GJKKO i kthen SPAK-ut dosjen për ish-kryebashkiakun e Kavajës, Elvis Rroshi

Gjykata e Posaçme i ka kthyer SPAK-ut dosjen për ish kryebashkiakun e Kavajës Elvis Rroshi, me kërkesën që prokurori Elvin Gokaj të qartësojë akuzën që ka ngritur ndaj tij.
Vendimi u dha këtë të enjte nga gjyqtare Rudina Palloj, e cili i la afat kohor 2 javë organit të akuzës të shpjegoi pse e ndryshoi veprën penale të Rroshit nga “shkelje e barazisë në tendera” në “shpërdorim detyre”.
Prokuroria e Posaçme më herët kërkoi pushimin e 6 episodeve të shpërdorimit të detyrës për ish-kryebashkiakun për shkak të parashkrimit të veprës penale. Megjithatë Rroshi nuk do t’i shpëtojë ndjekjes penale pasi ai akuzohet nga SPAK edhe për 5 episode të tjera për shpërdorim detyre.
Bëhet fjalë për një dosje të vjetër pas një auditi te KLSH lidhur me abuzimet me tenderat në Bashkinë Kavajë, çështje e cila kishte shkuar për pushim në gjykatën e Durrësit, por kjo e fundit shpalli moskompetencën duke ia deleguar materialet GJKKO.
Lexo edhe
POLITIKE
Berisha: Pse e fshihni kreun e Meduzës. Tokat në Zvërnec i ka rrëmbyer Pjerini nga Lezha dhe Agaçi nga Berati

Ish-zv.kryeministres iu sekuestrua vila luksoze/ SPAK: Belinda Balluku e fshehu vilën në Dhërmi në emër të Igli Tares

Rama postoi videon me mbeturina në Zvërnec, qytetarët e “kryqëzojnë”: O mret, ku ishe këto vite?!

Berisha-socialistëve: Rama ju keqpërdor! 4 orë mbledhje s’flisni 1 fjalë!

“Keni paralajmëruar nesër anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

“Të presim disa pemë këtu e të mbjellim të tjera atje…”/ Qytetarët i kërkojnë dorëheqjen, Rama për Zvërnecin: Ruajtja e natyrës s’do të t...

Sot do të mblidhet Kuvendi/ Gjashtë interpelanca me Ramën dhe ministrat dhe dy projektligje në rendin e ditës

7 narrativa fallco që po përdoren për të diskredituar protestën për Zvërnecin





