Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Situata e tensionuar në vend/ Shtyhet Panairi i 29-të i Librit në Tiranë, ja kur do të zhvillohet BIRN: Gazetarët përballen me dhunë dhe abuzime policore gjatë protestave në Shqipëri Nuk mori pjesë në seancë, Gjykata e Posaçme e Apelit jep nesër vendimin për Vlora Hysenin Trump u bën thirrje amerikanëve: Duhet ta mbajmë Amerikën të madhe. Sulmon edhe kandidatin demokrat në Mich... Protestuesit mblidhen para Ministrisë së Arsimit, bllokohet qarkullimi në Rrugën e Durrësit Buxheti 2027, Prokuroria e Përgjithshme kërkon dy punonjës IT dhe zgjidhje për mungesën e ambienteve Përplasja Rama-Veliaj/ Lubonja: Si në kohën e Enver Hoxhës! Mund të bëhet edhe më i rrezikshëm Prej disa orësh marshojnë në rrugët e Tiranës, studentet protestë te Ministria e Arsimit Aksident në autostradën Rrogozhinë-Lushnjë, Benz-i godet kamionçinën nga pas, një pasagjer i plagosur Ishte në intubim te “Trauma”, ndërron jetë avokati Saimir Vishaj Studentët rrëzuan Vuçiçin pas 12 vitesh në pushtet/ Gazetarja i kujton editorialin me ish-presidentin serb,... Avokati i Vlora Hysenit paraqitet në GJKKO, ish-drejtuesja e SHISH refuzon të marrë pjesë në seancë
POLITIKE

Gjykata e Lartë kërkon zhbllokimin e pagave të gjyqtarëve/ Sadushi shkresë Ministrisë së Financave: Vendimi i GJK, detyrues

P
Piranjat 2 September 2026, 19:01 · 3 min lexim
Gjykata e Lartë kërkon zhbllokimin e pagave të gjyqtarëve/

Gjykata e Lartë i ka kërkuar Ministrisë së Financave zhbllokimin e menjëhershëm të pagesave të gjyqtarëve, pas informacionit se pagesat janë bllokuar në sistemin e thesarit për shkak të kundërshtive mbi mënyrën e zbatimit të vendimit nr. 15, datë 17 shkurt 2026, të Gjykatës Kushtetuese.

Në një shkresë drejtuar ministrit të Financave, Petrit Malaj, me dijeni ministrin e Drejtësisë Toni Gogu dhe kryetarin e Këshillit të Lartë Gjyqësor, Ilir Rusi, kryetari i Gjykatës së Lartë, Sokol Sadushi, argumenton se mungesa e një ligji të ri nga Kuvendi apo e fondeve të planifikuara në buxhet nuk mund të shërbejë si bazë për pezullimin e zbatimit të vendimit kushtetues.

Gjykata e Lartë thekson se, sipas vendimit nr. 15/2026, Kuvendi kishte detyrimin të miratonte ndryshimet ligjore të nevojshme deri më 31 korrik 2026. Sipas interpretimit të Gjykatës së Lartë, pas kësaj date formula e mëparshme e pagës së magjistratëve nuk mund të vijonte të prodhonte efekte juridike.

Në shkresë argumentohet gjithashtu se Gjykata Kushtetuese ka përcaktuar edhe pasojën në rast të mosveprimit të Kuvendit, duke iu referuar formulës së lidhur me funksionarët e administratës së lartë publike, sipas standardit të vendimit nr. 35/2022.

Gjykata e Lartë i referohet edhe vendimit nr. 435, datë 26 gusht 2026, të Këshillit të Lartë Gjyqësor, duke theksuar se ky vendim nuk ka krijuar një politikë të re pagash, por ka konkretizuar zbatimin e detyrimit të përcaktuar nga Gjykata Kushtetuese.

Sipas shkresës, për periudhën nga 1 gushti 2026 e në vijim, paga referuese bazë është përllogaritur mbi bazën e pagës për pozicion prej 222.425 lekësh dhe shtesës së nivelit të kualifikimit prej 14.000 lekësh, duke arritur në 236.425 lekë.

Gjykata e Lartë kundërshton gjithashtu argumentin se mungesa e planifikimit buxhetor mund të justifikojë bllokimin e pagave. Sipas saj, fondet shtesë mund të sigurohen përmes mekanizmave të parashikuar nga legjislacioni buxhetor, ndërsa detyrimi për zbatimin e vendimit kushtetues mbetet në fuqi.

Në fund të shkresës, Gjykata e Lartë kërkon nga Ministria e Financave:

zhbllokimin e menjëhershëm të pagesave mujore të gjyqtarëve;
zbatimin e pagës referuese bazë nga 1 gushti 2026;
alokimin e fondeve shtesë që mund të nevojiten për pagesat korrente;
trajtimin e diferencave financiare për periudhën 1 prill 2023 – 31 korrik 2026, sipas vendimit të KLGJ-së.

“Respektimi i vendimit të Gjykatës Kushtetuese nuk është çështje vullneti institucional, por detyrim kushtetues për çdo organ të Republikës”, theksohet në përfundim të shkresës së firmosur nga kryetari i Gjykatës së Lartë, Sokol Sadushi.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

POLITIKE

Nga kategoritë e tjera

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.