POLITIKE

'Garë fiktive për drejtuesin e SPAK'/ Qyno: Figurës së Klodian Brahos iu dha pompozitet

Piranjat Përditësimi i fundit 11 December 2025, 21:50
'Garë fiktive për drejtuesin e SPAK'/ Qyno: Figurës

Gara për drejtimin e Prokurorisë së Posaçme mori vëmendje të madhe, teksa prokurori Klodian Braho, ia doli të marrë votat e shumicës së anëtarëve të Këshillit të Lartë i Prokurorisë për të drejtuar SPAK-un, me një mandat 3-vjeçar.

Megjithatë, procesi përballet me kritika se është kthyer në një “garë të paracaktuar”, një ironi për vetë institucionin që ka për detyrë të hetojë tenderët dhe konkurset e paracaktuara në administratën shtetërore.

I ftuar në emisionin ‘Çim Peka Live’ në Syri Tv, gazetari Elton Qyno, e konsideron këtë qasje si të papranueshme, për një institucion që duhet të jetë simbol i garës së drejtë dhe meritokracisë.

Nga arrestimi i kolegut në Vlorë deri te përplasjet politike, karriera e Klodian Brahos është e mbushur me çështje të profilit të lartë dhe me ndikim të fortë politik.

Qyno theksoi se nisi rrugëtimin në prokuroritë e Beratit dhe më pas të Vlorës, ku emri i tij u bë i njohur me arrestimin e ish-kryebashkiakut Shpëtim Gjika. Ky arrestim ndodhi në kulmin e përplasjes së Gjikës me kryeministrin Edi Rama, pasi ky i fundit refuzonte të tërhiqej nga gara për një mandat të katërt në Vlorë. Ndonëse Gjika u shpall i pafajshëm më vonë, çështja i dha fund karrierës së tij politike.

Një tjetër dosje e bujshme në karrierën e tij është ajo e “Toyota Yaris”, ku Braho, së bashku me Altin Dumanin, arrestuan kolegun e tyre, Aurel Zarka, i cili në atë kohë drejtonte Prokurorinë e Vlorës. Zarka raportohet të ketë qenë njëkohësisht edhe mik i ngushtë i Brahos.

Më tej Qyno tregon për ironinë e dosjes “Llalla”, dhe refuzimin për arrestimin e Ahmetajt, ku pas këtyre çështjeve, Braho u promovua në Prokurorinë e Krimeve të Rënda nga ish-Kryeprokurori i Përgjithshëm, Adriatik Llalla, duke e hetuar këtë të fundit për pasurinë, një hetim që çoi në dënimin e ish-mentorit të tij me dy vite burg.

Ndërsa zyrtarisht merr detyrën si drejtues i SPAK më 19 dhjetor të këtij vit, mbetet për t’u parë nëse e kaluara e tij do të jetë një garanci për pavarësi apo një shenjë e ndikimeve që vijnë me poste të tilla të larta.

Nëse do të kishim të drejtën dhe logjikën, por edhe moralin në mes, moralin njerëzor, lëre garën e lirë të zhvillohet dhe të fitojë kush është më i miri, mos i jep pompozitet një figure publike siç është Klodian Braho, një prokuror. Njëherë thirri amerikanët dhe i futi te zyra e tij, sa u bë ai numri 309 thua se çfarë ishte ajo zyra. Hajde një amerikan tjetër, fute prapë te zyra e tij, hajde një i Bashkimit Europian, sërish futet te zyra e tij. Vetëm e vetëm me e pompuar,  që ky të jetë profili dhe të krijosh atë perceptimin e publikut me qëllim, por që të bëhet një institucion, të paracaktojë garën e vet, kjo është e turpshme, sepse ti si institucion heton tendrat e institucioneve të tjera dhe i akuzon zyrtarët e administratës shtetërore për pabarazi në fonde publike dhe në tendera publikë dhe nga ana tjetër pikërisht një gjë publike tënden, e paracakton dhe e çon pikërisht atje ku do titullari apo ku duan interesat e tjera, qoftë politike apo qoftë edhe konjekturat e prokurorisë.

Klodian Braho ka një karrierë të gjatë në prokurori. E ka nisur si prokurori thjesht në prokurorinë e Beratit, më pas prokurori thjesht në prokurorinë e Vlorës. Në Vlorë spikati emri i tij sepse së bashku me kolegun e vet, të cilin ai e ka arrestuar dhe e dënoi, Aurel Zarkën, arrestuan ish-kryetarin e bashkisë së Vlorës në atë kohë, Shpëtim Gjika. E arrestuan, procesi u bë këtu në Tiranë. Atëherë, Toyota Yaris ka qenë një dosje që është nisur nga Klodian Braho dhe Altin Dumani dhe ata kanë arrestuar pikërisht kolegun e vet, Aurel Zarkën, që e arrestuan në detyrë, sepse drejtonte prokurorinë e Vlorës në atë kohë dhe njëkohësisht shokun e ngushtë të Klodian Brahos. Dhe këtë nuk e them unë si gazetar që i njoh, po e thonë të gjithë kolegët e vet dhe të gjithë ata që e kanë një farë shoqërie qoftë me Aurel Zarkën, por qoftë edhe me Klodian Brahon.

Ajo që është më domethënëse është pjesa e Shpëtim Gjikës. Pavarësisht se Shpëtim Gjika, në kohën kur u godit nga njësia Task Forcë e Prokurorisë së Vlorës që drejtohej nga Klodian Braho, ishte në kulmin e përplasjes me Edi Ramën në atë kohë, sepse nuk pranonte që të jepte dorëheqjen nga kandidatura e kryetarit të Bashkisë së Vlorës, sepse kishte marrë tre, tre fitore në Vlorë dhe do kandidonte për të katërtën, ndërkohë që u nis kjo çështje, që pavarësisht se ai mori pafajësinë, po nga ana tjetër e nxorën nga autostrada politike pikërisht Shpëtim Gjikën, sepse në atë kohë pati përplasjen me Edi Ramën.

Ndërkohë që pas saj, pas kësaj, vijmë tek pjesa kur Adriatik Llalla e promovoi pas kësaj dosje dhe e solli pikërisht në Prokurorinë e Krimeve të Rënda duke e emëruar pranë seksionit të krimit ekonomik. Aty bën disa çështje, faktikisht shkuan deri te Gjykata e Lartë dhe që ishte një situatë që duheshe të përshëndetur dhe në atë kohë dhe unë e përshëndes edhe sot, sepse sot SPAK me gjithë resurset e veta nuk ka arritur që jo vetëm Gjykatën e Lartë, por s'ka arritur që të shkojë as te korrupsioni i Gjykatës së Apelit apo në gjykata, siç mund të quajmë gjykata karriere të shkallës së parë, siç është Durrësi apo Tirana. Nuk ka guxuar të prekë as Tiranën, as Durrësin, as Apelin, as Gjykatën e Lartë.

Ndërkohë që në atë kohë u prekën dhe erdhi koha që pikërisht njeriu që e promovoi Klodian Brahon, mbase mund të duket e rastësishme ose ironi të fatit, Adriatik Llalla ra sërish në dorën e Klodian Brahos dhe Braho bëri hetimin pasuror, bëri hetimin për fshehje të ardhurave, për fshehjen e pasurisë dhe në fund e dënoi me dy vite burg dhe pikërisht prej asaj çështje sot Adriatik Llalla ka marrë arratinë dhe ndodhet në Itali ku dhe, në mos gaboj, ka marrë azilin politik në Romë.

Por rrugëtimi në atë detyrë, në atë karrige, të sjellë një, një metamorfozë. Unë vetë nuk do ta kisha besuar personalisht që unë dhe familja ime do, do përndiqeshim nga Altin Dumani për një periudhë kaq të shkurtër? Në këtë shtëpi që unë po flas sot, kjo shtëpi është kontrolluar dy herë me firmën e Altin Dumanit? Dhe nuk e di pse, çfarë? Fakti që ulesh në atë karrige, sigurisht që do të bie barra të mëdha që dashur pa dashur nuk mund t'i zgjidhësh vetëm me vullnetin tënd dhe me qëndrimin tënd personal, por mund të ndikohesh edhe nga rryma të tjera dhe konjuktura të tjera, të cilat ti nuk mundesh që të dalësh.

Unë nuk besoj që të jemi në një fraksion drejtimi radikal. Nuk besoj që do të jemi në një fraksion drejtimi propagandistik dhe nuk besoj që do të jemi në një fraksion drejtimi të SPAK-ut nga një personazh ku të krijohet kulti i individit, i prokurorit. Nuk ka bërë ndonjëherë vaki që të ishte krijuar kulti i individit të një drejtuesi dhe të merrte të gjithë atributet, të merrte meritat, të merrte medaljet. Ju e mbani mend çfarë ndodhi. Kolegët tuaj i dhanë medaljen e parë.

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

Me buzëqeshje e revoltë: Gen Z po e dridh pushtetin e Ramës!

Pa numër identifikimi e me shpërblim në xhep: Policët fshihen nga kamera e Piranjave!

Krah për krah për humanizëm: Aktivistët shpëtojnë jetë e mjekojnë uniformat blu!

Studentët kanë të drejtë!

Arroganca e pushtetit përballë krizës: Studentët i thonë "JO" Edi Ramës!

Pedagogët braktisin auditoret e bashkohen me studentët: Ultimatumi për grevë urie!

Trupi i fëmijës është i shenjtë.

Shoqërime masive e presion në shesh: Ish-policët denoncojnë skandalin e uniformave blu!

"Po t'i thyhej këmba fëmijës tuaj?": Piranjat "gozhdojnë" deputetët!

20-vjeçari rrëfen tmerrin që ndodh pas atyre dyerve.

Hiqe atë gur nga dora!

Si parashikoi Rama 13 vite më parë atë që po bën sot?

Gen Z/ Zëri i revoltës që po dridh pushtetin.

Ju lutem kujdes me veprimet, mos e provokoni policinë! ????

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?