heton. Qytetarët presin përgjigje.”

 

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

POLITIKE

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.