POLITIKE

Godinat në ‘Durrës Marina’ zhyten me 28 cm, Bylykbashi: Porti i ‘arabit’ si kështjellë në rërë

Piranjat Përditësimi i fundit 13 May 2026, 20:39
Godinat në ‘Durrës Marina’ zhyten me 28 cm, Bylykbashi:

Deputeti i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi, ka komentuar zhytjen e pallateve të Durrës Marina, me dhjetëra centimetra, duke e ka cilësuar projektin si një skemë të dështuar.

Bylykbashi shkruan se ‘korrupsioni shqiptar prodhon çudira’, ndërsa shton se projekti i portit të ri në Durrës ka sjellë, sipas tij, pasoja për portin ekzistues të qytetit.

Ai kritikon gjithashtu planifikimin e projektit të ri në Porto Romano, duke pretenduar se bëhet fjalë për ‘qindra miliona euro që u merren qytetarëve me taksa’, ndërsa shprehet se ende nuk ka një afat të qartë për nisjen e punimeve.

Reagimi i plotë i Oerd Bylykbashit:

Porti i ‘arabit’ si kështjellë në rërë

Korrupsioni shqiptar prodhon çudira. Porti i ‘arabit’ asfiksoi portin e Durrësit. As turqit e sulltanit nuk e quajtën dot ‘Limani i Durrësit’, por ia doli ‘arabi’ i Ramës që t’i heqë Durrësit portin e ta quajnë Porti i Arabit

Planifikohen qindra miliona euro që t’u merren shqiptarëve me taksa për portin e ri në Porto Romano, por nuk dihet kur fillojnë punimet.

Projekti i portit të marinës së ‘arabit’, që do 20 vite të mbarojë, nuk njihet për ato dyqind e ca postet e jahteve, por për 12 mijë apartamentet luksoze që po u zhyten themelet që me dy pallatet e para.

Ama, nëse gënjeshtra i ka këmbët e shkurtra, megakorrupsioni i Ramës me portin e Durrësit i ka themelet në rërë dhe ujë deti. Gënjeshtra del shpejt. Themelet në ujë zhyten shpejt.

Specialistët e patën paralajmëruar me kohë që themelet nuk do të mbanin. Ja prova!

Sot doli edhe IKMT-ja, që u detyrua të pranojë skandalin, por duke e zvogëluar për ta minimizuar. Burimet e gazetarisë investigative thonë që zhytja është më e madhe se ajo që thotë IKMT-ja. Pra, jo thjesht skandali është më i rëndë, por rreziku është më i madh.

As deti dhe as tërmeti nuk do ta falin batakçillëkun e Ramës.

Vodhën votat, vodhën paratë e taksave të bashkisë së durrsakëve që ia falën ‘arabit’ dhe, në fund, vjedhin edhe ata që i gënjyen dhe paguajnë shuma të majme mbi projekte në letër e themele në ujë.

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

Me buzëqeshje e revoltë: Gen Z po e dridh pushtetin e Ramës!

Pa numër identifikimi e me shpërblim në xhep: Policët fshihen nga kamera e Piranjave!

Krah për krah për humanizëm: Aktivistët shpëtojnë jetë e mjekojnë uniformat blu!

Studentët kanë të drejtë!

Arroganca e pushtetit përballë krizës: Studentët i thonë "JO" Edi Ramës!

Pedagogët braktisin auditoret e bashkohen me studentët: Ultimatumi për grevë urie!

Trupi i fëmijës është i shenjtë.

Shoqërime masive e presion në shesh: Ish-policët denoncojnë skandalin e uniformave blu!

"Po t'i thyhej këmba fëmijës tuaj?": Piranjat "gozhdojnë" deputetët!

20-vjeçari rrëfen tmerrin që ndodh pas atyre dyerve.

Hiqe atë gur nga dora!

Si parashikoi Rama 13 vite më parë atë që po bën sot?

Gen Z/ Zëri i revoltës që po dridh pushtetin.

Ju lutem kujdes me veprimet, mos e provokoni policinë! ????

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?