Emri/ E rëndë në Kurbin, vajza vret nënën 85-vjeçare me thikë dhe fsheh krimin
Një ngjarje e rëndë, e mbajtur e fshehtë për më shumë se një muaj dhe e raportuar fillimisht si vdekje natyrale, ës...
Një ngjarje e rëndë, e mbajtur e fshehtë për më shumë se një muaj dhe e raportuar fillimisht si vdekje natyrale, ës...
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, gjatë bashkëbisedimit të përjavshëm me qytetarët në rrjetet sociale, ka reagua...
Rrjeti i madh televiziv CNN, në një kronikë të zgjeruar për protestat në Shqipëri, thekson se ndryshe nga sa pretendon kryemi...
Nj-vjeçar i akuzuar për rrëmbimin, vrasjen dhe fshehjen e trupit të të riut nga Burreli, Klevis Lleshi, u ekstradua nga Italia. Sajmi...
Një seri manovrash janë përdorur nga Belinda Balluku, për të përfituar një vilë luksoze me pishinë në një...
Në fillim të viteve ’90, Shqipëria kishte një pasuri që nuk ishte krijuar nga ekonomia, por ishte trashëguar nga natyra, me ...
Nga Mevlan Shanaj: REQUIEM PËR NJË BESIM Edi Rama, Sot po të shkruaj jo si kundërshtar politik, por si një njeri që t&eum...
Një sherr i dhunshëm është shënuar rreth orës 23.00 të së premtes në lagjen nr. 3 të qytetit të Sarand&eu...
Dashi Përpiquni të shmangni polemikat dhe diskutimet. Edhe me fjalë nëse është e mundur thoni se jeni të disponueshëm p...
Ditën e shtunë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme. Moti parashikohet me kthjellime (diell) si dhe alt...
Nga Eliseo Oliveras, EL PERIODICO
Shqipëria ka arritur të hapë fazën përfundimtare të negociatave për anëtarësimin në Bashkimin Evropian (BE) në Konferencën Ndërqeveritare të 26 majit, duke ndjekur hapat e Malit tw Zi. Të dy vendet janë kandidatët për anëtarësim që kanë avancuar më shumë në procesin e negociatave.
Por Shqipëria vazhdon të vuajë nga mangësi serioze, siç tregojnë skandalet e përsëritura të korrupsionit, fuqia e krimit të organizuar, seancat kaotike në Parlament, financimi i errët i partive politike dhe intimidimi i gazetarëve.
Kryeministri Edi Rama synon ta integrojë vendin në BE deri në vitin 2030, falë mbështetjes së Komisionit Evropian, megjithëse mes 27 vendeve anëtare ekzistojnë shumë rezerva.
Rama, në pushtet që nga viti 2013, ka arritur t’u mbijetojë një sërë skandalesh, si dorëheqjet e ministrave të Brendshëm, Saimir Tahiri (2017) dhe Fatmir Xhafaj (2018), të akuzuar për mbrojtjen e trafikantëve të drogës; publikimin nga shtypi gjerman të përgjimeve që flisnin për blerje votash nga grupe kriminale (2019); si dhe shkarkimin e zëvendëskryeministres Belinda Balluku më 26 shkurt, e akuzuar për korrupsion në dhënien e kontratave infrastrukturore.
Që prej kësaj jave, Rama përballet me protesta masive nën sloganin “Shqipëria nuk shitet”, kundër miratimit pa transparencë të ndërtimit të komplekseve të mëdha turistike të promovuara nga familja e presidentit amerikan Donald Trump (vajza e tij Ivanka Trump dhe bashkëshorti i saj Jared Kushner), në një zonë të mbrojtur bregdetare në Zvërnec dhe në Ishullin e Sazanit, me një investim të parashikuar prej 3.4 miliardë eurosh.
Ndryshimet ligjore nën vëzhgim
Rama deklaroi me ton sfidues më 2 qershor: “Nuk ka asnjë mundësi që ky investim të ndalet për sa kohë që unë jam këtu”.
Por SPAK tashmë po heton ndryshimet ligjore të miratuara për të lehtësuar këtë projekt dhe ka urdhëruar ngrirjen e fondeve bankare të grupit që bleu tokat, një kompani e lidhur me biznesmenët Mutaz Al-Khayyat dhe Ramez Al-Khayyat, sipas ‘Projektit për Raportimin e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit’.
Pavarësisht përparimit të arritur në Konferencën e Anëtarësimit, ministrat e 27 vendeve të BE-së i paraqitën në maj qeverisë shqiptare një listë të gjatë detyrash paraprake për të mbyllur kapitujt kryesorë të Traktatit të Anëtarësimit.
BE-ja i kërkon Ramës reformimin e legjislacionit zgjedhor për të garantuar zgjedhje më të pastra dhe për t’i dhënë fund rrjeteve patronazhiste; gjithashtu kërkon që Parlamenti të ketë një rol real në kontrollin e qeverisë, të ndalet ngacmimi i gazetarëve dhe të mbrohet liria e shprehjes.
Sipas ‘Balkan Investigative Reporting Network’, intimidimi dhe sulmet ndaj gazetarëve nga politikanë dhe grupe kriminale janë bërë një dukuri e normalizuar në Shqipëri.
Federata Evropiane e Gazetarëve ka dokumentuar të paktën 35 sulme kundër lirisë së shtypit në një vend me vetëm 2.7 milionë banorë.
Korrupsioni dhe krimi i organizuar
Dokumenti i gjatë i BE-së i kushton vëmendje të veçantë korrupsionit dhe fuqisë së grupeve kriminale në Shqipëri.
27 vendet anëtare theksojnë se: “Korrupsioni mbizotëron në shumicën e fushave të jetës publike dhe të biznesit, duke përfshirë të gjitha degët e qeverisjes qendrore dhe vendore, si dhe institucionet”.
Ata kritikojnë gjithashtu refuzimet e Parlamentit shqiptar për t’u hequr imunitetin personave nën hetim për korrupsion.
Shqipëria rezulton me notë negative në indeksin global të ‘Transparency International’, me 39 pikë nga 100 në vitin 2025, duke shënuar përkeqësim krahasuar me vitin 2024.
Sa i përket krimit të organizuar, BE-ja vëren se: “Policia mbetet shumë e cenueshme ndaj korrupsionit”.
Dhe kërkon forcimin e hetimeve ndaj grupeve kriminale dhe rrjeteve të pastrimit të parave, si në trafikun e narkotikëve ashtu edhe në trafikimin e fëmijëve dhe grave për shfrytëzim seksual.
Vendet anëtare nënvizojnë gjithashtu mangësitë serioze të sistemit gjyqësor, ndikimin e papërshtatshëm të politikanëve dhe mungesën e reagimit ndaj sjelljeve kriminale të gjyqtarëve dhe prokurorëve.
Sipas raporteve të Europol, ‘Human Rights Experts dhe Global Initiative against Transnational Crime’, grupet kryesore shqiptare të trafikut të drogës – Bajri, Habilaj dhe Shkodra – kontrollojnë rajone të tëra të vendit, janë të lidhura ngushtë me klasën politike, financojnë fushatat e saj, blejnë vota dhe kërcënojnë gjyqtarë e prokurorë.
Shqipëria është një nga prodhuesit më të mëdhenj të kanabisit në Evropë dhe një nyje kyçe për shpërndarjen e kokainës në kontinent, me një biznes vjetor prej më shumë se 4.5 miliardë eurosh, sipas Europol-it.
Vala e indinjatës qytetare kundër qeverisë së kryeministrit Edi Rama ka kapërcyer kufijtë e Shqipërisë, duke u shndë...
Profesori i njohur i universitetit të Gracit në Austri, Florian Bieber, reagoi pas intervistës skandaloze të Edi Ramës në CNN. ...
Pankarta pikante ka pasur në 6 ditët e protestave masive në Tiranë ku kërkohet tashmë dorëheqja e kryeministrit Edi Rama dhe ...
Deputetja Jorida Tabaku ka reaguar ashpër lidhur me projektin për ndërtimin e një kulle pas Pallatit të Kongreseve në kryeqytet. ...
Kryeministri Edi Rama ka folur nga Vlora për projektin e ndërtimit në zonën e mbrojtur të Zvërnecit, për të cilin mij&eu...
Nga Mevlan Shanaj: REQUIEM PËR NJË BESIM Edi Rama, Sot po të shkruaj jo si kundërshtar politik, por si një njeri që t&eum...
Një tjetër episod mashtrimi është regjistruar këtë të premte në qytetin e Vlorës, aty ku Edi Rama zhvilloi një...
Nga Lorenzo Tosa* Flitet shumë pak për këtë tek ne, por në Shqipëri ka lindur një lëvizje popullore nga poshtë, e ...
Pas më shumë se tre orësh qëndrese dhe tubimi përpara zyrës së kryeministrit Edi Rama, qytetarët e revoltuar kanë m...
Gjatë takimit të tij me banorët e Zvërnecit në Vlorë, kryeministri Edi Rama ka zgjedhur t'u përgjigjet me tone të ashpra...