Avokati i Veliajt: Rama më mori sot në telefon duke fyer dhe kërcënuar
Plarent Ndreca, avokat i kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj ka deklaruar në emisionin “Opinion” se kryeministri Edi Rama e ka te...
Plarent Ndreca, avokat i kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj ka deklaruar në emisionin “Opinion” se kryeministri Edi Rama e ka te...
Vrau shqiptarin dhe e fshehu trupin në pus, 29-vjeçari italian: Jam penduar, nuk doja ta vrisja “Jam penduar, nuk doja ta vrisja. Gjithç...
Partia Demokratike ka kërkuar hetim urgjent për shantazhin mafioz të Edi Ramës ndaj Erion Veliajt, duke deklarua se ky i fundit ësht&eu...
Letra e publikuar sot nga kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, lidhur me vizitën e ministrit të Drejtësisë, Toni Gogu në burgun ...
Kryeministri Edi Rama është përballur me pyetje të drejtpërdrejta për korrupsionin në radhët e zyrtarëve të ti...
Këshilli i Lartë Gjyqësor ka propozuar rritje të numrit të gjyqtarëve në vend për të ndihmuar në uljen e stoku...
Tre personat e arrestuar për shpërthimin tragjik në zonën e Plakës, në Athinë, janë lënë në burg të ...
Guardia Civil po heton origjinën e një ngarkese të madhe kokaine, e zbuluar gjatë kësaj fundjave në dy magazina në zonën...
Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, ka reaguar pas debatit të krijuar mbi takimin e tij me ministrin e Drejtësisë, Toni Gogu, në bu...
16-vjeçari Arjon Xhezairi ka ndërruar jetë në Spitalin e Traumës në Tiranë, pasi nuk arriti t’u mbijetonte plagë...

Deputetja demokrate Jorida Tabaku ka reaguar pas vendimit të Gjykatës së Lartë për vijimin e masës së sigurisë “arrest në burg” ndaj kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj.
Në një postim në platformën X, Tabaku deklaroi se, pavarësisht përpjekjeve të mazhorancës për ta paraqitur lirimin e Veliajt si të kryer, Gjykata e Lartë vendosi që ai të qëndrojë në burg.
“Prej muajsh kanë vënë në lëvizje propagandën dhe të gjithë energjinë e pushtetit për ta paraqitur lirimin e Erion Veliajt si fakt të kryer. Nuk ia dolën”, shkroi Tabaku.
Sipas saj, përgjegjësia politike për mënyrën se si është qeverisur Tirana nuk mund të kufizohet vetëm te Veliaj, pasi ai është mbështetur dhe promovuar vazhdimisht nga kryeministri Edi Rama dhe Partia Socialiste.
“Erion Veliaj është produkti politik i Edi Ramës dhe Partisë Socialiste. Ata e kandiduan tri herë, e mbështetën dhe e paraqitën si model suksesi. Sot janë bashkëpërgjegjës për mënyrën se si është qeverisur Tirana”, theksoi deputetja demokrate.
Tabaku shtoi se Veliaj ndodhet në bankën e të akuzuarit për korrupsion dhe pastrim parash, ndërsa përgjegjësinë politike ia atribuoi drejtpërdrejt kryeministrit.
“Edi Rama është në bankën e përgjegjësisë politike. Mos u fshih pas Veliajt, zoti Rama. Për Tiranën duhet të përgjigjeni ju dhe Partia Socialiste”, shkroi ajo.
Reagimi i Tabakut vjen pasi më herët gjatë ditës ajo publikoi edhe një video, në të cilën pretendonte se sistemi i ngritur nga Rama ishte angazhuar për të lobuar për lirimin e Veliajt.
Postimin e saj deputetja e mbylli me një mesazh politik për zgjedhjet e ardhshme vendore: “Gjykata foli sot. Në vitin 2027 do të flasë Tirana.”
Postimi i plotë:
Prej muajsh kanë vënë në lëvizje propagandën dhe të gjithë energjinë e pushtetit për ta paraqitur lirimin e Erion Veliajt si fakt të kryer.
Nuk ia dolën.
Sot Gjykata e Lartë vendosi vijimin e masës “arrest në burg”.
Por përgjegjësia politike për Tiranën nuk ndalet te Erion Veliaj. Ai është produkti politik i Edi Ramës dhe Partisë Socialiste. Ata e kandiduan tri herë, e mbështetën dhe e paraqitën si model suksesi. Sot janë bashkëpërgjegjës për mënyrën se si është qeverisur Tirana.
Erion Veliaj është në bankën e të akuzuarit, nën akuza për korrupsion dhe pastrim parash.
Edi Rama është në bankën e përgjegjësisë politike.
Mos u fshih pas Veliajt, zoti Rama. Për Tiranën duhet të përgjigjeni ju dhe Partia Socialiste.
Gjykata foli sot.
Në vitin 2027 do të flasë Tirana.
Konflikti për pagat e magjistratëve u shndërrua në një përplasje të re publike mes kryeministrit Edi Rama dhe drejtësi...
Protesta qytetare në Tiranë vijon edhe sot, duke shënuar ditën e 108-të të tubimeve të njëpasnjëshme. Protestuesi...
Gazetari i ekonomisë Klodian Tomorri e cilësoi çështjen e Belinda Ballukut si një nga hetimet me peshën më të madhe fi...
Një tjetër audiopërgjim është publikuar mbrëmjen e sotme , ku del në pah se si Roni Yeffet drejton çdo institucion. Au...
Lideri I opozitës shqiptare Sali Berisha ka reaguar me një shënim në faqen e tij në facebook pas publikimit të lajmit për dhu...
Analisti Fitim Zekthi deklaron nëse Erion Veliaj lirohet nga burgu, ai mund të rikthehet më i fortë në politikë dhe të pë...
Gazetari Enton Abilekaj ka ngritur pikëpyetje të forta mbi përmbajtjen e përgjimeve të Roni Yeffet, të publikuara nga ish-zëv...
Analisti Arion Sulo ngriti në “Top Story” pikëpyetje mbi standardin e ndjekur nga SPAK në rastin e Belinda Ballukut, duke e krahasuar...
Gazetari Artan Hoxha ka hedhur akuza të forta ndaj ish-ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, lidhur me atë nd&eu...
Kreu i grupit parlamentar i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka reaguar pas publikimit të përgjimeve të reja të biznesmenit izraeli...