Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Sherr tek Doganat/ Kush po tenton ta fshijë gjobën 5.1 mln euro të Salillarit Shpërndahen protestuesit nga bulevardi, pas ujit me presion nisin shoqërimet nga policia Rinia dhe qytetarët në këmbë kundër Ramës/ “Blindohet” Bulevardi, furgona policie qëndrojnë gati kundër pro... DOKUMENTI/ SPAK regjistron kallëzim penal për “Albanian Files” të Ramës, nis hetimi për resortet luksoze... Tensione para Kryeministrisë/ Protestuesit shkulin gurët e trotuarit dhe i hedhin drejt policisë Gjakftohtë/ Jetoi prej vitesh në Greqi si ‘fantazmë’, si u zbulua shqiptari i akuzuar për katër vrasje ... Zhdukja e përkthyeses kineze me pasaportë shqiptare/ Nga kasaforta me 100 mijë euro te hetimet në Shqipëri,... 'Vetëm prokurorët nuk zbresin në terren'/ Gazetari plas skandalin: Dyshime se punonjësit e AMP janë në prot... “Ushtarët” e rinj të Klodian Lekocajt dalin para gjykatës: Sulmova me molotov dyqanin për 1 mijë euro ... Protestë prej disa orësh para Ministrisë së Arsimit, nis marshimi drejt Kryeministrisë 25 vite punë, pa paga dhe pa sigurime/ 50 punonjësit e NEFER në Shkodër kërkojnë drejtësi Aksident me pasojë vdekjen në një minierë në Martanesh
POLITIKE

Gazetari holandez: Edi Rama është kumbari në Shqipëri. Kjo studio arkitekturore ndërtoi vilën e tij në Surrel

P
Piranjat26 June 2026, 21:46 · 5 min lexim
Gazetari holandez: Edi Rama është kumbari në Shqipëri. Kjo

Gazetari holandez Vincent van Gerven Oei që është marrë shumë më investigime në Shqipëri, për lidhjet e Edi Ramës dhe vazhdimisht ka zbardhur detaje të rëndësishme të aferave shumë të rëndësishme në Shqipëri.

Në një intervistë ekskluzive me Armela Fekron në SYRI TV, ai tregon se si ka zbardhur të tjera detaje shumë të forta në lidhje me arkitektët e huaj që vijnë e punojnë në Shqipëri.

Gazetari ka treguar se, studio arkitekturore 51N4E është ajo që ka projektuar vilën e Edi Ramës në Surrel, edhe pse në librin ‘The Albanian Files’ nuk përmendet, por flitet si ‘Vila Dajti’.

‘Patjetër nuk ka asnjë krim domethënë brenda, por siç duhet në çdo proces investigativ, duhet një rrëfim, duhet një kontekst, duhet të kemi mundësi të skicojmë kontekstin dhe rrethanat në të cilat operojnë ata njerëz që janë patjetër lidhur me krimin.

Edhe në këtë libër po del në pah që këta arkitektë janë një rrjet shumë i ngushtë. Ata përdorin ËhatsApp për të folur me njëri-tjetrin, ata marrin telefonata, mesazhe në Instagram, emailet direkt nga kryeministri për të folur për projektet që i përkasin privatëve.

Edhe pyetja ime është ashtu, si ka mundësi që vetë kryeministri lidh arkitektin ndërkombëtar me biznesmen, të ashtuquajtur biznesmenë shqiptarë për projekte private? A ndodh një gjë e tillë, në vendet e tjera në botë? Kryeministri ka dalë nëpër ekrane  për të fyer protestat në Shqipëri duke thënë, ti duhet të provosh që unë jam kumbarë. Unë besoj se është shumë qartë, del shumë qartë nga ky libër që në fakt ai është kumbari.

Atëherë, brenda këtij libri, ka një sërë projektesh. Libri është super i madh. Super i madh. 750 faqe, me projekte, për resorte, për kulla, për plazhe. Të gjitha janë dokumentuar,  kush është pronari, kush është kompania që do ta ndërtojë, kush është kompania e ndërtimit, që lidhet me këtë projekt.

Si janë bërë lidhjet midis kryeministrit dhe kompania arkitekturore dhe kompania e ndërtimit. Të gjithë këto lidhje tani janë në këtë libër. Patjetër shumë gjëra ne i dimë, por për shembull  Teatri. Shembullin e Teatrit Kombëtar. Nëfillim  kemi raportuar shumë për mundësinë që Fusha sh.p.k do të ndërtojë disa kulla atje, bashkë me arkitektin Bjarke Ingels. Ai gjithmonë e ka mohuar. Edi Rama e ka mohuar, nuk do të ketë kulla.

Më sa duket, kjo lidhje midis Bjarke Ingels dhe Fusha sh.p.k dhe kryeministrin Rama, ka filluar që nga 2015-ën. Që nga 2015-ën, ka lindur kjo ide për të rrëzuar Teatrin Kombëtar. Domethënë ata në këtë libër, ata arkitektë në këtë libër raportojnë vetë se të thella janë këto lidhje. Sepse ata krenohen me këtë gjë. Krenohen me këtë gjë, unë kam bërë këtë kullë, unë kam bërë këtë gjë. Shiko sa e bukur është, me kë kam bashkëpunuar.

Domethënë, studio arkitekturore 51N4E, ka qenë në atë kohë në fillim një kompani arkitekturore belge, shumë e vogël, me arkitektë të rinj, se ashtu i ka qejf Edi Rama. I merr kështu të rinjtë edhe i promovon. Ndërton karrierën e tyre. Edhe ashtu ka bërë me 51N4E. Ata kanë filluar jo me sheshin Skënderbeut. Ata kanë filluar me disa pika karburanti, dhe me atë monument për Dritan Hoxhën. Përmendet në këtë libër, por thuhet për D. H. Askush nuk e di kush është D. H. Por D. H., është Dritan Hoxha dhe ata e kanë ndërtuar varrin e tij.

Edhe në atë kohë, në fillim të viteve 2000, ai Dritan Hoxha dhe Top Channel-i i tij ka qenë promovues të Edi Ramës në politikën shqiptare, një nga fansat më të mëdha. Kështu kanë, kanë, kanë qenë lidhjet. Pastaj ata kanë projektuar edhe shtëpinë private të Edi Ramës në  Surrel.

Në Surrel. Por, shiko se nuk është përmendur në katalog. Në këtë katalog, nuk është përmendur në asnjë të portofoliove të tyre. Vetëm thuhet ose kështu një Vila Dajti’, u shpreh gazetari holandez në SYRI TV.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

POLITIKE

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.