POLITIKE

Fundi i Ramës si i Maduros! Zhulali: Janë si dy pika uji, kryeministri është i zënë mat

Piranjat Përditësimi i fundit 5 January 2026, 18:20
Fundi i Ramës si i Maduros! Zhulali: Janë si dy pika uji, kryeministri

Zhvillimet e fundit në Venezuelë, kanë hapur një debat mbi një paralelizëm të mundshëm me situatën politike në Shqipëri.

Ekspertja e Çështjeve Ndërkombëtare, Ilda Zhulali e ftuar në studion e Task Forcë në Syri Tv thotë se si Maduro, edhe kryeministri Edi Rama ka marrë një paralajmërim të qartë dhe se ndodhet përballë një prove vendimtare: të tërhiqet apo të përballet me pasoja të rënda.

Ndonëse Shqipëria dhe Venezuela janë kontekste të ndryshme gjeopolitike, në Aktin Kombëtar të Mbrojtjes të SHBA-së e përcaktohet se Shqipëria dhe Ballkani Perëndimor janë një përparësi strategjike. Kjo nënkupton se çdo kërcënim ndaj interesave amerikane në rajon konsiderohet si një sulm i drejtpërdrejtë ndaj sigurisë kombëtare të Amerikës.

Në këtë kontekst, imazhi i Shqipërisë si një "narko-shtet", i pasqyruar gjerësisht në mediat ndërkombëtare, përbën një shqetësim madhor. Situata bëhet edhe më alarmante kur përmenden lidhje të drejtpërdrejta të niveleve të larta të qeverisjes me krimin e organizuar ndërkombëtar. Një shembull konkret është fakti se një familje e shpallur "non-grata" nga SHBA për lidhje me kartelin famëkeq meksikan Sinaloa, i cili konsiderohet organizatë terroriste, rezulton të ketë pasur akses deri në rezidencën kryeministrore.

Përtej kësaj, shtrohen pyetje kritike mbi kontrollin e aseteve strategjike të vendit.  Kush kontrollon sektorin e energjisë, infrastrukturën kritike dhe, më e rëndësishmja, kush i zotëron të dhënat shtetërore të një vendi anëtar të NATO-s? janë pyetjet që ngriti Zhulali e ftuar në studion e Sonila Meços. 

Zhulali: 

Unë mendoj që si Madura dhe Rama e ka marrë paralajmërimin e tij. Pyetja është çfarë do të bëjë Rama me këtë paralajmërim? Sepse mendoj që mesazhi është dhënë prej kohësh Edi Ramës, shumë qartë, siç i ishte dhënë dhe Maduros. Edhe Maduros ju dha kohë që të reflektonte mbi mbi atë çfarë ju bë ofertë, që të hiqte dorë nga disa gjëra, po ai zgjodhi që të qëndrojë.

Tani Edi Rama është në testimin e vet, me kohën, nëse do të dorëzohet, apo do të qëndrojë dhe me çfarë çmimi do ta bëjë këtë. Por që ka ngjashmëri, ajo as që diskutohet. Jo vetëm ngjashmëri, por janë gati si dy pika uji.

Ata që janë skeptikë sot duan që të ngrejnë një vijë paralele  ose të ndërtojnë një kontrast me faktin se që Venezuela është një vend i madh dhe ka rëndësi të madhe për Amerikën sepse ndodhet në kopshtin amerikan, pavarësisht se Maduro u përpoq ta shndërronte në çerdhe të kundërshtarëve apo armiqve të Amerikës, ndërsa Shqipëria është shumë larg, Shqipëria është në Europë edhe është shumë e vogël.

Megjithatë, përsëri për këtë e ka dhënë vetë përgjigjen Trump, pasi në Aktin Kombëtar të Mbrojtjes, Shqipëria dhe Ballkani Perëndimor janë futur si përparësi strategjike e Amerikës, ku duhen mbrojtur interesat e sigurisë amerikane. Pra, çdo centimetër ku cënohen interesat amerikane, cënohet drejtëpërdrejtë siguria kombëtare amerikane.

Tani, a është e cënuar kjo siguri në Shqipëri? Shqipëria cilësohet si narko-shtet, madje si narko-shteti i vetëm në Europë dhe këtë gjë media ndërkombëtare ka bërë kaq shumë jehonë këto muajt e fundit sa nuk ka më.

Përmes të gjitha dritareve të informacionit apo të opinion-bërjes politike amerikane apo europiane, kjo ka zënë vend. Po ashtu kjo nuk ka lindur rastësisht, ka ardhur përmes agjencive ligjzbatuese të këtyre vendeve. Po ashtu kemi për shembull, një familje shqiptare që ka qenë në shtëpinë kryeministrore të Edi Ramës, është tashmë e shpallur non-grata si, një pjesë e kartelit ose si bashkëpunëtore e Sinaloas.

Sinaloa po ashtu është cilësuar si një organizatë terroriste që kërcënon drejtpërdrejtë interesat e Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Por jo vetëm kaq. Sot në Shqipëri ka dy pyetje të mëdha. E para, kush qëndron pas burimeve strategjike në Shqipëri, të energjisë, kush qëndron pas infrastrukturës strategjike në Shqipëri?

Ajo qw është elefanti gjigand në dhomën tonë, është kush ka në dorë sot të gjithë të dhënat shtetërore të shtetit shqiptar, vend anëtar i NATO-s? Dhe çfarë bën me këto të dhëna? Pra, kujt ja ka shitur Edi Rama dhe cilat pjesë ja ka shitur, cilëve aktorë, përmes këtyre të dhënave shtetërore. Kështu që mendoj që Edi Rama e ka plotësuar gjithë këtë ciklin.

Vërtetë shumë vendeve ose interlokutorëve të huaj po t'i thuash që u kap një kryeministër apo një zëvëndës-kryeministër në korrupsion, thotë po mirë, korrupsion ka dhe në vend tjetër. Po u kap një kryetar bashkie. Po mirë thonë, ka edhe kryetar bashkish në vende të tjera. Por kur i mbledh të gjithë këto elementët e tjerë bashkë, këtu Edi Rama është i zënë mat. Dhe siç e kemi paralajmëruar kaq herë, unë besoj që në këtë zënie mat, ai është bashkë me Vuçiçin, sepse bashkë hynë në këtë lojën e madhe politike.

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

Me buzëqeshje e revoltë: Gen Z po e dridh pushtetin e Ramës!

Pa numër identifikimi e me shpërblim në xhep: Policët fshihen nga kamera e Piranjave!

Krah për krah për humanizëm: Aktivistët shpëtojnë jetë e mjekojnë uniformat blu!

Studentët kanë të drejtë!

Arroganca e pushtetit përballë krizës: Studentët i thonë "JO" Edi Ramës!

Pedagogët braktisin auditoret e bashkohen me studentët: Ultimatumi për grevë urie!

Trupi i fëmijës është i shenjtë.

Shoqërime masive e presion në shesh: Ish-policët denoncojnë skandalin e uniformave blu!

"Po t'i thyhej këmba fëmijës tuaj?": Piranjat "gozhdojnë" deputetët!

20-vjeçari rrëfen tmerrin që ndodh pas atyre dyerve.

Hiqe atë gur nga dora!

Si parashikoi Rama 13 vite më parë atë që po bën sot?

Gen Z/ Zëri i revoltës që po dridh pushtetin.

Ju lutem kujdes me veprimet, mos e provokoni policinë! ????

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?