Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Sherr tek Doganat/ Kush po tenton ta fshijë gjobën 5.1 mln euro të Salillarit Shpërndahen protestuesit nga bulevardi, pas ujit me presion nisin shoqërimet nga policia Rinia dhe qytetarët në këmbë kundër Ramës/ “Blindohet” Bulevardi, furgona policie qëndrojnë gati kundër pro... DOKUMENTI/ SPAK regjistron kallëzim penal për “Albanian Files” të Ramës, nis hetimi për resortet luksoze... Tensione para Kryeministrisë/ Protestuesit shkulin gurët e trotuarit dhe i hedhin drejt policisë Gjakftohtë/ Jetoi prej vitesh në Greqi si ‘fantazmë’, si u zbulua shqiptari i akuzuar për katër vrasje ... Zhdukja e përkthyeses kineze me pasaportë shqiptare/ Kasaforta me 100 mijë euro dhe hetimet në Shqipëri 'Vetëm prokurorët nuk zbresin në terren'/ Gazetari plas skandalin: Dyshime se punonjësit e AMP janë në prot... “Ushtarët” e rinj të Klodian Lekocajt dalin para gjykatës: Sulmova me molotov dyqanin për 1 mijë euro ... Protestë prej disa orësh para Ministrisë së Arsimit, nis marshimi drejt Kryeministrisë 25 vite punë, pa paga dhe pa sigurime/ 50 punonjësit e NEFER në Shkodër kërkojnë drejtësi Aksident me pasojë vdekjen në një minierë në Martanesh
POLITIKE

Greqia - 70% e plazheve pa pagesë, në Shqipëri e kundërta, sepse vetë qeveria është armike e turizmit!

N
Nga Petrit Vasili28 June 2026, 11:53 · 3 min lexim
Greqia - 70% e plazheve pa pagesë, në Shqipëri e kundërta,

Rama me të gjithë matufët qe e rrethojnë flasin për agjentura greke që po luftojnë turizmin shqiptar.

Po çfarë nevoje kanë grekët për ta bërë këtë, kur kanë Edi Ramen që jua bën vetë shërbimin më të shkëlqyer atyre.

 Në Greqi plazhet janë 70% pa pagesë dhe të hapur për publikun, ndërsa vetëm 30% janë në administrim nga privatet.

Në Shqipëri ndodh krejt e kunderta vetëm 30% janë pa pagesë dhe 70% ju është dhëne privatëve.

Në Greqi shtohen vit pas viti lista e të ashtuquajturave "Apatites Paralies", që fjalë për fjalë do të thotë "plazhe të paprekshme" dhe numri i tyre ka arritur ne 251.

Në Shqipëri ndodh e kundërta dhunohet edhe Zvërneci dhe plot e plot plazhe duke u betonuar me ndërtime pa fund.

Greqia bile po synon të ndalojë

duke aplikuar disa Strategji kryesore, që synojnë uljen e numrit të turistëve dhe që përfshijnë:

 Plazhet e Strehuara "Apatites Paralies" , pra në 251 plazhe të paprekshme është e ndaluar të marrësh me qira shezlongje dhe çadra, të ndërtosh bare ose kioska dhe të luash muzikë me zë të lartë.

 Kufizimet e Lundrimit: Në ishujt më të njohur (si Santorini dhe Mykonos), është vendosur një taksë zbarkimi prej 20 eurosh për pasagjerët e anijeve turistike, me qëllim kufizimin e trafikut ditor.

Kufizimet e Ndërtimit: Ka një ndalim për ndërtimet brenda 25 metrave nga vija bregdetare dhe një numër tavan shtretërish turistikë për secilin ishull.

Është shumë e qartë pra se sabotuesi më i madh i turizmit shqiptar është vetë Edi Rama, i cili po shkatërron çdo vlerë natyrore duke jua dhënë pastruesve të parave të pista.

I gjithë bregdeti shqiptar që nga Adriatiku dhe Joni janë nën një ekspansion masakrues të betonit ku shkaktari i vetëm është Rama dhe qeveria.

Greqia s'ka nevojë për të sabotuar turizmin e Ramës se ka me bollëk turistë, por Rama me të gjithë hajvanët që e rrethojnë le të shohin se si administrohet me vizion turizmi në Greqi, Mal te Zi, Kroaci dhe le të mbyllin gojën se boll folën broçkulla.

Me infrastrurë primitive rrugore ku trafiku ju merr shpirtin turisteve dhe me sherbime publike mizerabel nuk ka turizëm të vertetë por vetë plehurina propagandistike që po e shkatërrojne turizmin dhe potencialet turistike të Shqipërisë.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

POLITIKE

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.