GJKKO datë cakton për seancën e parë gjyqësore ndaj Metës dhe Kryemadhit

GJKKO ka caktuar datën 5 qershor, ora 11:00, për seancën e parë gjyqësore ndaj Ilir Metës dhe Monika Kryemadhit, të akuzuar nga SPAK për fshehje dhe menaxhim të paligjshëm të pasurisë.
Ndërsa procesi për tre të pandehurit e tjerë është veçuar, ish-çifti Meta-Kryemadhi i ka cilësuar akuzat si sulm politik. Procesi deri tani është karakterizuar nga tensione të forta, përfshirë edhe debatin e bujshëm për praninë e kafazit të xhamtë në sallën e gjyqit.
Ilir Meta u arrestua më 21 tetor 2024. Ai dhe ish-deputetja Kryemadhi dyshohen se, duke bashkëpunuar mes tyre dhe me funskionarë të tjerë shtetërorë, në disa episode duke nisur nga 15 vite më parë kanë shfrytëzuar postet e tyre shtetërore dhe politike për të favorizuar kompani private, si dhe në veprimtari të tjera me lobime në SHBA dhe shitblerje banesash në këmbim të përfitimit të shumave të konsiderueshme parash, të cilat janë përpjekur t'i fshehin, duke mos i deklaruar në ILDKPI dhe KQZ.
Konkretisht, Kryemadhi po hetohej nga SPAK për tre akuza, pastrim parash, korrupsion dhe mosdeklarim të ardhurash. Gjykata la në fuqi më 23 tetor masën “detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore” ndaj Kryemadhit, për të njëjtat vepra penale, si dhe ndaj të hetuarës Ema Çoku, për pastrim parash.
Ndërkohë ndaj Piro Xhixhos, i hetuar për korrupsion pasiv, iu zëvëndësua masa e sigurisë nga “arrest në shtëpi” në “detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore”. Të tre të hetuarit nën masën e sigurimit “detyrim paraqitje” urdhërohen të paraqiten një herë në muaj në zyrat e Policisë Gjyqësore të SPAK.
Lexo edhe
POLITIKE
Tomorri: Paratë i tret korrupsioni, tre mediat kombëtare janë shpallur investitorë strategjikë

“Jemi gati për të hyrë në Europë”/Aulon Kalaja denoncon gjendjen alarmante në Krujë: 9 familje jetojnë në pallat të rrënuar

Situata në spitalin e Lushnjes, Korreshi fton qytetarët dhe personelin në shesh: Refuzoni peticionin farsë të drejtorit, mjekët të mos bë...

“Edhe kryebashkiaku socialist ishte i ashpër…”, Boçi: Reforma Territoriale ka dështuar, rrezikojmë shpopullimin e vendit

Raporti anonim i administratorit të Kep Merli, mburojë e Edi Ramës për lirinë e medias

“Mikrofonin fute në xhep”/ Tensione në Komisionin për “Territorialen”, Boçi largohet nga mbledhja pas debatit me Maznikun

Replikat me kryeministrin/ Reporterët Pa Kufij: Investojeni energjinë në adresimin e problemeve të lirisë së medias! Rama: Do marr pjesë ...

E reja nga Korça bën tatuazh Ramën dhe deputeten e PS për “datëlindjen” e partisë





