Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Paditë që synojnë të heshtin median, studimi evidenton problematikat në gjykatat shqiptare Rritje ekonomike pa prodhim, ndërtimi dhe tregtia mbajnë ekonominë shqiptare Horoskopi/ Nga Puna tek Dashuria, java mbyllet plot aventura për këto shenja "Salillari", kompania me arkëtimet më të larta nga Thesari i Shtetit në 15 vitet e fundit Rënie temperaturash dhe reshje shiu,ja si parashikohet moti këtë të diel VIDEO-Skandali/ Policia shoqëron gazetarin holandez që denoncoi 'Albania Files'. Aktivistes që i filmoi i h... Eisenkoti merr mandatin, Netanyahu kërkon qeveri të unitetit kombëtar/ Prapaskenat e negociatave në Izrael ... Afera 21 milionë euro/ Si po i shet “Ayen” në treg kilovatët që i takojnë shtetit Berisha: Përshëndes ata mijëra studentë dhe qytetarë që sot groposën në koshat e plehrave të Tiranës, dekre... Bashkia e Durrësit “shpik” një metodë të re për ngarkimin e mbeturinave nga kazanët Sherr tek Doganat/ Kush po tenton ta fshijë gjobën 5.1 mln euro të Salillarit Shpërndahen protestuesit nga bulevardi, pas ujit me presion nisin shoqërimet nga policia
POLITIKE

Gazetari italian: Protesta në Tiranë, po shndërrohet në simbol kundër fuqisë së pakufizuar të oligarkëve të rinj

P
Piranjat 5 June 2026, 22:43 · 3 min lexim
Gazetari italian: Protesta në Tiranë, po shndërrohet në

Nga Lorenzo Tosa*

Flitet shumë pak për këtë tek ne, por në Shqipëri ka lindur një lëvizje popullore nga poshtë, e cila prej ditësh po del në rrugë me dhjetëra mijëra njerëz në Tiranë dhe në qytete të ndryshme të vendit për të protestuar kundër dhëndrit dhe vajzës së Trumpit, Jared Kushner dhe Ivanka Trump, si edhe kundër dëmit që sipas tyre rrezikon të shkaktojë projekti i një resorti luksoz në zonën e mbrojtur të Vjosë-Nartës, një nga ekosistemet e fundit të paprekura të Mesdheut.

Protesta është quajtur tashmë “Revolucioni i Flamingove”, sipas zogut simbol të kësaj zone, e cila strehon rreth 240 lloje shpendësh dhe mbi 2 000 lloje bimësh të rrezikuara.

Pjesëmarrësit janë kryesisht të rinj e shumë të rinj, paqësorë dhe të paarmatosur. Ata po protestojnë për mjedisin, për mbrojtjen e zonës dhe për ruajtjen e karakterit publik të një prej pasurive natyrore më të çmuara të Shqipërisë.

Por, me kalimin e ditëve, protesta po shndërrohet në një simbol kundër fuqisë së pakufizuar të oligarkëve të rinj dhe bashkëpunimit të politikës me ta. Ajo është lidhur edhe me protestat kundër Izraelit me rastin e ndeshjes miqësore me Shqipërinë. Izraeli, së bashku me vendet e Gjirit, është gjithashtu një nga tregjet kryesore të Affinity Partners, kompanisë së Kushnerit që po investon në këtë projekt.

“Në lojë është diçka më e madhe: e drejta për të marrë pjesë në vendimmarrjet që lidhen me vendet ku jetojmë, me peizazhet që vlerësojmë dhe me të ardhmen që do t’u lëmë fëmijëve tanë”, shpjegon BirdLife Europe & Central Asia, një nga organizatat mjedisore që është angazhuar më fort në këtë betejë.

Ajo që po ndodh në Shqipëri nuk është thjesht një çështje lokale.

Sipas autorit të tekstit, kjo është një nga lëvizjet politike më interesante të viteve të fundit, të cilës duhet t’i kushtohet vëmendje e madhe.

Është një qasje politike dhe ekzistenciale që na kërkon të zgjedhim se çfarë modeli duam për vendin tonë, brigjet tona dhe shoqërinë në tërësi, duke na detyruar të vendosim se në cilën anë qëndrojmë.

Dhe ndoshta, pse jo, të marrim edhe shembull prej saj.

* Shkrimtar dhe gazetar italian

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

POLITIKE

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.