Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
25 vite punë, pa paga dhe pa sigurime/ 50 punonjësit e NEFER në Shkodër kërkojnë drejtësi Aksident me pasojë vdekjen në një minierë në Martanesh Lule, premtime dhe dhunë! Historia e Anxhelës, nga dashuria e adoleshencës te medikamentet e fshehura në pi... Nuk e lejuan të bënte grafi për këmbën e thyer, rëndohet situata shëndetësore e Veliajt Aksident në autostradën Rrogozhinë-Lushnjë, furgoni përplaset me dy automjete Fëmijët e një kopshti në Vlorë përfundojnë në pediatri, dyshohet se janë helmuar, deri më tani 7 raste në s... Landfilli i Bushatit/ 13 punonjës në listëpagesa, por jo në vendin e punës Horoskopi, 7 nëntor/ Zbuloni çfarë parashikojnë yjet për secilën shenjë Kthjellime dhe vranësira kalimtare/ Moti për ditën e sotme Lule, premtime dhe dhunë/ Historia e Anxhelës, nga dashuria te medikamentet në pije Kush na e uli kokën Fabrika në Shkodër hedh 50 punonjës në rrugë! Pronari italian nuk hap telefonin
POLITIKE

Happy Birthday Edi Rama!

P
Piranjat 4 July 2026, 12:15 · 1 min lexim
Happy Birthday Edi Rama!

Happy Birthday Edi Rama! Të uroj edhe 100 vite pa pushtet, pa pasuri, pa prona, me 700 mijë lek qira, 170 mijë lek pension dhe 50 mijë lekë bonus çdo 6 muaj, verërat e shtrenjta t’i zëvendësosh me teke raki te lokali më i humbur i Surrelit.

Kur të kesh nevojë për shërbime shëndetësore se ke dhe një farë moshe, të shkosh që në 5 të mëngjesit dhe të mbash radhë, pastaj në orën 11 të kuptosh që nuk ke për të mbaruar punë atë ditë. Pastaj do kuptosh se nuk mbaron dot punë as të nesërmen. Në shumë raste do kuptosh se nuk mbaron dot punë as pas 6 muajsh.

Zahon ta çosh në shkolla publike, aty ku fëmijët e shqiptarëve dhunohen, bullizohen dhe mbi të gjitha nuk arsimohen e edukohen. Ta çosh në shkollë me autobus linje, pa kondicioner. Edhe pazarin të shkosh ta bësh me autobus, aty ku do gjesh domatet e specat 10 lekë më lirë, siç bëjnë shumica e pensionistëve.

Unë nuk të uroj burg, se dënimi yt i vërtetë është të jetosh pjesën e mbetur të jetës në mjerimin që jeton një pjesë shumë e madhe e popullit tënd!

Nga Fabjona Pasho! 

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

POLITIKE

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.