POLITIKE

‘Gjykatë politike’/ Bushati: Rama kur mori helikopterin e dinte se po i bëhej koncension Rusisë dhe Serbisë

Piranjat Përditësimi i fundit 17 September 2026, 22:07
‘Gjykatë politike’/ Bushati: Rama kur mori helikopterin e dinte

Analisti Andi Bushati ka komentuar ashpër procesin ndaj ish-krerëve të UÇK-së dhe vendimin e Gjykatës Speciale në Hagë. Bushati e cilësoi gjykatën si të instrumentalizuar politikisht dhe ngriti pikëpyetje mbi mënyrën se si ajo u krijua dhe funksionoi.

Bushati u ndal edhe te roli i politikës shqiptare, duke përmendur Edi Ramën dhe qëndrimet e kohës ndaj krijimit të kësaj gjykate. Sipas tij, palët shqiptare e dinin se ky proces do të sillte pasoja, ndërsa e lidhi këtë zhvillim me atë që e cilësoi si koncesion ndaj interesave të Serbisë dhe Rusisë.

Debati në studio:

Bushati: Atëherë, pavarësisht se shoqëria shqiptare kishte nevojë për këtë lloj katarsisi edhe ndaj heronjve të vet çlirimtarë. Unë kam besuar se ka njerëz që kanë thënë, jo mo nuk duhet luftë, kush ka ikur i keqi e njohim e thatë, le të ikim ta mbyllim këtë kapitull. Unë mendoj që këtë gjë ne duhet ta bënim. A ishte kjo gjykatë gjëja që e bëri? Këtu unë jam kundra. Gjykatë e instrumentalizuar, gjykatë politike, gjykatë që u tregua nga mënyra si e mori Hashim Thaçin ditën që po shkonte për në Shtëpi të Bardhë e deri dje që u dha dënimi, një instrument politik. Por tani, unë besoj që këtu të biem të gjithë dakord që ky ishte instrument politik. Dhe nuk duhet të gjejmë segmente që, ja dhe ky për këtë është politik, ja çfarë tha dhe ky këtu, ja çfarë tha... Puna është të kuptojmë pse arritëm te ky instrument politik. Sepse kjo është një gjykatë që e kanë krijuar shqiptarët. Ata dje i dënuan komandantët në emër të popullit të Kosovës, e ka votuar parlamenti i Kosovës. Dhe këtu unë tund kokën ndaj Beratit. Se askush sot nuk mund të lajë duart dhe të thotë se nuk e dinim.

Buzhala: A se s'më dëgjova që përmende ligjin?

Bushati: Jo jo ligjin, ligjin, shkurt...

Buzhala: Një karrige... nuk mundesh me më thënë, nuk mundesh me i la duart kur ligji është ndryshe e akuzat ndryshe.

Bushati: Një sekondë, një sekondë. Ligji është i shkruar ashtu siç thua ti, ok, por që nga Hashim Thaçi i pari, që nga ne gazetarët, që nga Edi Rama që mori helikopterin, të gjithë e dinim që kishte arritur një pikë që duhet t'i bëhej koncesion Serbisë dhe Rusisë. Pra, vetë Hashim Thaçi në qoftë se e mbani mend, ajo beteja që ka qenë, pati tentativë në parlament për ta përmbysur gjykatën, se e dinte se çfarë e priste. Vetëvendosja, pak e parëndësishme në atë kohë, nuk është se nuk i dha argumentat. Fjalimi i Hashim Thaçit në parlament, pavarësisht se thoshte duhet ta votojmë, po ta dëgjosh të gjithë tekstin, teksti është që sa dëm i bën kjo gjë Kosovës.

Pra të gjithë ishin të bindur, që pavarësisht si po shkruhej ligji dhe si justifikohej me Dick Martyn, këtu po i bëhej një koncesion... ne ja bënim amerikanëve dhe evropianëve, po amerikanët dhe evropianët po ja bënin Serbisë dhe Rusisë. Prandaj kësaj gjykate i duhej thënë që në gjenezë, jo. Atëherë, po po t'i thoje jo, mund të thotë dikush, bie kjo teoria jote që ka nevojë për katarsis... shoqëria duhet ta bëjë katarsisin.

Unë them jo, se pikërisht ajo që ndodhi sot, dënimi i padrejtë dhe procesi surrogato ndaj atyre njerëzve, ka mbyllur njëherë e mirë kapitullin e një hapjes së debatit për krimet e shqiptarëve me shqiptarët, jo krimet me serbët, kjo mbyllet, askush nuk merr sot më guximin, thotë po krimet e shqiptarëve... shih sa u paguan ata të gjithë e të tjerë. Kjo është e keqja e parë. Dhe e keqja e dytë mendoj unë, për të cilën duhet ta vrasim mendjen shumë, është servilizmi dhe bythëlëpirja jonë ndaj ndërkombëtarëve. Berati e thotë, na thanë ambasadorët. E punë e madhe! Ambasadori mundet të bëjë trafik për t'i bërë, për të marrë një koncesion tjetër nga Rusia, Serbia, nuk është argument! 

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

Me buzëqeshje e revoltë: Gen Z po e dridh pushtetin e Ramës!

Pa numër identifikimi e me shpërblim në xhep: Policët fshihen nga kamera e Piranjave!

Krah për krah për humanizëm: Aktivistët shpëtojnë jetë e mjekojnë uniformat blu!

Studentët kanë të drejtë!

Arroganca e pushtetit përballë krizës: Studentët i thonë "JO" Edi Ramës!

Pedagogët braktisin auditoret e bashkohen me studentët: Ultimatumi për grevë urie!

Trupi i fëmijës është i shenjtë.

Shoqërime masive e presion në shesh: Ish-policët denoncojnë skandalin e uniformave blu!

"Po t'i thyhej këmba fëmijës tuaj?": Piranjat "gozhdojnë" deputetët!

20-vjeçari rrëfen tmerrin që ndodh pas atyre dyerve.

Hiqe atë gur nga dora!

Si parashikoi Rama 13 vite më parë atë që po bën sot?

Gen Z/ Zëri i revoltës që po dridh pushtetin.

Ju lutem kujdes me veprimet, mos e provokoni policinë! ????

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?