Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
EMRAT/ Dhunuan punonjësin dhe grabitën xhiron e karburantit në Klos, arrestohen dy të rinjtë Bordi i Transparencës ndryshon çmimet e naftës dhe benzinës, ja sa do të shiten nga sot Virozat mbushin Pediatrinë e Elbasanit, mbi 100 fëmijë paraqiten në 24 orë Vrasja e të riut nga Barleta zbardh skemën, Kepi: Miliona euro të trafikut të drogës pastrohen ne Shqipëri... Berisha njofton sërish protestë të shtunën: Në 12:00 te Kryeministria! Media franceze: Rinia ka vënë nën presion pushtetin e Ramës! Sulm kibernetik në Francë, hakerët ndërhyjnë në sistemin e ftohjes së rezervave të gjakut, temperatura arri... Deputeti iranian kërcënon Evropën: Raketat tona mund të godasin “zemrën” e saj nëse SHBA përdor bazat atje... Tinder si karrem për grabitje, zbulohet skema e pazakontë e grupit kriminal në Turqi Çfarë do të thotë humbja e Trump për Europën dhe tregjet globale Tre operacione policore në Vlorë, arrestohen 3 persona në kërkim! Njëri i dënuar me 20 vite burg për vrasje... I vunë tritol në makinë/ Kush është pronari i “Benz”-it në Lezhë, person me precedent penal
POLITIKE

Fredi Beleri “mburr” deputetin e Agimit të Artë dhe sulmon drejtësinë greke, tërheq deklaratën pas reagimeve të forta nga PASOK

P
Piranjat19 September 2026, 18:21 · 2 min lexim
Fredi Beleri “mburr” deputetin e Agimit të Artë dhe sulmon

Eurodeputeti i Demokracisë së Re Fredi Beleri, është vendosur orët e fundit në qendër të debatit politik në Greqi. Shkak ka qenë një deklaratë e tij për Ilias Kasidiaris, ish-deputetin e Agimit të Artë, i cili më 15 shtator doli nga burgu pas vuajtjes së një pjese të dënimit prej 13 vitesh dhe ka paralajmëruar rikthimin e tij në politikë.

Raportohet se deklarata e Belerit u bë në 10 shtator në televizionin ONE, disa ditë përpara lirimit të tij. Duke folur për të, Beleri ka thënë ndër të tjera se Kasidiaris ishte “një nga të paktët grekë që e bëri burgun deri në ditën e fundit”.

Kjo frazë shkaktoi reagimin e partisë më të madhe opozitare PASOK, që kërkoi nga qeveria dhe Demokracia e Re të distancoheshin qartë nga deklarata e eurodeputetit.

Pas reagimeve, Fredi Beleri u rikthye me një sqarim publik, pranoi se formulimi i tij kishte qenë i gabuar dhe e korrigjoi atë duke e cilësuar formulimin “të pavend” dhe duke theksuar se nuk ka asnjë lidhje me Ilias Kasidiarisin dhe me atë që ai përfaqëson politikisht.

Beleri akuzoi gjithashtu PASOK-un se kishte shkëputur një pjesë të deklaratës së tij nga konteksti dhe tha se qëndrimi i tij ndaj demokracisë, institucioneve dhe shtetit të së drejtës është i qartë.

Eurodeputeti i Demokracisë së Re kujtoi gjithashtu se partia e tij ishte ajo që, sipas tij, përballoi institucionalisht Agimin e Artë dhe e çoi çështjen deri në drejtësi, duke theksuar se nuk mund të ketë asnjë ekuivok për qëndrimin e tij ndaj organizatës.

Ilias Kasidiaris ka qenë një nga figurat më të njohura të Agimit të Artë dhe u dënua si udhëheqës në një organizatë kriminale. Edhe gjatë viteve të burgimit ai ruajti një prani të fortë politike dhe në rrjetet sociale, ndërsa pas lirimit të tij ka bërë të qartë se synon të rikthehet në skenën politike.

 

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

POLITIKE

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.