POLITIKE

Gazetari Saraçi: Rama i shpalli luftë SPAK-ut kur hetimi preku Ballukun

Piranjat Përditësimi i fundit 16 December 2025, 19:00
Gazetari Saraçi: Rama i shpalli luftë SPAK-ut kur hetimi preku

Kryeredaktori i SYRI TV, Romir Saraçi, i ftuar në emisionin “Task Forcë”, ka theksuar se rasti i Belinda Ballukut është krejtësisht i ndryshëm nga ai i Olta Xhaçkës, pasi bëhet fjalë për heqje imuniteti për t’i hapur rrugë arrestimit nga SPAK-u.

Saraçi u shpreh se, ndonëse kryeministri Edi Rama ka lënë të hapur mundësinë e votimit të kërkesës së prokurorisë, reagimi i tij politik përbën një përplasje të drejtpërdrejtë me SPAK-un, duke nxjerrë në pah një krizë të thellë dhe humbje koherence në raportin e qeverisë me drejtësinë.

Romir Saraçi: Xhaçkës iu kërkua papajtueshmëri me mandatin, pra ishte lënia e mandatit, kurse në rastin e zonjës Belinda Balluku është heqja e imunitetit për t'i hapur rrugë arrestimit të saj nga ana e SPAK-ut. Pra janë dy raste të ndryshme. Por dhe në deklaratën, në njoftimin që bëri në rrjetin social X, kryeministri Rama e la të hapur mundësinë që nuk do ta paragjykojnë kërkesën e prokurorit dhe domethënë, domethënë la të kuptohet që do votojnë kërkesën e prokurorit për t'i hapur rrugë heqjes së imunitetit, por, por, duke bërë më parë oponencën dhe duke u përballur me forcën, SPAK do të përballet me forcën që Edi Ramës i kanë dhënë qytetarët duke i dhënë 83 mandate. Dhe e ka deklaruar dhe pikërisht te kjo pjesa që ta ndaj në dy pjesë, ana politike dhe pastaj pjesa teknike e dosjes. Nga ana politike, Edi Rama, të paktën që nga themelimi i SPAK-ut e deri sot e ka përdorur atë si kalë troje të paktën, të paktën për katër palë zgjedhje të fundit.

Si protagonist direkt në zgjedhje, janë goditur liderët e opozitës e të tjera me radhë, jepte komanda nga kongresi i PS-së tha që kjo është foshnja që unë kam rritur, që kam ushqyer dhe jeni aty falë meje, i dha shpatën e Demokleut, ia dha Altin Dumanit e kishte dorëzuar me duart e veta dhe e trajtonte SPAK-un si një prodhim të tijin, jo madje as të partnerëve të cilët kishin sponsorizuar këtë. Dhe befas sot kur radha erdhi te Belinda Balluku dhe u fut brenda oborrit të kryeministrit, Edi Rama i shpalli luftë SPAK-ut. Pse Edi Rama sot detyrohet që t'i shpalli luftë foshnjës së vet? Nuk mund të luftohet me një fëmijë, me një foshnje.

Por mundet që ta mësojë akoma gjatë rrugës, t'u rrisë pagat apo mos t'u rrisë, t'i ngrejë mësime e të tjera me radhë, po i shpalli luftë. Që do të thotë që kryeministri sot është në një hall të madh që të zhbëjë edhe atë mbrojtjen, atë të humbasë koherencën e të gjithë viteve të fundit të përdorimit të SPAK-ut për të fituar zgjedhje. Iu hoqi mandatin, i hoqi mandatin kryetarit të bashkisë së zgjedhur, ia hoqi mandatin.

Liderët e opozitës i futi në burg me këtë SPAK. Kurse sot SPAK-ut i shpall luftë, i shpall luftë dhe duke kujtuar sepse është shumë e rëndë pjesa, duhet ta kuptojnë edhe qytetarët, është shumë e rëndë, Edi Rama që ka pushtetin ekzekutiv, që kontrollon de facto, se ka votat, edhe legjislativin, me dy pushtetet, ai i thotë që unë po i vjedh përballë pushtetit të tretë që është drejtësia. Dhe thotë unë po përdor forcën që më kanë dhënë mua qytetarët për t'u përballur me ju.

Çfarë do përballet ai me SPAK-un? Përballet me SPAK-un duke i hapur rrugë hetimit, jo duke i shpallur luftë. Pra, do të thotë që mbase është një siklet i madh. Nuk është vetëm Belinda Balluku. Mbetet për t'u parë. Te pjesa teknike, ajo çfarë u vu re te SPAK, që SPAK nuk kreu vetëm procedurën, isha nga ata të parët sepse normalisht që ishte një procedurë ligjore që në qoftë se SPAK do kishte vendosmëri për t'i çuar, për t'i shkuar kësaj çështje deri në fund, normalisht pas rrëzimit që i bëri Gjykata Kushtetuese, hapi i radhës është marrja e masave, kërkesave të tjera për të penguar dëmtimin e dosjeve.

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

Me buzëqeshje e revoltë: Gen Z po e dridh pushtetin e Ramës!

Pa numër identifikimi e me shpërblim në xhep: Policët fshihen nga kamera e Piranjave!

Krah për krah për humanizëm: Aktivistët shpëtojnë jetë e mjekojnë uniformat blu!

Studentët kanë të drejtë!

Arroganca e pushtetit përballë krizës: Studentët i thonë "JO" Edi Ramës!

Pedagogët braktisin auditoret e bashkohen me studentët: Ultimatumi për grevë urie!

Trupi i fëmijës është i shenjtë.

Shoqërime masive e presion në shesh: Ish-policët denoncojnë skandalin e uniformave blu!

"Po t'i thyhej këmba fëmijës tuaj?": Piranjat "gozhdojnë" deputetët!

20-vjeçari rrëfen tmerrin që ndodh pas atyre dyerve.

Hiqe atë gur nga dora!

Si parashikoi Rama 13 vite më parë atë që po bën sot?

Gen Z/ Zëri i revoltës që po dridh pushtetin.

Ju lutem kujdes me veprimet, mos e provokoni policinë! ????

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?