Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Sherr tek Doganat/ Kush po tenton ta fshijë gjobën 5.1 mln euro të Salillarit Shpërndahen protestuesit nga bulevardi, pas ujit me presion nisin shoqërimet nga policia Rinia dhe qytetarët në këmbë kundër Ramës/ “Blindohet” Bulevardi, furgona policie qëndrojnë gati kundër pro... DOKUMENTI/ SPAK regjistron kallëzim penal për “Albanian Files” të Ramës, nis hetimi për resortet luksoze... Tensione para Kryeministrisë/ Protestuesit shkulin gurët e trotuarit dhe i hedhin drejt policisë Gjakftohtë/ Jetoi prej vitesh në Greqi si ‘fantazmë’, si u zbulua shqiptari i akuzuar për katër vrasje ... Zhdukja e përkthyeses kineze me pasaportë shqiptare/ Kasaforta me 100 mijë euro dhe hetimet në Shqipëri 'Vetëm prokurorët nuk zbresin në terren'/ Gazetari plas skandalin: Dyshime se punonjësit e AMP janë në prot... “Ushtarët” e rinj të Klodian Lekocajt dalin para gjykatës: Sulmova me molotov dyqanin për 1 mijë euro ... Protestë prej disa orësh para Ministrisë së Arsimit, nis marshimi drejt Kryeministrisë 25 vite punë, pa paga dhe pa sigurime/ 50 punonjësit e NEFER në Shkodër kërkojnë drejtësi Aksident me pasojë vdekjen në një minierë në Martanesh
POLITIKE

GJKKO pranon gjykimin e shkurtuar për Benet Becin në dosjen e tenderit 68 milionë lekë

P
Piranjat20 July 2026, 17:44 · 2 min lexim
GJKKO pranon gjykimin e shkurtuar për Benet Becin në dosjen e tenderit

Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) ka pranuar kërkesën për gjykim të shkurtuar për kryebashkiakun e Shkodrës, Benet Beci, dhe gjashtë të pandehur të tjerë në procesin që lidhet me një tender me vlerë rreth 68 milionë lekë, të zhvilluar në periudhën kur ai drejtonte Korporatën Elektroenergjetike Shqiptare (KESH).

Ndërkohë, për të pandehurin Premtim Dauti gjykata vendosi ndarjen e çështjes, e cila do të shqyrtohet me procedurë të zakonshme. Seanca e radhës është caktuar më 14 shtator, kur SPAK do të paraqesë konkluzionet përfundimtare dhe pretencën për të pandehurit. Gjatë seancës, Beci dhe të pandehurit e tjerë kërkuan pushimin e çështjes, duke argumentuar se ndaj tyre duhet të zbatohet ligji për amnistinë.

Nga ana tjetër, përfaqësuesi i SPAK bëri me dije se qëndrimi mbi këtë kërkesë do të paraqitet me shkrim në seancën e ardhshme, ndërsa gjykata do të vendosë përfundimisht në fund të procesit. Sipas akuzës, Benet Beci dhe gjashtë ish-vartës të tij dyshohet se kanë shkelur rregullat e prokurimit publik në një tender konsulence të zhvilluar nga KESH në vitin 2019, duke favorizuar një operator ekonomik dhe duke cenuar konkurrencën mes pjesëmarrësve në procedurë.

Hetimi nisi pas analizimit të provave të sekuestruara gjatë një tjetër hetimi të SPAK.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

POLITIKE

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.