“Rama sot është një kufomë politike, nesër një hiç!” – Protestuesi: Kongresmeni amerikan kërkoi hetim për lidhjet e qeverisë me drogën!
Protesta masive përpara godinës së Kryeministrisë ka shënuar ditën e saj të 37-të me mesazhe të forta që lidhe...
Protesta masive përpara godinës së Kryeministrisë ka shënuar ditën e saj të 37-të me mesazhe të forta që lidhe...
Një 35-vjeçare shqiptare ka ndërruar jetë një ditë pas lindjes së foshnjës së saj në Greqi. Viktima ës...
Rudi Garcia, trajneri i kombëtares së Belgjikës, ka reaguar ndaj vendimit të FIFA për lirimin e lojtarit të SHBA, Folarin Balogu...
FIFA është përfshirë në kaos që nga dita e djeshme. Madje sot raportime jozyrtare tregojnë se disa anëtarë të...
Karina Blanco po bëhej gati të fillonte orën e saj të spinningut kur toka filloi të dridhej. Në fillim, ajo mendoi se dridhjet d...
Benjamin Netanyahu u bëri thirrje Shteteve të Bashkuara të mos vazhdojnë me shitjen e sistemeve të përparuara të arm&e...
Nga Maxime Dhuin, HUFFINGTON POST “Shqipëria nuk është në shitje”. Lëvizja e protestës kundër një projek...
Deputeti i PD-së, Belind Këlliçi ka denoncuar sot luksin që Edi Rama po ia shton vetes në zyrë, ndërkohë që n&e...
Detaje të reja kanë dalë nga dosja hetimore e Prokurorisë së Posaçme (SPAK) ndaj grupit kriminal të goditur disa javë...
Banorët e fshatit Nikaj-Mërtur, njësia administrative Lekbibaj, janë ngritur në protestë kundër ndërhyjeve që...

Ish-ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ditmir Bushati, ka reaguar përmes një statusi në rrjetet sociale, ku analizon protestat kundër qeverisë së kryeministrit Edi Rama.
Sipas tij, protestat kanë krijuar një moment të rëndësishëm shoqëror, ndërsa thekson se “rruga drejt Bashkimit Europian është penguar nga korrupsioni i mazhorancës, dhe jo nga protestat.”
Bushati thekson se qytetarët nuk po protestojnë vetëm kundër arrogancës së pushtetit, por edhe kundër lidhjeve mes politikës, oligarkisë, krimit të organizuar dhe medias.
Sipas tij, Shqipëria gëzon sot një mbështetje dhe simpati më të madhe ndërkombëtare, pasi qytetarët po kërkojnë të shkëputen nga një model politik dhe ekonomik që ka dëmtuar konkurrencën, meritokracinë dhe zhvillimin e vendit.
Kudo ku kam udhëtuar gjatë këtyre javëve për arsye pune, në takime apo telefonata me miq anembanë botës, jam ndier krenarë për fjalët e mira që kam dëgjuar për Shqipërinë. Pasqyrimi i protestave disa javore nga mediat prestigjioze ndërkombëtare e ka paraqitur vendin tonë si një shoqëri me ndërgjegje qytetare dhe në solidaritet.
Nuk ka imazh më të mirë sesa ai që krijohet pa para, por me shpirtin e gjallë të një shoqërie që ngrihet në këmbë për vendin e vet.
Protestat në Shqipëri pasqyrojnë shqetësime të thella që kërkojnë reflektim serioz dhe veprime kuptimplota për modelin demokratik dhe zhvillimor të vendit.
Së pari, shumica e protestuesve janë fëmijë të tranzicionit që nisi në vitin 1990 dhe nuk po gjen fund. Ata nuk janë rritur me frikën e komunizmit dhe as me paranojën e armikut të jashtëm. Prandaj, përdorimi i retorikës përçarëse prodhon efektin e kundërt. Në rajonin tonë, të vetmet vende që ende nuk e kanë kapërcyer brezin e udhëheqësve simbol të tranzicionit janë Shqipëria dhe Serbia, ndonëse për arsye krejt të ndryshme. Ndryshe nga serbët, shqiptarët e kanë të qartë se vendi i tyre i përket familjes europiane.
Për fëmijët e tranzicionit, modeli i një jete normale nuk është Shqipëria e komunizmit. As ajo e kioskave dhe firmave poramidale. Dhe as ajo e betonit, që krijon marrëdhënie ndërvarësie midis pushtetit politik, fitimit dhe imagjinatës arkitektonike, por nuk prodhon mirëqënie shoqërore. Përkundrazi. Është Shqipëria e mundësive të barabarta dhe e zvogëlimit të hendekut të padurueshëm mes pritshmërive dhe realitetit. Është Shqipëria ku demokracia nuk negociohet dhe nuk tjetërsohet.
Së dyti, gjatë këtyre javëve Shqipëria po përjeton një çlirim kolektiv emocional që nuk ndërmjetësohet nga partitë, udhëheqësit apo institucionet. Njerëzit nuk po protestojnë vetëm kundër arrogancës, personalizimit të tejskajshëm të pushtetit dhe aleancës së dëmshme mes politikës, oligarkisë, krimit të organizuar dhe medias. Ata po përjetojnë ndjesinë e solidaritetit, dinjitetit dhe vetëdijen për interesin publik.
Një nga produktet më të rëndësishme të kësaj proteste, sado e larmishme të jetë ajo, është katarsisi shoqëror. Bashkë me të po krijohet edhe një bazë e re për një ushtrim më të besueshëm demokratik, që mund ta shndërrojë energjinë e shesheve në realitet politik.
Së treti, Shqipëria nuk ka pasur kurrë kaq simpati ndërkombëtare. Gjatë luftës në Kosovë, vëmendja ndaj vendit tonë lidhej kryesisht me bujarinë e shqiptarëve në strehimin e motrave dhe vëllezërve nga Kosova. Sot kjo vëmendje është për diçka krejt tjetër: për faktin se qytetarët po kërkojnë të shkëputen nga një model politik dhe ekonomik që ka asfiksuar konkurrencën dhe meritokracinë. Një model që është ndërtuar në kurriz të brezave të shkuar dhe atyre të ardhshëm: të parëve duke ua ngrënë kontributin, të dytëve duke ua rrënuar trashëgiminë.
Së katërti, pasqyrimi i përditshëm i protestave në Shqipëri nga mediat më prestigjioze ndërkombëtare, duke u përqendruar te shkaqet reale të zemërimit qytetar dhe te mobilizimi i diasporës sonë si kurrë më parë, është investimi më i mirë për imazhin tonë si popull dhe për rrugën tonë drejt Bashkimit Europian.
Rruga jonë drejt BE-së është penguar pikërisht nga ato plagë kundër të cilave protestohet sot: korrupsioni i përhapur, krimi i organizuar, institucionet e politizuara dhe kapja oligarkike e pasurive publike. Ajo që po ndodh sot është kundërprova më e fuqishme që ka ekzistuar ndonjëherë. Shqiptarët po kërkojnë jetësimin e standardeve europiane. Ata po luftojnë me këmbëngulje për demokraci, liri, barazi, drejtësi dhe zhvillim të qëndrueshëm ekonomik e shoqëror. Po bëjnë atë që bëjnë qytetarët e përgjegjshëm në çdo demokraci europiane: projektojnë ndryshimin nga poshtë lart, drejt një modeli të ri për një Shqipëri të re.
Së fundi, por jo më pak e rëndësishme, fryma e protestës nuk mund të shuhet, sepse ajo tashmë është më e madhe se zemërimi në rrugët e Shqipërisë apo në hapësirën digjitale. Mohimi i kësaj gjendjeje vetëm sa rrit koston e një ndryshimi që është i pashmangshëm. Shqipëria ka kapërcyer sfida të mëdha duke qëndruar e bashkuar. Ky moment kërkon më shumë atdhedashuri, përgjegjësi, etikë, ide, përqendrim forcash dhe guxim.
Edhe gjatë fundjavës vazhdoi "Revolucioni i Flamingove" në Shqipëri. Dhjetëra mijëra njerëz protestuan sërish kund&eum...
“SPAK-un e drejton vetëm Edi Rama”, kështu deklaroi para gazetarëve paraditen e sotme kreu demokrat Berisha. “Pse e fsheh Du...
Gazetari i Radio France, Genc Burimi, i ftuar në emisionin “KAFE SHQETO” në Syri TV, deklaroi se nuk beson se përshkallëzimi i...
Aktivistët shqiptarë për të drejtat e njeriut kanë dënuar përdorimin e tepruar të forcës nga policia gjatë p...
Sheshet e kryeqytetit po ziejnë nga një revoltë qytetare që po merr përmasa historike, por një pyetje thelbësore po ndan op...
Vijojnë tashmë prej 37 ditësh protestat masive të cilat kërkojnë largimin e qeverisë ndërsa kusht thelbësor, t&eu...
Për të 37-ën ditë me radha qytetarët shqiptarë mblidhen në bulevardin përpara kryeministrisë duke kërkuar do...
Al Jazeera i ka bërë jehonë protestave në Shqipëri, të cilat po mbahen prej rreth dy muajsh. Në artikull, Al Jazeera s...
Pjesë e protestës prej dy ditësh janë edhe shqiptarët e diasporës, të cilët edhe kanë marrë fjalën n&eu...
Aktivisti Arben Kola në nisje të protestës së 36-të kundër qeverisë, deklaroi se shumë deputetë të PS jan&eu...