POLITIKE

Frikë nga protesta/ Rama zhvendos takimin me ministrat në Sauk! Blindon rrugën me policë deri tek Vila e Kuqe

Piranjat Përditësimi i fundit 28 August 2026, 17:24
Frikë nga protesta/ Rama zhvendos takimin me ministrat në Sauk!

I frikësuar nga protesta e paralajmëruar para selisë së Partisë Socialiste, dhe për të shmangur përballjen me protestuesit, Kryeministri Edi Rama ka zhvendosur takimin me ministrat e kabinetit qeveritar dhe drejtuesit politikë në qarqe nga selia e PS-së në një nga vilat në periferi të kryeqytetit, më saktësisht në Sauk.

Takimi i cili ishte parashikuar të niste në orën 17:30 është zhvendosur në orën 18:00 në ambientet e vilës së kuqe në Sauk. 

Ndërkohë kryeministri Edi Rama ka blinduar rrugën e Elbasanit me policë deri tek vila e kuqe.

'Policët kanë qenë çdo 5 metra. Zhvendosja u bë pasi protestuesit paralajmëruan gjithashtu se do të kenë me vete edhe vezë, si formë kundërshtimi ndaj qeverisë"

Në orën 17:00 kryeministri Edi Rama ka mbërritur në vilë ndërsa më pas hynë dhe kreu i ri i AKSHI-t Igli Tafa, Ministri i Mbrojtjes Ermal Nufi, kreu i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla  

 

Mbrëmjen e djeshme protestuesit njoftuan se do të grumbullohen sot para selisë së Partisë Socialiste, pikërisht në orarin kur pritet të mbërrijnë ministrat dhe drejtuesit politikë socialistë.

“Ai që do të duhej të ishte një takim rutinë i Edi Ramës me drejtuesit politikë të qarqeve dhe me ministrat, që ishte parashikuar për t'u mbajtur në selinë e Partisë Socialiste, ka marrë një kthesë dhe është kthyer në një kokëdhimbje për kryeministrin, prej momentit kur mbrëmjen e djeshme protestuesit deklaruan se do të zhvendosnin protestën sot para PS-së, informon gazetarja e Syrit, Ambrozia Meta.

Gazetarja informon se ka pasur një kakofoni informacionesh ose ndoshta dhe një tendencë për të ngatërruar informacionet për të eliminuar mundësinë që protestuesit të shkojnë dhe të protestojnë aty ku kryeministri do të mbante takimin, pasi është artikuluar përgjatë ditës së sotme edhe mundësia që kjo mbledhje të zhvillohet në Pallatin e Brigadave.

Foto: Blindohet rruga e Elbasanit në Tiranë

Pritet që në këtë takim të sotëm Edi Rama së bashku me drejtuesit politikë të qarqeve të zyrtarizojë edhe datën e mbledhjes së Asamblesë së Partisë Socialiste.

Prej 3 muajsh mijëra qytetari dalin çdo ditë në protestë para kryeministrisë duke i kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Rama dhe gjithë kabinetit qeveritar. 

Pritet që temë diskutimi të jetë dhe reforma territoriale sipas të cilës Rama kërkon shkrirjen e 15 bashkive. 

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

Me buzëqeshje e revoltë: Gen Z po e dridh pushtetin e Ramës!

Pa numër identifikimi e me shpërblim në xhep: Policët fshihen nga kamera e Piranjave!

Krah për krah për humanizëm: Aktivistët shpëtojnë jetë e mjekojnë uniformat blu!

Studentët kanë të drejtë!

Arroganca e pushtetit përballë krizës: Studentët i thonë "JO" Edi Ramës!

Pedagogët braktisin auditoret e bashkohen me studentët: Ultimatumi për grevë urie!

Trupi i fëmijës është i shenjtë.

Shoqërime masive e presion në shesh: Ish-policët denoncojnë skandalin e uniformave blu!

"Po t'i thyhej këmba fëmijës tuaj?": Piranjat "gozhdojnë" deputetët!

20-vjeçari rrëfen tmerrin që ndodh pas atyre dyerve.

Hiqe atë gur nga dora!

Si parashikoi Rama 13 vite më parë atë që po bën sot?

Gen Z/ Zëri i revoltës që po dridh pushtetin.

Ju lutem kujdes me veprimet, mos e provokoni policinë! ????

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?