Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Kursi i këmbimit valutor për ditën e sotme “Surprizat” e motit për ditën e sotme, 7 nëntor 2026 KE: Rritja e turizmit nuk po reflektohet në të ardhura, shumë apartamente me qira jashtë regjistrave E premte “e zezë”/ Gjithçka kthehet “përmbys” për dy shenja horoskopi Berisha fton partitë për bashkim: Bashkohem që nesër me cilindo që synon largimin e Ramës Sazani, Jared Kushner dhe fitorja e Jon Ossoff/ Shqipëria u kthye në armë politike në zgjedhjet amerikane Mbi 10 ton kokainë/ Banda shqiptare kishte vendosur mbi paketim edhe adresat ku do dërgohej droga Kush është tutorja shqiptare që kontrollon biznesin e prostitucionit në Paris: Fitimet janë marramendëse KE e quan të mbyllur vetingun, GJK kthehet në ‘sekretare’ të ONM-së, i shtojnë mandatin dhe rrisin kostot... Protestuesit rikthehen para Kryeministrisë, nuk tërhiqen pavarësisht gjobave dhe shoqërimeve në polici “Kushdo që ma bëri këtë, do ta paguajë shtrenjtë”/ Dyshohet se është dhunuar, gazetari publikon foton trond... EMRI/ Si arriti shqiptari t’i shmanget dëbimit nga Britania pas dënimit për fermën e drogës prej 1.5 mln pa...
POLITIKE

'Fshiu paratë e shëndetësisë me sterilizim, tani fshin shtëpinë me regjim!' Protestuesit ironizojnë lirimin e Beqajt

P
Piranjat31 July 2026, 21:20 · 2 min lexim
'Fshiu paratë e shëndetësisë me sterilizim, tani fshin

“I fshiu paratë e shëndetësisë me sterilizim. Tani fshin shtëpinë me regjim! Vjedh në spitale, mbrohet në pallate” Kjo ishte një ndër pankartat e protestuesve sot në ditën e 62-të të revoltës së tyre poshtë dritares së kryeministrisë.

Protestuesit që prej 62 ditësh vijojnë tubimet kundër qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama kanë përcjellë edhe këtë mbrëmje mesazhe përmes pankartave, ku në fokus kanë qenë edhe zhvillimet e fundit në çështjen e ish-ministrit të Shëndetësisë, Ilir Beqaj.

Ndërkohë, një tjetër pankartë ngrinte pyetjen: “Peshku i madh ha të voglin. Po peshkun e madh kush e heton?”, duke kërkuar, sipas protestuesve, përgjegjësi dhe hetim të barabartë për të gjithë.

“Të mëdhenjtë nuk janë mbi ligjin. Llogaridhënie për të gjithë! SPAK heton. Qytetarët presin përgjigje”, thuhej në pankartë.

Në tubimin e mbrëmjes nuk munguan as mesazhet në gjuhën angleze, ku protestuesit iu referuan edhe deklaratave të mëparshme të kryeministrit Rama, i cili i kishte cilësuar disa prej tyre si “korba”.

E pikërisht sot në ditën kur në SPAK protestohej për heshtjen e këtij institucioni përballë aferave korruptive. GJKKO vendosi të lirojë ish Ministrin e Shëndetësisë Ilir Beqaj, duke  vendosur masën “arrest shtëpie” lidhur me dosjen SASPAC për abuzim me fondet e BE.  Kërkesa Beqajt për heqjen e masës së arrestit me burg, bazohej në pretendimin për tejkalim të afateve të paraburgimit.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

POLITIKE

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.