Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Eisenkoti merr mandatin, Netanyahu kërkon qeveri të unitetit kombëtar/ Prapaskenat e negociatave në Izrael ... Afera 21 milionë euro/ Si po i shet “Ayen” në treg kilovatët që i takojnë shtetit Berisha: Përshëndes ata mijëra studentë dhe qytetarë që sot groposën në koshat e plehrave të Tiranës, dekre... Bashkia e Durrësit “shpik” një metodë të re për ngarkimin e mbeturinave nga kazanët Sherr tek Doganat/ Kush po tenton ta fshijë gjobën 5.1 mln euro të Salillarit Shpërndahen protestuesit nga bulevardi, pas ujit me presion nisin shoqërimet nga policia Rinia dhe qytetarët në këmbë kundër Ramës/ “Blindohet” Bulevardi, furgona policie qëndrojnë gati kundër pro... DOKUMENTI/ SPAK regjistron kallëzim penal për “Albanian Files” të Ramës, nis hetimi për resortet luksoze... Tensione para Kryeministrisë/ Protestuesit shkulin gurët e trotuarit dhe i hedhin drejt policisë Gjakftohtë/ Jetoi prej vitesh në Greqi si ‘fantazmë’, si u zbulua shqiptari i akuzuar për katër vrasje ... Zhdukja e përkthyeses kineze me pasaportë shqiptare/ Nga kasaforta me 100 mijë euro te hetimet në Shqipëri,... 'Vetëm prokurorët nuk zbresin në terren'/ Gazetari plas skandalin: Dyshime se punonjësit e AMP janë në prot...
POLITIKE

“Gazetari është përballur me mafien e bluzave të bardha”, Berisha reagon për sulmin ndaj Osman Stafës: I porositur, Rama do të mbajë përgjegjësi!

P
Piranjat22 June 2026, 12:32 · 2 min lexim
“Gazetari është përballur me mafien e bluzave të

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka reaguar në lidhje me sulmin që ndodhi në protestë dje ndaj gazetarit të News24, Osman Satafa. Ai tha se Stafa u sulmua nga një çift, i lidhur me pushtetin dhe të shkuarën e zezë. Berisha tha se Stafa u sulmua pasi është bërë zë i të së vërtetës, ndërsa shtoi se ky ishte një sulm i porositur nga njerëz të lidhur me qeverinë.
“Osman Stafa për të gjithë shqiptarët është një gazetar guximtar, i cili është për ballur me një guxim të admirueshëm më mafien e bluzave të bardha, në ndihmë ndaj të sëmurëve, kur kryeministri dhe ministrasha i linin pa mjekim dhe ilaçe për shkak të babëzisë.
Osman Stafa ka mbajtur fjalime në këtë protestë duke përfaqësuar veten e tij dhe kjo e ka tmerruar Edi Ramën.
Dje një çift i lidhur me pushtetin, në të shkuarën e tyre, njëri prej tyre ka glorifikuar të keqen aty ku ka pas punuar.
Së bashku me të shoqen iu sulën shtazërisht dhe e dëmtuan fizikisht vetëm për fjalët në protestë, por jo vetëm kaq, por edhe në betejën kundër mafies së ilaçeve.
Provokatorët iu afruan dhe e agresuan.
Dënoj me forcën më të madhe këtë akt të porositur nga segementet kriminale.
Dënoj agresionin brutal dhe i them Edi Ramës se do të mbajë përgjegjësi.
Edi Rama ka zgjedhur të heshtë zërat që denoncojnë regjimin”, deklaroi Berisha.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

POLITIKE

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.