POLITIKE

Gazetari Klodian Tomorri: Yeffet nuk i druhet SPAK-ut, por ekspozimit ndërkombëtar

Piranjat Përditësimi i fundit 10 September 2026, 18:50
Gazetari Klodian Tomorri: Yeffet nuk i druhet SPAK-ut, por ekspozimit

Gazetari Klodian Tomorri ka komentuar përgjimet e publikuara nga Arben Ahmetaj ku Ron Yeffet bën pazare për trafik armësh nga Shqipëria, dhe lidhjet e tij me kryeministrin Edi Rama. Tomorri u ndal te shqetësimi i Yeffet për publikimin dhe mediatizimin e aktivitetit të tij në Shqipëri, duke argumentuar se nga përgjimet duket se biznesmeni kërkonte që veprimet të kryheshin ‘sa më të qeta’, pa zhurmë publike.

Sipas gazetarit, kjo lidhet me faktin se persona të përfshirë në aktivitete të tilla biznesi, sipas tij, i druhen ekspozimit publik më shumë sesa institucioneve shtetërore.

‘Që po ta shikosh edhe te përgjimet, ai thotë që ne duhet ta bëjmë këtë sa më të qetë, pra i druhej publikimit apo zhurmës.Dhe këta lloj biznesmenësh sigurisht që i druhen zhurmës sepse nuk bëjnë punë të mira, bëjnë punë që duhet të jenë të fshehura, të mos dalin në publik. Kjo është arsyeja tani pse nuk i trembej SPAK-ut.

Për t’ju përgjigjur kësaj pyetje mjafton që të shohim se si erdhi Ron Yeffet në Shqipëri. Pra Ron Yeffet nuk erdhi në Shqipëri sepse ishte një biznesmen që kishte knoë-hoë në prodhim armësh, që kishte kapital, që kishte fabrika, që kishte lidhje në industrinë ushtarake… Pra Ron Yeffet nuk ishte Lockheed Martin, nuk ishte Elbit, apo kompanitë e tjera të mëdha. Ron Yeffet erdhi në Shqipëri për shkak se u lidh me Kryeministrin e Shqipërisë, u lidh shumë ngushtë.

Dhe këtë ne tashmë e kemi të dëshmuar nëpër gjykatat amerikane sepse për zotin Yeffet në Gjykatën e Miami-t ka një padi nga një biznesmen i dalë në pension tashmë në Shtetet e Bashkuara, të cilit zoti Yeffet sipas padisë i ka marrë 8.6 milionë dollarë dhe nuk ja ka kthyer.Dhe zotëria në fjalë thotë që ky më mashtroi dhe për të më sugjestionuar që të më merrte paratë, më hipi në avionin e tij, më çoi në Francë ku më takoi me Kryeministrin e Shqipërisë dhe me Ambasadorin e Shqipërisë të asaj kohe në Francë. Pra, ky ishte kapitali i vetëm që kishte Ron Yeffet që më pas i mundësoi marrjen e monopoleve në furnizimin me mjete të ushtrisë dhe të gjithë strukturave të sigurisë, policisë, emergjencave civile e tjerë e tjerë, dhe e futi në biznesin e armatimit.

Duke patur një lidhje kaq të ngushtë me Kryeministrin, me njeriun më të fuqishëm të vendit, sigurisht që ai nuk i druhej shtetit, nuk i druhej as SPAK-ut, por i druhej mediatizimit të çështjes së tij.Sepse mediatizimi i çështjes e ekspozonte në arenën ndërkombëtare. Pra frika e Yeffetit nuk ishte Shqipëria, që do i gjendej gjë nga autoritetet apo institucionet e Shqipërisë. Frika e tij dhe shqetësimi i tij është që të mos ekspozohet ndërkombëtarisht, të jetë nën syrin e shërbimeve të huaja, apo nën lupën e vendeve partnere, aleatëve tanë strategjikë që edhe kjo konfirmohet qartë që ishte një shqetësim për atë, kur thotë që ta bëjmë një kompani trust atje që t’i mbyllim gojën Ambasadës Amerikane e këtu e me radhë.

Dhe nga informacionet që kemi ne sigurisht që prania e këtij apo futja e këtij në këto kontrata dhe në këtë biznes, i cili duhet thënë që është një biznes shumë i ndjeshëm, që monitorohet rreptësisht…

Sigurisht, shto dhe anëtarësimin në NATO. Pra ky fakt ka shkaktuar shqetësime te partnerët strategjikë dhe kjo dihet nën rrogoz. Por, me sa duket, për sa kohë kishte lidhjen e vet të ngushtë e të afërt me Kryeministrin e Shqipërisë, ata vazhdonin dhe nuk pyesnin për shqetësimet që ishin duke krijuar.’, tha gazetari Klodian Tomorri në SYRI TV.

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

Me buzëqeshje e revoltë: Gen Z po e dridh pushtetin e Ramës!

Pa numër identifikimi e me shpërblim në xhep: Policët fshihen nga kamera e Piranjave!

Krah për krah për humanizëm: Aktivistët shpëtojnë jetë e mjekojnë uniformat blu!

Studentët kanë të drejtë!

Arroganca e pushtetit përballë krizës: Studentët i thonë "JO" Edi Ramës!

Pedagogët braktisin auditoret e bashkohen me studentët: Ultimatumi për grevë urie!

Trupi i fëmijës është i shenjtë.

Shoqërime masive e presion në shesh: Ish-policët denoncojnë skandalin e uniformave blu!

"Po t'i thyhej këmba fëmijës tuaj?": Piranjat "gozhdojnë" deputetët!

20-vjeçari rrëfen tmerrin që ndodh pas atyre dyerve.

Hiqe atë gur nga dora!

Si parashikoi Rama 13 vite më parë atë që po bën sot?

Gen Z/ Zëri i revoltës që po dridh pushtetin.

Ju lutem kujdes me veprimet, mos e provokoni policinë! ????

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?