Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
VIDEO-Skandali/ Policia shoqëron gazetarin holandez që denoncoi 'Albania Files'. Aktivistes që i filmoi i h... Eisenkoti merr mandatin, Netanyahu kërkon qeveri të unitetit kombëtar/ Prapaskenat e negociatave në Izrael ... Afera 21 milionë euro/ Si po i shet “Ayen” në treg kilovatët që i takojnë shtetit Berisha: Përshëndes ata mijëra studentë dhe qytetarë që sot groposën në koshat e plehrave të Tiranës, dekre... Bashkia e Durrësit “shpik” një metodë të re për ngarkimin e mbeturinave nga kazanët Sherr tek Doganat/ Kush po tenton ta fshijë gjobën 5.1 mln euro të Salillarit Shpërndahen protestuesit nga bulevardi, pas ujit me presion nisin shoqërimet nga policia Rinia dhe qytetarët në këmbë kundër Ramës/ “Blindohet” Bulevardi, furgona policie qëndrojnë gati kundër pro... DOKUMENTI/ SPAK regjistron kallëzim penal për “Albanian Files” të Ramës, nis hetimi për resortet luksoze... Tensione para Kryeministrisë/ Protestuesit shkulin gurët e trotuarit dhe i hedhin drejt policisë Gjakftohtë/ Jetoi prej vitesh në Greqi si ‘fantazmë’, si u zbulua shqiptari i akuzuar për katër vrasje ... Zhdukja e përkthyeses kineze me pasaportë shqiptare/ Nga kasaforta me 100 mijë euro te hetimet në Shqipëri,...
POLITIKE

Genc Burimi: SPAK duhet të kishte thirrur kryeministrin siç thirri Ballukun!

P
Piranjat20 June 2026, 12:08 · 2 min lexim
Genc Burimi: SPAK duhet të kishte thirrur kryeministrin siç thirri

Analisti Genc Burimi, teksa ka komentuar protestat që po mbahen prej 20 ditësh në Tiranë për dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama, ka deklaruar se ky i fundit duket të ishte thirrur në SPAK ashtu siç u thirr ish-zv.kryemistrja Belinda Balluku.

“Nëse SPAK do të bënte detyrën, kjo protestë nuk duhet të kishte zgjatur kaq. Por duhet të kishte thirrur Ramën siç thirri Ballukun. Ndaj kështu mbaron filmi. Ndaj kam shumë rezerva. SPAK duhet të arrestojë Edi Ramën!”, tha ai.

Burimi tha se tubimet kanë minimizuar figurën dhe pushtetin e Ramës duke e cilësuar si një figurë e çmonetizuar.

Sipas tij, edhe fakti që të moshuarit që e kanë votuar i janë bashkuar protestës, tregon se sot ka një unanimitet anti-Rama.

“Në periudhën e tranzicionit, është protesta më e madhe. Për nga pjesëmarrja dhe forma. Është protestë që duam apo nuk duam, ka hyrë në histori! Kjo protestë thyen rekordet.

Ka misionin minimal që është Zvërneci dhe maksimali, largimi i Ramës. Ka minimizuar figurën dhe pushtetin e Ramës. Ai është si Putin. Është figurë e çmonetizuar. Të rinjtë sot protestojnë, por prindërit e tyre votonin për Edi Ramën.

Kur sheh sot pensionistët në protesta, tregon se sot ka një unanimitet anti-Rama. Nëse SPAK do të bënte detyrën, kjo protestë nuk duhet të kishte zgjatur kaq. Por duhet të kishte thirrur Ramën siç thirri Ballukun.

Ndaj kështu mbaron filmi. Ndaj kam shumë rezerva. SPAK duhet të arrestojë Edi Ramën! SPAK duhet ta kishte marrë për një auditim.”, tha ai.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

POLITIKE

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.