POLITIKE

Grabitje në banesën e kardinalit Ernest Simoni/ Hajdutët shembin murin për tu futur brenda, i marrin sende me vlerë dhe lejen e qëndrimit

Piranjat Përditësimi i fundit 18 September 2026, 17:34
Grabitje në banesën e kardinalit Ernest Simoni/ Hajdutët shembin

Një grabitje spektakolare ka ndodhur në banesën e kardinalit shqiptar Ernest Simoni, në Firences. Sipas mediave italiane, grabitësit kishin shembur një pjesë të murit pranë derës së blinduar dhe më pas e kanë hapur atë me forcë. Ngjarja ka ndodhur në apartamentin që ndodhet në Piazza Duomo, në një banesë të Kurisë, ku 97-vjeçari jeton së bashku me nipin e tij, Tonin Simoni. 

Në momentin e grabitjes, askush nuk ndodhej në banesë. Kardinali Ernest Simoni ishte në Londër, ku ndodhej për një takim me Mbretin Charles III, ndërsa nipi i tij dhe bashkëshortja ishin larguar nga shtëpia rreth orës 13:00, por kur u kthyen, ata gjetën banesën të përmbysur. Autorët kishin kontrolluar të gjitha dhomat, duke hapur garderobat, valixhet, sirtarët dhe kasetat në kërkim të sendeve me vlerë.

Një nga elementet që ka tërhequr më shumë vëmendjen e hetuesve është mënyra dhe koha e realizimit të grabitjes. Shembja e murit dhe hapja e derës së blinduar me mjete të forta duhet të kenë shkaktuar zhurmë të konsiderueshme. Megjithatë, deri në momentin e kthimit të familjarëve, askush nuk kishte raportuar se kishte dëgjuar apo parë diçka të dyshimtë.

Madje, sipas raportimeve, as prifti që banon në katin poshtë apartamentit nuk kishte vënë re gjë. Ai dyshon se autorët e kishin studiuar më parë banesën dhe lëvizjet e banorëve. Nga banesa u morën para në dorë, sende floriri, bizhuteri të bashkëshortes së Toninit, medalje dhe një vulë floriri. Mes sendeve të vjedhura ishte edhe leja e qëndrimit e kardinalit Ernest Simoni, e cila mbahej në një sirtar.

Pas denoncimit, në vendngjarje mbërritën karabinierët dhe ekspertët e policisë shkencore, të cilët kryen këqyrjen e apartamentit dhe po kërkojnë gjurmë që mund të çojnë te autorët. Në fokus të hetimit janë edhe kamerat e shumta të sigurisë në Piazza Duomo, një prej zonave më të monitoruara të Firences.

Pas zbulimit të grabitjes, Tonin Simoni telefonoi menjëherë xhaxhain e tij në Londër për ta vënë në dijeni. Megjithatë, reagimi i kardinalit nuk lidhej me paratë apo sendet e tjera të vjedhura. Sipas nipit të tij, pyetja e parë e Ernest Simonit ishte nëse hajdutët kishin prekur statujat fetare që ai mban në dhomën e tij, e cila ngjan me një kapelë të vogël.

Ai pyeti veçanërisht për statujën e Zojës së Medjugorjes dhe atë të Atë Pios. Hetimi për grabitjen vijon, ndërsa autoritetet po analizojnë pamjet e kamerave të sigurisë dhe provat e mbledhura në apartament, për të përcaktuar identitetin e autorëve dhe mënyrën se si kanë arritur të kryejnë grabitjen në një nga zonat më të kontrolluara të Firences.

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

Me buzëqeshje e revoltë: Gen Z po e dridh pushtetin e Ramës!

Pa numër identifikimi e me shpërblim në xhep: Policët fshihen nga kamera e Piranjave!

Krah për krah për humanizëm: Aktivistët shpëtojnë jetë e mjekojnë uniformat blu!

Studentët kanë të drejtë!

Arroganca e pushtetit përballë krizës: Studentët i thonë "JO" Edi Ramës!

Pedagogët braktisin auditoret e bashkohen me studentët: Ultimatumi për grevë urie!

Trupi i fëmijës është i shenjtë.

Shoqërime masive e presion në shesh: Ish-policët denoncojnë skandalin e uniformave blu!

"Po t'i thyhej këmba fëmijës tuaj?": Piranjat "gozhdojnë" deputetët!

20-vjeçari rrëfen tmerrin që ndodh pas atyre dyerve.

Hiqe atë gur nga dora!

Si parashikoi Rama 13 vite më parë atë që po bën sot?

Gen Z/ Zëri i revoltës që po dridh pushtetin.

Ju lutem kujdes me veprimet, mos e provokoni policinë! ????

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?