POLITIKE

“Gënjeshtar, qesharak!”/ Aktivistja përplaset me deputetin e PS: Parlament analfabetësh!

Piranjat Përditësimi i fundit 2 Korrik 2026, 22:02
“Gënjeshtar, qesharak!”/ Aktivistja përplaset me deputetin

Aktivistja Sidorela Vatnikaj ka debatuar me deputetin e Partisë Socialiste, Ardit Bido, lidhur me përplasjen e fortë që ka ndodhur ditën e sotme mes protestuesve dhe Policisë së Shtetit. Vatnikaj tha se dhuna ka nisur nga policia, të cilën e quajti “polici private”, ndërkohë që tha se Parlamenti nuk i përfaqëson pasi është mbushur me analfabetë.

Deputeti Bido replikoi duke thënë se ka patur dhunë ndaj policisë dhe ndalimin e deputetëve të hyjnë në kuvend e quajti “grusht shteti”.

Debati: 

Sidorela Vatnikaj: Kjo ka nisur pa u grumbulluar ne si protestues. Kishim bërë lajmërimin që do të jemi në Parlament, për ti thënë parlamentit që populli është në rrugë dhe kërkon dorëhqjen. Një djalë është dhunuar, me gjakderdhje nga hunda, nuk kemi patur kontakt me të. Janë arrestuar. Kështu ka filluar. Parlamenti ka qenë i rrethuar, është absurde të rrethohet parlamenti. Ka plasur sulmi në sy, në hundë, me spray, në mënyrë të dhunshme pa u provokuar absolutisht nga protestuesit.

Kemi më shumë se një muaj që themi që kryeministri Rama, parlamenti, nuk na përfaqësojnë. Kërkuam për një muaj rresht në mënyrë paqësore, kemi kërkuar që të ndalohet funksionimi normal i parlamnetit pasi populli është në shesh. Nuk mund të vijojmë punën parlamentare sikur nuk ka ndodhur asgjë. Kjo protestë ka patur jehonë në të gjithë Evropën dhe botën. Nuk mundet të mos e ketë marrë vesh vetëm parlamenti. Dhuna policore ka qenë e pajustifkuar, nuk ka qenë në raport me veprimet dhe numrat e protestuesve. Gjuajtja me vezë ndodh në çdo vend të Evropës në çdo protestë. Të shohim deputetë, si Taulant Balla  dhe Braçe më parë, që mësynë policinë me gaz lotsjellës dhe shkopa gome ndaj protestueseve paqësore. Është e paprecedent. Nuk kemi shtet, por polici private.

Ardit Bido: Policia kishte marrë masat, që për mua duhet kritikuar policia për pjesën e fundit të seancës që nuk garantoi kordonin për të dalë deputetët. Së pari ka të bëjë me faktin që jemi qytetarë të këtij vendi dhe kush normalizon dhunën ndaj qytetarëve nuk e di që jeton në demokraci. Monopolin e forcës e ka policia.

Sidorela Vatnikaj: Sa krenarë jeni që keni monopolin e dhunës…

Ardit Bido: Ju lutem se zërin tuaj e kam dëgjuar duke ulëritur.

Sidorela Vatnikaj: Edhe sot “hajdut” kam bërtitur kur keni hyrë.

Ardit Bido: Po u zgjidhën gjërat me forcën fizike ka rënë demokracia. Në asnjë formë nuk mund të pretendoni se jeni përfaqësues i shqiptarëve. Keni qenë 200 protesues në parlament dhe nuk e di, 60 mijë në shesh? Të mendoni se jeni përfaqësues të shqiptarëve, që ndaloni funksionimin e institucionave, do të thotë anarshi. Kthim në ’97. Ti imponoheni deputetëve të votuar për të përfaqësuar qytetarët.

Sidorela Vatnikaj: Ju jeni emëruar pasi votat ua ka mbledhur tjetër kush.

Ardit Bido: Ajo që kam parë sot me sytë e mi, pashë se si do të më hidhnit në kosh. Pashë sot se si ti ke goditur Ramion Kurtin me vezë.

Sidorela Vatnikaj: Po gënjeni, jeni qesharak. Jeni megafon i kryeministrit.

Ardit Bido: Kam parë vezë që hidheshin drejt meje dhe kolegëve të tjerë.

Sidorela Vatnikaj: Jeni futur 3 orë para seancës. Gënjeni edhe për fakte lehtësisht të veritikueshme.

Ardit Bido: Ti nuk më njeh.

Ylli Rakipi: Nuk ka goditur Sidorela me vezë por një aktiviste tjetër.

Sidorela Vatnikaj: E keni treguar veten publikisht. Gjithçka thua është në funksion të propagandës. Mund të kërkoni falje që gënjyet?

Ardit Bido: Ti the po, nuk kërkoj falje për gënjeshtrën tënde.


Sidorela Vatnikaj: Një person që gënjen për fakte banale.

Ardit Bido: Fitoji debat me argument, jo kështu.

Sidorela Vatnikaj: Duhet të keni pak mendim kritik, prandaj ju themi parlament analfabet.

Ardit Bido: Unë jam profesor universitar. Ajo çfarë vura re sot, kolegëve deputetë u janë hedhur vezë. Janë tentuar të intimidohen. Unë nuk intimidohem, besoj te debati dhe argumenti. Jemi parë hedhje gurësh ndaj policisë. Të ndalosh deputetët të hyjnë apo ta dalin nga kuvendi duke intimiduar me dhunë fizike, është tentativë për grusht shteti. Është një çetë e vogël njerëzish që kaplojnë protestën. Nuk intimidohet demokracia, nuk ka shans të intimidojë dikush deputetin.

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë

A ka Shqipëria një Nicola Gratteri?

Katër nëna në kërkim të fëmijeve/ Bisedat që zbuluan rrjetin e errët

Flamur Gjuzi, i dënuar për"shpërdorim detyre" sot drejtor i Policisë Bashkiake, sërish shkel ligjin?

Pallatet u zhytën“Durrës Marina" dhe Autoriteti Portual bëjnë veprimin e papritur përballë skandalit

Ekskluzive/ Nicola Gratteri çmonton skemën e pastrimit të parave të ndërtimit në Tiranë

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 15

Enkel Demi duke luftuar paragjykimet për shqiptarët. (kamera e fshehtë)

Milva Ekonomi i firmosi miliona euro Vilma Nushit, kjo e fundit i investoi te kulla e Ervin Matës

Ajo çfarë mund të na mësojë Kosova.

Laboratorë “copy-paste”/ I njëjti mjek firmos analiza në disa pika, skema që ngre pikëpyetje

Rrjeti i ‘errët’ i vajzave të zhdukura! Bisedat tronditëse si funksiononte grupi.

Bleu 300 m2 tokë në vitin 2004, kthehet nga emigrimi dhe gjen aty vilë 3-katëshe.

“Na detyruan nga Dubai”/ Konstruktori i Durrës Marina zbulon pse u zhytën pallatet

Drejtori që tregon sjellje të pahijshme me nxënësen: Jam i fortë edhe në parti

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 14

Turisti zemërgjerë nga Italia dhe patatinat falas

Aksidentet “pushtojnë” oborrin e familjes në Klos, banori: Një ditë do ndodhë tragjedi

Lidhja jashtëmartesore që përfundoi në makth /32-vjeçarja rrëfen shantazhin me video intime

Sherr në terminalin e Peshkopisë, shoferi: Mos më vidh pasagjerët! Shko ha bukë te pjesa jote

Artisti dhe Frika

Si u kthye në urrejtje dashuria mes ish-bashkëshortëve dhe ‘lufta’ për 200 mijë euro!

14-vjeçare me dr*gë dhepro*titucion, rrjeti i errët i minoreneve të zhdukura

Zhytja e pallateve te Alabarit/ IKMT pranon anomalitë në “Durrës Marina”: Janë zhytur 28 cm

"Ederlezi", festa e veçantë e komunitetit rom.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 13

Do t’i fus duart edhe nëse bërtet, motra e 13 vjeçares rrëfen tmerrin e mesazheve që mësuesi ia çon

“Inspektori gjobëvënës” i bashkisë terrorizon qytetarët

Pagat e mohura të druvarëve në Navaricë! Miliona lekë për të marrë dhe kërcënime

Rruga Thumanë–Kashar/ 1 miliard euro dhe “5 lekëshi” që po merret nga xhepat e qytetarëve

Me viza turistike ose kontrata futbolli drejt Europës/ Kush fshihet pas skemës së trafikimit?

Nënat denoncojnë ikjet nga shtëpia dhe jetën e dyshimtë të adoleshentëve

Për mediat dhe fëmijët

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 12

Muzikanti i rruges “vjedh” koleget. Banka e fundit

Dajak për 50 metra rrugë në Dibër, kushërinjtë në ’luftë’ për pronën.

Fisnik Syla, “BAMIRËS” apo shantazhues

A janë "idiotë "shqiptarët e Maqedonisë së Veriut? Çfarë do të thoshte Arbën Xhaferraj?

Presidenti i FSHP reagon për deklaratat e Erkand Qerimaj: Lajthita atëherë, tani kam reflektuar

Nga jetimorja te humbja e kujdestarisë. Rrëfen nëna që kërkon bashkimin me vajzën pas 13 vitesh

Tigrat e Vlorës: energjia që prodhohet 6 herë më shtrenjtë se sa shitet.

Skandali i zhytjes së pallateve në Durrës Marina / Ndërhyn IKMT.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 11

Dhjetëra punonjës fasonerie pa marrë pagat: Blerimi mori lekët dhe u zhduk! Pronari premton zgjidhje

Hapet filial i bankës turke në “zemër” të Bllokut, reklamat vendosen pa leje

Energji për brezin tim

Nga ‘Viola’ tek Dorina: Si përfundoi në borxh një histori dashurie në distancë

Firma “Trade Minerals Al” po shkatërron mjedisin dhe infrastrukturën e fshatit Gjegjan në Kukës

Nga shpërthimi i drejtorit te prapaskenat e ushqimit në institucionin privat në Elbasan