POLITIKE

Fox News godet Ramën, Nesho: Kryeministri i dobët, ka frikë nga institucionet që vetë i ka instrumentalizuar

Piranjat Përditësimi i fundit 14 December 2025, 19:01

Fox News godet Ramën, Nesho: Kryeministri i dobët, ka frikë nga

Një shkrim i medias prestigjioze amerikane Fox News, që vë në dukje heshtjen e Departamentit të Shtetit përballë akuzave për korrupsion ndaj zyrtarëve të lartë të qeverisë Rama, ka ndezur një debat të ri mbi perceptimin ndërkombëtar të situatës politike në Shqipëri.

Në një analizë në Edicionin e Pasdites në SYRI TV, diplomati Agim Nesho deklaroi se ky artikull dhe vëmendja e shtuar mediatike janë një shenjë e qartë se Shqipëria po shihet si një vend nën një regjim autokratik, ku institucionet shtetërore janë të kapura.

Nesho:Sensibilizimi, sidomos nga mediat në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, është plotësisht në informim të opinionit publik që Shqipëria është në një autokraci, në një regjim i cili ka kapur të gjitha institucionet e shtetit. Dhe kjo tregon që edhe rastet më flagrante të korrupsionit kërkojnë të justifikohen duke hequr parasysh që çdo veprim i një qeverie demokratike bazohet në moralin, në dorëheqjet, përpara se t'i japi llogaridhënie të plotë dhe t'i lejojë institucionet e hetimit që të kryejnë punën e tyre.

Por ajo që është më e rëndësishme është që ky sensibilizim i opinionit publik, ju e thatë me të drejtë, bën të mundur që çfarëdo situate që të ndodhi në Shqipëri, ashtu siç e ka parashikuar edhe opozita shqiptare, që tashmë me zotin Rama nuk ka asnjë mënyrë bashkëpunimi, as në parlament, ku dhe institucionet e pakta të mbetura të shtetit janë marrë në mënyrë të padenjë prej tij, duke manipuluar edhe në rastin kur kërkohet një konsensus i plotë, ose është patur një precedent që institucione si Avokati i Popullit t'i kalojë opozitës, kushdo qoftë kjo, nga njëri krah ose nga krahu tjetër, tashmë asnjë gjë nuk funksionon në këtë shtet autokratik të Ramës.

Prandaj, atë që duhet të bëjmë neve është që situata të rikthehet drejt një demokracie. Prandaj, është populli, janë partitë politike të cilat duhet dhe e kanë për detyrë që ta rikthejnë këtë gjë. Dalja e këtyre fakteve në shtypin prestigjoz, në median gjigande amerikane, sigurisht do ta, do ta bëjë më të lehtë një perceptim në të gjitha nivelet.

Në nivelin e opinionit publik të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, por dhe në nivelin e institucioneve vendimmarrëse të Departamentit të Shtetit, të Këshillit të Sigurimit Kombëtar, që kjo situatë në Shqipëri nuk është një situatë e papritur, është një situatë që vjen pas një kalvari të ekstremiteteve të drejtësisë për ta ndarë dhe për ta për të krijuar një moment humbje te opozita, për të mos bërë të mundur rotacionin politik.

Pastaj duke vazhduar në vjedhjet galopante, duke manipuluar tenderat, duke shfrytëzuar të gjithë hapësirat dhe duke bashkëpunuar jashtë rregullave të përcaktuara nga ligjet e shtetit. Të gjitha këto tregojnë që e para, situatën duhet ta ndryshojnë vetë shqiptarët, por së dyti, sensibilizimi i opinionit publik tashmë është bërë për të ditur që çdo ndryshim që do kërkojë populli shqiptar, është më se i përligjur për arsye sepse është në vazhdimësinë e atyre proceseve të deritanishme që kanë ndodhur, por që vetëm vitet e fundit kanë filluar të shfaqen dhe të perceptohen në opinionin publik botëror.

Një fakt tjetër, dua të them, që ngjarjet e 11 Majit, zgjedhjet farsë që realizoi zoti Rama, dhe nuk ishte dhe nuk janë zgjedhjet e vetme kur ai ndryshoi, por kishim një pandëshkueshmëri të elementëve qeveritarë, të cilët në shumë raste kanë shfrytëzuar gjithë hapësirat e një shteti për të mos legjitimuar ato institucione që do të dilnin nga vullneti i lirë i shqiptarëve.

Kjo tregon që Rama tashmë është i dobët, Rama tani ka frikë nga vetë institucionet të cilat i ka manipuluar dhe instrumentalizuar deri tani kundër opozitës. Por faktet janë aq të forta sa korrupsioni i tij nuk mund të fshihet edhe nga ato organe qe deri tani ai është përpjekur në shumë mënyra për ti dirigjuar dhe për ti orkestruar ato.

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

Me buzëqeshje e revoltë: Gen Z po e dridh pushtetin e Ramës!

Pa numër identifikimi e me shpërblim në xhep: Policët fshihen nga kamera e Piranjave!

Krah për krah për humanizëm: Aktivistët shpëtojnë jetë e mjekojnë uniformat blu!

Studentët kanë të drejtë!

Arroganca e pushtetit përballë krizës: Studentët i thonë "JO" Edi Ramës!

Pedagogët braktisin auditoret e bashkohen me studentët: Ultimatumi për grevë urie!

Trupi i fëmijës është i shenjtë.

Shoqërime masive e presion në shesh: Ish-policët denoncojnë skandalin e uniformave blu!

"Po t'i thyhej këmba fëmijës tuaj?": Piranjat "gozhdojnë" deputetët!

20-vjeçari rrëfen tmerrin që ndodh pas atyre dyerve.

Hiqe atë gur nga dora!

Si parashikoi Rama 13 vite më parë atë që po bën sot?

Gen Z/ Zëri i revoltës që po dridh pushtetin.

Ju lutem kujdes me veprimet, mos e provokoni policinë! ????

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?