Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Paditë që synojnë të heshtin median, studimi evidenton problematikat në gjykatat shqiptare Rritje ekonomike pa prodhim, ndërtimi dhe tregtia mbajnë ekonominë shqiptare Horoskopi/ Nga Puna tek Dashuria, java mbyllet plot aventura për këto shenja "Salillari", kompania me arkëtimet më të larta nga Thesari i Shtetit në 15 vitet e fundit Rënie temperaturash dhe reshje shiu,ja si parashikohet moti këtë të diel VIDEO-Skandali/ Policia shoqëron gazetarin holandez që denoncoi 'Albania Files'. Aktivistes që i filmoi i h... Eisenkoti merr mandatin, Netanyahu kërkon qeveri të unitetit kombëtar/ Prapaskenat e negociatave në Izrael ... Afera 21 milionë euro/ Si po i shet “Ayen” në treg kilovatët që i takojnë shtetit Berisha: Përshëndes ata mijëra studentë dhe qytetarë që sot groposën në koshat e plehrave të Tiranës, dekre... Bashkia e Durrësit “shpik” një metodë të re për ngarkimin e mbeturinave nga kazanët Sherr tek Doganat/ Kush po tenton ta fshijë gjobën 5.1 mln euro të Salillarit Shpërndahen protestuesit nga bulevardi, pas ujit me presion nisin shoqërimet nga policia
POLITIKE

Genta Vangjeli: Banorët e Mamurrasit jetojnë pa ujë, qeveria propagandon investime dhe ‘suksese’

P
Piranjat 7 June 2026, 11:00 · 3 min lexim
Genta Vangjeli: Banorët e Mamurrasit jetojnë pa ujë, qeveria

Në një deklaratë për mediat, zëdhënësja e Antikorrupsionit në Partinë Demokratike, Genta Vangjeli, denoncoi atë që e cilësoi si një tjetër skandal me investimet publike në sektorin e ujësjellësve.

Ajo theksoi se, ndonëse për ujësjellësin e Mamurrasit janë shpenzuar miliona euro nga taksat e qytetarëve dhe janë bërë premtime të përsëritura për përfundimin e projektit, banorët vijojnë edhe sot të përballen me mungesën e ujit të pijshëm.

Vangjeli akuzoi qeverinë për propagandë dhe shpërdorim fondesh publike, ndërsa i kërkoi SPAK-ut të hetojë këtë investim dhe të nxjerrë para përgjegjësisë personat e përfshirë në abuzimin me fondet.

Banorët e Mamurrasit denoncojnë se ende po jetojnë pa ujë, ndërkohë që qeveria propagandon investime dhe ‘suksese’ në çdo ekran televiziv.

Sipas deklarimeve zyrtare të më shumë se një viti më parë, në një vizitë inspektimi në terren, ish zv/kryeministren dhe kreu i AKUK, njoftuan se ishin realizuar 45% e punimeve për ndërtimin e ujësjellësit të Mamurrasit , nga 43 km e rrjetit, dhe se ky projekt do të përfundonte brenda 2025.

Gjatë inspektimit në terren nuk dukej asnjë tabelë informuse për kontraktorin, vlerën dhe afatin e projektit apo mbikqyrësin, por sipas spending data rezulton se kompania shansi invest shpk është kontraktuar për ndërtimin e këtij ujësjellësi dhe deri tani ka përfituar 1.9 milion euro për ndërtimin e tij.

Sipas raportit të performancës për shoqëritë e ujësjellës kanalizimeve të vitit 2024, (publikuar në korrik 2025 nga ERRU) , ndërtimi i ujësjellësit të Mamurrasit do të kushtonte total 6.1 milion euro.

Ndërsa faza e dytë e zbatimit të këtij projekti sipas parashikimit të investimeve publike me financim të brendshëm për vitet 2026-2028 vlera totale e këtij projëkti shkon 11.1 milion euro.

Ndërkohë që miliona nga taksat e qytetarëve janë hedhur në projekte që zvarriten pafund ose mbeten vetëm në letër, është e papranueshme që në vitin 2026, banorët e Mamurrasit të vazhdojnë të përballen me mungesë uji.

Partia Demokratike qëndron në krahë të qytetarëve të Mamurrsit dhe kërkon nga Spak të hetojë dhe penalizojë përgjegjësit që kanë  abuzuar me këtë investim jetik duke marrë parasysh:

Sa është realizimi real i punimeve sipas fondeve të disbursuara?

Mamurrasi dhe gjithë Shqipëria nuk ka nevojë për propaganda por ka nevojë për ujë.

Qytetarët janë lodhur nga inaugurimet false, nga kronikat televizive të montuara dhe nga tenderat që hapen me bujë, por mbyllen me dështim. Uji nuk është luks, është një e drejtë themelore.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

POLITIKE

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.