Përfshihet nga flakët restoranti në Librazhd, vetëm dëme materiale
Një restorant është përfshirë nga flakët mbrëmjen e sotme në qytetin e Librazhdit. Pas marrjes së njoftimit, në...
Një restorant është përfshirë nga flakët mbrëmjen e sotme në qytetin e Librazhdit. Pas marrjes së njoftimit, në...
20-vjeçari shqiptar Rogert Ajdini ka humbur jetën tragjikisht pas një aksidenti të rëndë në vendin e punës, mëngj...
Gjykata e Krimeve të Rënda në Romë ka dënuar me burgim të përjetshëm Mark Antony Samson, të riun që në ma...
Hetimi i nisur nga Prokuroria e Tiranës pas plagosjes me plumb gome në sy të protestuesit Erion Vishkulli, ka çuar hetuesit tek Forcat e N...
Kampionati “Abissnet Superiore” do të vijojë me ndeshjet e javës së 9-të, të cilat do të zhvillohen të m&eu...
Një studente e Mjekësisë, e cila i është bashkuar protestës përpara Ministrisë së Arsimit, ka ngritur shqetësi...
Revolta e studentëve dhe e pedagogëve përpara Ministrisë së Arsimit vijon edhe sot më 27 tetor. Protestuesit i kanë vendosur ...
Individët me paga bruto mbi 700 mijë lekë në muaj do të përballen me një normë më të lartë tatimi mbi t&e...
Gjatë protestës së zhvilluar përpara Ministrisë së Arsimit, studentët kanë shprehur revoltën e tyre jo vetëm m...
Microsoft po ofron një plan të ri për largim vullnetar nga puna për rreth 60,000 punonjës në Shtetet e Bashkuara, Kanada, Indi dh...
Duke marrë shkas nga hetimet dhe akuzat e ngritura nga Prokuroria e Posaçme, SPAK ndaj zv.kryeministres Belinda Balluku dhe zyrtarëve të tjerë të lartë shtetërorë, disa organizata të shoqërisë civile me kontribute në mbrojtjen e të drejtave të njeriut dhe në reformën në drejtësi shprehin shqetësimin e tyre për presione të politikës ndaj drejtësisë dhe i kërkojnë qeverisë dhe Kuvendit që të mos bëhen pengesë për drejtësinë.
“Të respektohet nga ekzekutivi dhe legjislativi, parimi i ndarjes dhe balancimit të pushteteve, e në mënyrë të veçantë ai i pavarësisë së prokurorisë dhe gjykatës,” thuhet në deklaratën e firmosur nga Komiteti Shqiptar i Helsinkit, Instituti për Studime Politike, Qendra për Studimin e Demokracisë dhe Qeverisjes, Instituti Shqiptar i Shkencave, Qendresa Qytetare dhe Lëvizja Evropiane në Shqipëri.
“Asnjë presion publik nuk duhet të ushtrohet mbi organet e sistemit të drejtësisë, si nga Kryeministri, politikanë dhe zyrtarë të tjerë, pasi Kushtetuta dhe sistemi ynë garanton që çdo shtetas, edhe zyrtarët e lartë publikë kanë të drejtë dhe akses të mbrohen me avokat në të gjitha procedurat ndaj tyre si dhe kanë të drejtë të ankojnë vendimet e ndërmjetme dhe përfundimtare të prokurorisë dhe gjykatës, në një gjykatë më të lartë”- thuhet ndër të tjera në deklaratë.
Sipas organizatave “çdo deklaratë paragjykuese në një situatë të tillë krijon perceptim për mbrojtje publike të këtyre shtetasve të akuzuar ose në hetim dhe për cenim të legjitimitetit të organeve të drejtësisë”.
Në prag të një mbledhjes të premten të Këshillit për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetit ku do të vendoset për kërkesen e SPAK për dhënien e autorizimit nga Kuvendi për arrestimin e Ballukut, organizatat i bëjnë thirrje këtij këshilli që ta shqyrtojë kërkesën “me paanshmëri dhe konform dispozitave të Kodit të Procedurës Penale dhe Rregullores së Kuvendit”.
Gjithashtu aktivistët e shoqërisë civile vënë theksin se standardet demokrate sugjerojnë se funksionon “institucioni i dorëheqjes’ si praktikë ku funksionarët e lartë përballen me drejtësinë pa pushtet, praktikë që në Shqipëri mungon. “…Aplikimi i këtij standardi bashkëkohor do të ndihmonte organet e drejtësisë për të hetuar në mënyrë të pavarur dhe të gjithanshme këta funksionarë, si dhe do të ishte shfaqje e integritetit të vetë këtyre funksionarëve dhe individëve të akuzuar ose nën hetim deri në një vendimmarrje përfundimtare të organeve të drejtësisë”- thuhet në deklaratë.
Nga ana tjëtër organizata shohin gjithashtu me shqetësim rolin e Policisë së Shtetit në aksionet e organeve të tjera të drejtësisë pasi disa prej të akuzarve kanë arritur të arratisen.
“Shprehim shqetësimin për largimin nga territori i vendit, të personave që janë në hetim nga SPAK dhe i kërkojmë Policisë së Shtetit të bëjë transparente, kushtet dhe rrethanat në të cilat këta shtetas janë larguar, duke i shpëtuar hetimit dhe përballjes nga afër me drejtësinë, nëse për këta shtetas ka patur masa ndalimi për dalje nga territori apo masa sigurimi personal. Ky nuk është precedenti i vetëm në një vend ku duhet të veprojë forca e ligjit dhe koordinimi efikas midis autoriteteve”- thuhet në deklaratë.
Zv.kryeministrja Balluku, njëherazi dhe ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë vijon të qëndrojë në detyrë pavarësisht disa akuzave nga SPAK për shkelje të barazisë në tendera, ndërsa Kryeministri Edi Rama është investuar në mbrojtjen e saj juridike dhe publike.
Kuvendi ka krijuar një praktikë parlamentare të pranimit të kërkesave për heqje imuniteti të deputetëve që përballen me drejtësinë por Rama dhe për pasojë dhe mazhoranca socialiste parlamentare janë treguar të paqartë se çfarë qëndrimi do të mbajnë ndaj kërkesës së SPAK për Ballukun. /Birn/
Në përgjigje të socialistëve të cilët kërkuan sot përjashtim nga punimet e Kuvendit për disa seanca për 29 d...
Deputeti Saimir Korreshi, njëherësh edhe anëtar i Sekretariatit të Etikës në Kuvend, ka denoncuar ashpër procesin e nisur p&e...
Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka akuzuar qeverinë për korrupsion duke kërkuar vënien par...
Gazetari i Syri Tv, Fatjon Gjinaj ka zbardhur pjesë nga dëshmia që Ilir Meta dha sot në SPAK në lidhje me dosjen e 21 janarit. M...
Ish-presidenti Ilir Meta, i paraburgosur prej 21 tetorit 2024, ka dëshmuar sot në SPAK për çështjen e “21 Janarit”, n&e...
Deputeti i PD-së, Saimir Korreshi ka folur sot për tensionet e ashpra që shoqëruan për gjatë 1 ore seancën plenare. Ai tha ...
Grupi i këshilltarëve të Partisë Demokratike në Këshillin Bashkiak të Tiranës ka paralajmëruar kundërshtim t...
Faqja ne facebook “Disidentët” ka denoncuar shpenzimet marramendëse të Partisë Socialiste gjatë një darke të sh...
Apeli i GJKKO është tërhequr për të marrë vendim lidhur me kërkesën e zv.kryeministres Belinda Balluku, si edhe dy var...
Seanca e sotme plenare në Kuvend u shoqërua me tensione dhe debate të forta mes deputetëve të opozitës dhe mazhorancës, tek...