POLITIKE

Ftesa e Trump për 'Bordin e Paqes' Demiraj: Rama po e përdor për të mashtruar shqiptarët

Piranjat Përditësimi i fundit 20 January 2026, 21:06
Ftesa e Trump për 'Bordin e Paqes' Demiraj: Rama po e përdor

Ndërsa Kryeministri Edi Rama dhe eksponentë të mazhorancës trumbetojnë si një sukses personal dhe një marrëdhënie të privilegjuar me administratën e re amerikane, ftesën drejtuar Shqipërisë për pjesëmarrje në “Bordin e Paqes” , eksperti në çështjet e sigurisë, kolonel Dritan Demiraj e hedh poshtë këtë narrativë duke e cilësuar si përpjekje të dëshpëruar për të blerë legjitimitet politik përmes lobimit të shtrenjtë.

Në një intervistë për Syri TV, Demiraj argumenton pse kemi të bëjmë menjë ftesë për Shqipërinë e jo Ramën personalisht.

"Padiskutim është një ftesë për Shqipërinë, për shumë arsye, po përmend dy më të rëndësishmet. Së pari, Amerika nëpërmjet ftesës, nëpërmjet vendosjes së Turqisë në bordin kryesor, pra në bordin ekzekutiv me 11 anëtarë, si vend mysliman, dhe Shqipërinë si një vend tjetër pra anëtar i NATO-s,  të vetmet dy vende myslimane që janë anëtarë të NATO-s. Në këtë këndvështrim, ftesa kryesisht bëhet për Shqipërinë. Dhe këtu tani vlen për të analizuar se si me paturpësinë më të madhe Kryeministri Rama përpiqet ta shesë përpara shqiptarëve, duke mashtruar sikur është një ftesë personale e Presidentit Trump, e cila vjen si rezultat i punës së tij të palodhur"

Demiraj thotë se Rama po përpiqet të “shesë” këtë moment diplomatik për të mbuluar skandalet e brendshme dhe akuzat për korrupsion e lidhje me krimin e organizuar.

"Ajo që po kërkon Rama në gjithë këto muajt e fundit është legjitimitet politik dhe moral. Në një kohë kur kërkohet koka, koka e Ballukut dhe e gjithë hajdutëve të tij në qeveri për grabitje, për hajdutëri ndërkombëtare të pasurive shqiptare. Pra ai po përpiqet për të përmirësuar imazhin e tij ndërkombëtar. Imazh i cili është një imazh i një kryeministri hajdut, i një kryeministri anti-shqiptar, të cilën të gjitha agjencitë e inteligjencës, por edhe tashmë dhe kancelaritë perëndimore kanë filluar ta kuptojnë pak më mirë, në mënyrë të veçantë që nga momenti kur Presidenti Trump dhe Sekretari Rubio ka shpallur publikisht luftë globale ndaj qeverive të përfshira në trafikun e drogës, pra narko-qeverive.

E gjithë përpjekja e Ramës të paktën këto muajt e fundit, që ju e keni parë që nga momenti që ka hyrë në zyrë Presidenti Trump, ka përdorur të gjitha lidhjet e tij, gjithë paratë e vjedhura nga shqiptarët, gjithë 'think-tank'-et, gjithë personalitetet botërore, një nga të cilët që është edhe i paguar, që është në shërbim të Edi Ramës, që është ish-kryeministri Tony Blair, që është pjesë e bordit ekzekutiv me shtatë anëtarë.

Pra është përpjekur me të gjitha format që të mundësojë një takim dhe nuk ja ka dalë për arsyet që thashë më lart. Dhe është pikërisht kjo që e bën, që shton rëndësinë e Shqipërisë në këtë rast. Pse nuk është Kryeministri Rama, por është thjesht një ftesë për Shqipërinë. Dhe ai si njëqind kryeministrat apo presidentët e tjerë është bërë pjesë e kësaj falë këtij aksesi dhe falë kësaj mbështetjeje që po përdor në të gjitha format" thekson ai. 
Ftesën Demiraj e sheh thjesht si një protokoll shtetëror që Rama po e keqpërdor për të fituar kohë dhe për të krijuar iluzionin e paprekshmërisë, ndërkohë që agjencitë ligjzbatuese ndërkombëtare vazhdojnë të monitorojnë situatën në vend.
 

"Pavarësisht se Rama po e përdor këtë ftesë për të mashtruar shqiptarët, për të blerë orë dhe ditë me shpresën se me këto paratë e pista e trafiqeve të drogës nuk ka asnjë shans ti shpëtojë kësaj. E kemi parë qartë dhe me mesazhin e veprimet e fundit të ambasadës amerikane që me të gjitha format ka injoruar jo vetëm Ramën por dhe ministrat hajdutë dhe intensifikimi I veprimeve të SPAK" thotë Demiraj. 

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

Me buzëqeshje e revoltë: Gen Z po e dridh pushtetin e Ramës!

Pa numër identifikimi e me shpërblim në xhep: Policët fshihen nga kamera e Piranjave!

Krah për krah për humanizëm: Aktivistët shpëtojnë jetë e mjekojnë uniformat blu!

Studentët kanë të drejtë!

Arroganca e pushtetit përballë krizës: Studentët i thonë "JO" Edi Ramës!

Pedagogët braktisin auditoret e bashkohen me studentët: Ultimatumi për grevë urie!

Trupi i fëmijës është i shenjtë.

Shoqërime masive e presion në shesh: Ish-policët denoncojnë skandalin e uniformave blu!

"Po t'i thyhej këmba fëmijës tuaj?": Piranjat "gozhdojnë" deputetët!

20-vjeçari rrëfen tmerrin që ndodh pas atyre dyerve.

Hiqe atë gur nga dora!

Si parashikoi Rama 13 vite më parë atë që po bën sot?

Gen Z/ Zëri i revoltës që po dridh pushtetin.

Ju lutem kujdes me veprimet, mos e provokoni policinë! ????

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?